Arsimi si tregues i dështimit
Wed 11 Apr 2012 - 20:20
Geraldo Durda
Një situatë alarmante është në arsimin universitar ku konkurrenca për të hapur universitete mundësisht në çdo katund tani është kthyer në anekdotë. Po ke pesë lekë dhe dy dhoma e një kuzhinë, shko dhe bli një licencë dhe ja hodhe. Pesë studentë vitin e parë, shtatë studentë vitin e dytë, tridhjetë studentë vitin e tretë dhe ke bërë universitet.
Kush ka paranë ai ka pushtetin, ai blen dhe mbretin, thonë për ata që se kanë për gjë që ta zgjidhin qesen për të arritur qëllimet e tyre fitimprurëse. Sa për arsimimin e brezave dhe edukimin e tyre profesional, kush po pyet. Çështja e licencave është bërë çështje për jetë a vdekje në institucionet e këtij dikasteri. Ky është arsimi i lartë sot në Shqipëri por që shërben për diçka: Nxjerrë në pah korrupsionin dhe paaftësinë, ryshfetin dhe kërbaçin, militantizmin partiak dhe bllokimin e të gjitha shtigjeve.
Ky është arsimi që mbolli dhe po kultivon ministria e tashme e ndoshta dhe në të ardhmen do të vazhdojë kështu. E vërteta është se qoftë në arsimin publik, qoftë në atë jopublik, sot po dalin teknicienët e së nesërmes, mësuesit e brezit të ardhshëm, elita e mundshme e kombit. Nëse gjithçka vazhdon me këto ritme, Atdheu dhe e ardhmja janë në rrezik. Mësimdhënies në Shqipëri i duhet kthyer dinjiteti. Në Shqipëri po ndodhë një çorganizimi i organizuar i arsimimit dhe koha na imponon që arsimi publik të shihet si përparësi, ndërsa ai privat të kompletohet. SHEKULLI

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Arsimi si tregues i dështimit
Wed 11 Apr 2012 - 20:32
o peshku qelbet nga koka u bene 22 vjet qe dhondri serbise sali berisha ,,shkaterron SHQIPERINE TONE ??????
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi