Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria Tjetër: Shkollat e shekullit të shkuar. Arsimi në gërmadha, haure e kasolle Empty Shqipëria Tjetër: Shkollat e shekullit të shkuar. Arsimi në gërmadha, haure e kasolle

Sun 17 Mar 2013 - 12:16

Në Shqipëri ka një realitet paralel, një realitet që vazhdon të jetë i dhimbshëm e i veshtirë për shumë femijë, që si të tjerët duan të shkollohen në kushte normale e jo në godina që mund të quhen gjithçka veç shkolla jo. Në letër duhet të jenë institucione arsimore, por në realitet janë vende ku luks janë edhe gjerat me minimale e jo më të pretendohet për internet a diçka më shumë. E te mendosh se nga ketu lind e ardhmja.

Mjaft të udhetosh vetem pak kilometra nga Tirana, në fshatin Kuç te Vorës. Një ndërtese a diçka e përafërt që të pakten në letër duhet të jetë një institucion arsimor shfaqet veç si nje hije mbire nga larg. Çdo dite ketu mesojne me dhjetëra femije te zones ne kushte qe eshte pak te thuhet skandaloze. Eshte e veshtire te flasesh per kohen kur kjo godine mund te jete rikonstruktuar per here te fundit, ndoshta 40 apo 50 vjet shkuar, qe atehere asgje veç ndonje premtim i hedhur ne ere pa bere kurre diçka. Mure te çare, dritare te shtremberta, klasa te erreta e femije qe ne keto kushte duhet çdo dite te mesojne per vendin e tyre, per institucionet e tij e sigurisht edhe per realitetin qe ato ju ofrojne ne kete shkolle.

Kuçi eshte vetem stacioni i pare sepse fshati Gjysylkan i Pezes ofron nje pamje edhe me te veshtire. Kjo rrenoje qe duket sikur do te bjere nga çasti ne çast mban poshte femijet e fshatit. E veshtire te thuash se Mesonjtorja e pare shqipe e hapur ne Korçe ne vitin 1887, 126 më parë, mund te kete qene ne gjendje me te keqe se kjo shkolle e shekullit të 21-te. Me tej nje tjeter shkolle fillore. Te filmojme brenda e kemi te pamundur, por pamja e jashtme mjafton per te treguar nje ngrehine edhe me te hershme ndoshta aq te hershme sa do te duheshin arkeologe per ta zbuluar.

Nga Tirana ne Librazhd mes tatepjetash te frikshme qe te çojne ne fshatin Xhyre. Nje shtepi private eshte shkolla e ketij fshati ku brezi i ri duhet te hedhe bazat e para per te ardhmen. Femijet e kane te veshtire te flasin ndoshta sepse ne kete shtepi te pershtatur shkolle jane rritur, e me mire se kjo kane pare vetem ne ekranin e televizorit e askund tjeter. Kater mure e nje mesues qe ngrys krahet nga pamundesia per t’i dhene nje tjeter drejtim shkollimit te tyre. Ndalesa e radhes eshte fshati Drithas ne zonen e Korçes. Gjysem dyqan, gjysem shkolle, gjysem diçka ku femijet mblidhen çdo mengjes per te ndjekur oret mesimore.

Mesuesit jane te urdheruar te mos lejojne filmime brenda ambjenteve ndryshe rrezikojne vendin e punes. Ky eshte realiteti shqiptar ku te tregosh te verteten shpesh mund te rezultoje edhe fatale per te tashmen dhe te ardhmen e nje te punesuari.

Diku pas, nje barrake ku femijet duhet te kryejne nevojat e tyre si tregues i dhimbshem i braktisjes qe ndihet kudo. Edhe ata jane te udhezuar te mos flasin e te pranojne te vertetat e imponuara dhe asgje tjeter veç tyre. Neser, do te shkojne serisht neper shkollat e tyre, ne keto shkolla te çaperluara jo vetem nga koha, por edhe nga premtimet boshe e fjalet e rradhitura keq neper fjalime. Do te ndermarrin rrugetime te gjata per te mesuar, per te njohur, per te ruajtur kulturen , per te ruajtur identitetin e se nesermes. Jane nxenesit e pafajshem, jane nxenesit e pafuqishem, te deshirave te medha por mundesive te vogla, jane nxenesit shqiptare te shekullit te XXI, atij te teknologjise, por veç ne leter.

________

Arsimi në gërmadha, haure e kasolle

Arsimi është themeli mbi të cilin duhet të mbështetet e ardhmja e një shoqërie të shëndoshë, të zhvilluar e të barabartë me ato te vendeve të Bashkimit Europian ku edhe synon të integrohet. Por, sot Shqiperia ka realitete paralele, qe shpesh e bejne te veshtire apo te pamundur mendimin se ne po japim sa duhet per kete brez te ri ne zona te caktuara.

Te duket sikur je kthyer ne kohe teksa perpara te shfaqet shkolla fillore e fshatit Merqize. Nuk janë pamje shkeputur nga ndonjë 7 mars gjetur në arkivat e filmave të vjeter te « Kinostudios » edhe pse duken vertete të tille, eshte 7 marsi i vitit 2013 vetem pak kilometra nga qyteti i Librazhdit. Godines eshte e veshtire t’i gjesh nje moshe, ndoshta sepse ajo duket po aq e vjeter sa edhe guret mbi te cilet jane ngritur keto mure sot te shtrembert e te anuar sa majtas e djathtas. E mes ketij realiteti femijeve u mbetet veç te imagjinojne sesi mund te jete nje shkolle a nje kopesht i vertete ndryshe nga kjo ngrehine ku ata çdo ditë duhet te mesojne. Gjithçkaje tjeter i shtohet edhe mungesa e energjise elektrike, ashtu si edhe nje vend ku femijet te mund te kryejne nevojat e veta. Nje godine qe me shume sesa t’u jape diçka femijeve duket sikur do t’i perpije nje nga e nga nje.

Me tej ne Togez, shkolla egzistuese duke mos patur vende mjaftueshem ka detyruar nje pjese te femijeve te bejne mesim ne nje shtepi që më shumë i ngjan një kasolleje. Ne Arrez te Librazhdit eshte e njejta gjendje. Femije te ngucur pas njeri-tjetrit ne kushte qe eshte pak te quhen skandaloze Rrugetimi vijon ne Radokal te komunes Proptisht, te Pogradecit. Shkolla ketu ka mbyllur dyert prej disa kohesh si pasoje e degradimit total te saj. E ne keto kushte femijet jane shperndare gjithe anesh ne nje realitet thuajse te pabesueshem.

Dikur ky fshat i madh kishte një shkolle per me shume se 400 nxenes ndersa sot ka 4 shkolla ne kushte shtepie, nderkohe qe te gjithe nxenesit e arsimit te mesem duhet te ecin mbi 1 ore ne kembe per te bere mesim ne nje fshat tjeter. Nese nuk do te shoqeronin , veshtire te arrije te gjeje ne kete labirint qorr se ku mesojne femijet. Fjalet e femijeve koklaviten mes imazheve qe duket sikur i perkasin sistemit arsimor te diteve te para te pas luftes ne mos edhe me keq te viteve te para te 1900. Disa qindra metra me tej ngrihet shtepia shkolle e dyte. Mes tyre gjithçka behet e veshtire, edhe pershkrimi qe ne çdo rast duket i pamjaftueshem mes ketyre mureve, mes ketyre bankave, mes syve te femijeve qe ndjekin me kerrsheri çdo levizje tonen. Dikund me tej eshte edhe shkolla shtepi e trete. Ne shtepine -shkolle te katert ne Radokal mesimi sapo mbaron , teksa vete femijet nuk druhen te thone te vertetat e tyre, te verteta qe deri me sot kane rene ne vesh te shurdhet edhe pse kelthasin me forte se kurre me zerin e ketyre nxenesve te vegjel.

Ndoshta shkelim etiken duke vene kamerat përballë tyre, por kjo eshte e vetmja menyre që të njihet realiteti, të degjohet e të merren masa të menjehershme për të ndryshuar gjendjen e tyre. Arsimi nuk behet me fjale, por fakte, e faktet tregojne se ne zona te caktuara ende mesohet si shekuj më parë.

Keta femije jane e ardhmja, e nese kete te ardhme e kultivojme ne kete menyre, atehere ajo nuk premton asgje perveçse nje deshtim qe neser mund t’i kushtoje shumë më shume gjithë shoqerisë.
Tch
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Shqipëria Tjetër: Shkollat e shekullit të shkuar. Arsimi në gërmadha, haure e kasolle Empty Re: Shqipëria Tjetër: Shkollat e shekullit të shkuar. Arsimi në gërmadha, haure e kasolle

Sun 17 Mar 2013 - 13:11
Me pelqen ky emisioni "SHqiperia tjeter", tregon realitetin ne cdo cep te SHqiperise (per ata qe se njohin), dhe jo vetem ato qe tregon dhe mburret Saliu per dit

respekte per gazetarin Marin Memea, drejtuesin e ketij emisioni


Edituar për herë të fundit nga olsi në Sun 17 Mar 2013 - 13:20, edituar 2 herë gjithsej
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria Tjetër: Shkollat e shekullit të shkuar. Arsimi në gërmadha, haure e kasolle Empty Re: Shqipëria Tjetër: Shkollat e shekullit të shkuar. Arsimi në gërmadha, haure e kasolle

Sun 17 Mar 2013 - 13:17
olsi shkruajti:Me pelqen ky emisioni "SHqiperia tjeter", tregon realitetin ne cdo cep te SHqiperise (per ata qe se njohin), dhe jo vetem ato qe tregon dhe mburret Saliu per dit

Hera e pare qe shoh nga ty te pranosh te verteten e asaj qe ndodh aktualisht ne vendin tone,,,ndonese ka te bej ketuqe tema nuk cek personalisht gjinine mashkullore ku ju ben te ndiheni si viktima te pambrojtura por akuzohen shteti e politikanet te cileti perkasin gjinise mashkullore shumica e tyre ahahah Very Happy
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Shqipëria Tjetër: Shkollat e shekullit të shkuar. Arsimi në gërmadha, haure e kasolle Empty Re: Shqipëria Tjetër: Shkollat e shekullit të shkuar. Arsimi në gërmadha, haure e kasolle

Sun 17 Mar 2013 - 13:30
AnGeLiC shkruajti:

Hera e pare qe shoh nga ty te pranosh te verteten e asaj qe ndodh aktualisht ne vendin tone,,,ndonese ka te bej ketuqe tema nuk cek personalisht gjinine mashkullore ku ju ben te ndiheni si viktima te pambrojtura por akuzohen shteti e politikanet te cileti perkasin gjinise mashkullore shumica e tyre ahahah Very Happy


S'ka mundesi, mbase kjo do jeta hera e pare qe ti me kupton Very Happy,,,se une gjithmon flas sic eshte realiteti,,,por ti e ke me te degjuar dhe se kupton mir Very Happy....haha ska te bej gjinia shum per keto probleme,,,dhe te jesh e sigurt se po te ishin shumica e politikaneve te gjinis femerore me keq do ishte puna Shqipëria Tjetër: Shkollat e shekullit të shkuar. Arsimi në gërmadha, haure e kasolle 3886741359
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria Tjetër: Shkollat e shekullit të shkuar. Arsimi në gërmadha, haure e kasolle Empty Re: Shqipëria Tjetër: Shkollat e shekullit të shkuar. Arsimi në gërmadha, haure e kasolle

Sun 17 Mar 2013 - 14:18
olsi shkruajti:
AnGeLiC shkruajti:

Hera e pare qe shoh nga ty te pranosh te verteten e asaj qe ndodh aktualisht ne vendin tone,,,ndonese ka te bej ketuqe tema nuk cek personalisht gjinine mashkullore ku ju ben te ndiheni si viktima te pambrojtura por akuzohen shteti e politikanet te cileti perkasin gjinise mashkullore shumica e tyre ahahah Very Happy


S'ka mundesi, mbase kjo do jeta hera e pare qe ti me kupton Very Happy,,,se une gjithmon flas sic eshte realiteti,,,por ti e ke me te degjuar dhe se kupton mir Very Happy....haha ska te bej gjinia shum per keto probleme,,,dhe te jesh e sigurt se po te ishin shumica e politikaneve te gjinis femerore me keq do ishte puna Shqipëria Tjetër: Shkollat e shekullit të shkuar. Arsimi në gërmadha, haure e kasolle 3886741359

Po edhe gazetari qe ka shkruar temen me te degjuar e ka!? Shqipëria Tjetër: Shkollat e shekullit të shkuar. Arsimi në gërmadha, haure e kasolle 723485774

Ka te bej gjinia se e para dhe me e rendesishmja femrat nga natyra kane disipline ne cdo gje,(jane me te rregullta) gje qe mungon ne arsimin tone..
Sponsored content

Shqipëria Tjetër: Shkollat e shekullit të shkuar. Arsimi në gërmadha, haure e kasolle Empty Re: Shqipëria Tjetër: Shkollat e shekullit të shkuar. Arsimi në gërmadha, haure e kasolle

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi