Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Video: Shqipëria tjetër Empty Video: Shqipëria tjetër

Wed 3 Oct 2012 - 17:00
Mjerimi në fshatin “mesjetar” në Korçë



“Jetojmë duke marre hua tek njeri-tjetri, me ashtu. Dje i lava dhe borxhet, 800 mije kame vene dore. Kisha borxhe per te marre ushqimin e gojes. Veme marrim miell atje, miell vaj, gjërat më të domosdoshme. Me 30 mijë lekë që na jep shteti nuk marrim dot asnjë thes miell”, ankohet një tjetër banor i varfër i Zerecit.

Gjithkund neper fshat realiteti eshte i njejte. Banore mikeprites qe shkrihen mes mureve te gjynjezuar si ne nje kohe te shkuar e te larget me shpresen qe ngjan gjithe anesh si nje ndjesi e panjohur.

“Me 35 mijë lekë në muaj, nuk di çfarë të marr përpara unë. Një thes miell, vajin, kripën, sheqerin apo kafen. Çfarë të marr përpara?”, përsërit ankimin e saj një grua fatkeqe.

Ne Zerec shpesh duket sikur edhe vete varferia eshte e varfer. “Dy faqe mur kemi, asgjë më shumë. As drita dhe ujë nuk kemi, po bëjmë katër muaj me qiri”, vajton një e moshuar.

Sikur te mos mjaftonin te tjerat, çorbes se halleve ne Zerec i shtohet edhe mungesa prej me shume se 2 muajsh e energjise elektrike. Sipas banoreve vendimi eshte marre ne menyre kolektive per te gjithe , edhe pse shumica derrmuese i ka paguar detyrimet perkatese.

“Po na denojne ne menyre kolektive. Me kushtetute nuk lejohet. Ky eshte denim kolektiv per dritat. Nuk kane paguar pesë veta, po kane paguar 20. Pse te marr edhe une denimin e tij, pse?”, shfryn një banor i fshatit. “Kemi vajtur edhe te CEZ-i atje, une isha para ca ditesh atje, ata thoshin paguani parate pa te merrni drita. Po mire une u thashe i kam paguar, po mire i ke paguar ti po si kane paguar te tjeret. Prandaj ti paguajne te gjithe pastaj t’u leshojme dritat”.

Ne Zerec, shtetaret qendrore apo ata lokale jane dukur vetem vec per te rreshtuar premtime boshe. Grumbuj fjalesh qe kane flutuar bashke me vizitat e tyre te shkurtra duke lene pas veç harrese e braktisje.

“Qan femija nuk e sheh ti japesh per te pire. Nuk e dimë se si jetojmë”, ankohet një tjetër grua, për kushtet mesjetare të jetesës në fshatin e saj.

Nuk eshte e lehte te pershkruash, te tregosh ndjesite qe ikin e vijne ne fshatin e thelle, ndoshta sepse ato i perngjajne me shume nje legjende te derdhur qe prej nuk dihet se kur ne shekullin e 21.

Per me shume: Top Channel
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=243298
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi