Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Arsimi ne Kosove. Empty Arsimi ne Kosove.

Sat 10 Dec 2011 - 12:49
Arsimi në Kosovë zhvillohet në institucione shoqërore dhe private. Mësimi në shkollat fillore në Kosovë mbahet në pesë gjuhë: në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake, turke dhe kroate.
Institucionet shtetërore të arsimit në Kosovë qeverisen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Nga viti 2008 ministër është Enver Hoxhaj.Ndersa tani eshte Femi Mujota.
E kaluara...
Historia e arsimit në Kosovë ndahet në tri periudha : Periudha e parë fillon me hapjen e shkollave fillore anembanë Kosovës para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Arritjen më të madhe në këtë periudhë e paraqet themelimi i Universitetit të Prishtinës dhe hapja e Bibliotekës Universitare të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe arsimi zhvillohej në tri gjuhë: shqipe, serbokroate dhe turke.
Periudha e dytë fillon rreth vitit 1991 dhe paraqet reagim ndaj rrënimit të dhunshëm të sistemit arsimor nga ana e politikës represive serbe. Si rezultat i kësaj, ngrihet një sistem i pavarur arsimor, që realizohej në 452 shkolla të plota fillore, 67 shkolla të mesme, 1 universitet me 14 fakultete dhe 7 shkolla të larta, me afro 400.000 nxënës e studentë dhe me 21.000 punëtorë të arsimit. Financimi i këtij sistemi bëhej nga puna vullnetare dhe ndihmat që i jepnin diaspora dhe popullata shqiptare, të cilët këtë sistem e shihnin si hapin e parë të pavarësisë së Kosovës.
Periudha e tretë, që fillon me përfundimin e luftës në vitin 1999 e këndej, karakterizohet me reformat që i bëhen arsimit në të gjitha nivelet: nga arsimi dhe edukimi parashkollor e deri në universitet, të cilat kishin për synim përshtatjen e arsimit në Kosovë standardeve bashkëkohore evropiane e botërore. Gjatë kësaj periudhe fillon të zhvillohet edhe sistemi privat i arsimit. Si hap i parë i këtij sistemi merret themelimi i Departamentit të Arsimit dhe Shkencës (DASH), që përcillet me krijimin e infrastrukturës ligjore dhe profesionale, e cila duhet të letësojë reformimin rrënjësor të arsimit (sistemi 5 + 4 + 3-4 në arsimin e përgjithshëm dhe në atë profesional dhe Marrëveshja e Bolonjës në arsimin e lartë), si dhe me themelimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në mars të vitit 2002.
Objektet arsimore...
Nga viti 1999 deri më 2006 nga buxheti i Kosovës janë riparuar 39 objekte shkollore dhe janë ndërtuar 28 objekte të reja. Sipas MASHT, llogaritet se Kosovës i nevojiten së paku edhe 30 objekte të reja dhe riparimi i shumë objekteve të tjera, gjendja e të cilave nuk u përshtatet normave për zhvillimin e procesit arsimor.
Mësuesit...
Te arsimimi për minoritetet, numri i mësimdhënësve në raport me nxënësit është 1 me 14, derisa për shqiptarët e Kosovës është 1 me 21. Shikuar nga aspekti financiar, për nxënësit nga radhët e minoriteteve ndahen 25 % më shumë mjete.
Programet e trajnimeve profesionale janë kryer nga shumë agjenci ndërkombëtare dhe vendore. Në vitin 2006 janë trajnuar 70 % të mësimdhënësve. Përqindja e mësimdhënësve të trajnuar dallon prej një rajoni në tjetrin. Në Gjakovë, p.sh., janë trajnuar mbi 90 % të mësimdhënësve, ndërsa ka komuna ku kjo përqindje nuk arrin 50 %.
Sa u përket plan-programeve mësimore, për minoritetin turk dhe boshnjak plan-programet e gjuhës amtare, historisë, gjeografisë, artit figurativ dhe edukatës muzikore janë hartuar nga ekspertët e këtyre komuniteteve, kurse materia mësimore për lëndët e tjera është përkthyer, duke ua përshtatur specifikave të komuniteteve të cilave u dedikohet. Gjatë zhvillimit të procesit arsimor, për plan-programet që përdoren janë bërë konsultime edhe me ekspertët e pakicës ashkalike, rome dhe egjiptiane. Minoriteti goran është integruar më vonë, mirëpo edhe për nxënësit e këtij komuniteti tashmë janë hartuar plan-programet mësimore. Profesionistët e komunitetit serb nuk kanë pranuar të angazhohen nga Ministria.
Nxënësit...
Sipas ligjit, arsimi fillor dhe i mesëm në Kosovë është falas dhe financohet nga buxheti i Kosovës. Ligji për arsimin u garanton arsimim të barabartë të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Numri mesatar i nxënësve për klasë në shkollat e Kosovës është 35 .
Sipas statistikave të TASH-it, në vitin shkollor 2002/2003, nga numri i përgjithshëm prej 340,257 nxënësve të shkollës fillore, shkollën e kanë braktisur 5,682 apo 1.67 % (prej tyre 3,075 apo 54 % janë meshkuj, kurse 2,607 apo 46 % janë femra). Në vitin shkollor 2004/2005, nga 355,339 nxënës, shkollën e kanë braktisur 4,141 apo 1.17 % (1,932 apo 47 % meshkuj dhe 2,209 apo 53 % femra). Gjatë vitit shkollor 2002/2003, numri i nxënësve që e kanë braktisur shkollën e mesme është 1,554 apo 2.32 % (992 apo 64 % meshkuj dhe 562 apo 36 % femra), ndërsa në vitin shkollor 2004/2005, numri i nxënësve të shkollave të mesme që e kanë braktisur shkollën është 1,428 apo 2.07 %, (982 apo 67 % meshkuj dhe 446 apo 33 % femra).
Në vitin 2004 MASHT-i, në bashkëpunim me Shërbimin Katolik të Ndihmave (CRS) dhe Shoqatën e Prindërve dhe të Arsimtarëve, kanë krijuar projektin “Parandalimi i braktisjes së shkollës nga vajzat”.
Edukimi parashkollor...
Edukimi parashkollor paraqet nivelin më pak të zhvilluar të sistemit të arsimit në Kosovë. Mungesa e një rrjeti të mirëfilltë të institucioneve të edukimit parashkollor, si dhe mungesa e një tradite të favorshme bëjnë që ngecjet në këtë sektor të jenë të parashikueshme. Të gjitha studimet krahasuese tregojnë se, në aspektin e zhvillimit të edukimit parashkollor, Kosova zë vendin e fundit në Ballkan. Sistemi i edukimit parashkollor ndahet në tri nivele :
Çerdhja (për fëmijët e moshës 1-2 vjeçare),
kopshti (për fëmijët e moshës 3-4 vjeçare) dhe
klasa parafillore (për fëmijët e moshës 5 vjeçare) .
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi