Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Emigrantët shqiptarë rrezikojnë pensionet Empty Emigrantët shqiptarë rrezikojnë pensionet

Thu 9 Aug 2012 - 23:59
Message reputation : 100% (1 vote)
Emigrantët shqiptarë rrezikojnë pensionet B_250_200_16777215_00___images_Radar_pesionetNga shtatori Instituti IKA do të ndërpresë dhënien e pensioneve për emigrantët. Dalin nga skema edhe minoritarët në Jug.

Ervin Koçi

Një nga shkurtimet drastike të skemës financiare të qeverisë “Samaras”, do të jenë edhe pensionet, sidomos ato për të huajt jashtë Greqisë dhe për emigrantët. Këtyre të fundit shteti grek duket se do t’u mohojë çdo të drejtë, nisur edhe nga lëvizjet më të fundit të qeverisë, për të larguar sa më shumë emigrantë nga vendi.

Lajmi më tronditës për emigrantët por edhe për minoritetin grek në vendet fqinj, vjen nga entet e pensioneve në Greqi që kanë pësuar dëme kolosale pas reduktimit të borxhit grek. Këta të fundit duke mos marrë më financime nga qeveria, do të reduktojnë në maksimum dhënien e pensioneve për emigrantët dhe për shtetasit homogjen jashtë Greqisë. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët e Institutit “IKA”, më i madhi në Greqi për sigurimet, të cilët kanë thënë se deri në shtator ata do të ndërpresin dhënien e pensioneve për shtetasit e huaj. Pothuajse çdo ditë specialistët e ekonomisë theksojnë se në se nuk gjendet një zgjidhje do të ketë probleme në të ardhmen në pagesat e mijëra pensionistëve dhe këtu përfshihet edhe skema më e madhe, siç është Instituti i Sigurimeve Shoqërore “IKA”, ku janë të siguruar shumica e emigrantëve shqiptarë. Brenda këtij viti, qeveria greke mësohet se do të ndërpresë pensionet edhe të Entit të Institutit Agrar të Greqisë, “OGA”, nga i cili paguhen pensionet e të paktën 17000 minoritarëve shqiptarë. Në një deklaratë për televizionin shtetëror, drejtori i “OGA”-s tha se: “tani e tutje asnjë prej homogjenëve nga Rusia, Bullgaria, Egjipti dhe Shqipëria nuk do të marrë pensionin prej 360 eurosh”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi