Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Të jetosh midis arkeologëve Empty Të jetosh midis arkeologëve

Thu 4 Oct 2012 - 11:07

Apolonia është tashmë nën pushtimin e një grupi miks arkeologesh. Ata udhëhiqen nga një arkeolog shqiptar, por një pjesë e madhe janë nga Gjermania.

Tre vajza janë nga Rumania dhe në kohën e drekës mund të ndeshësh fare mirë me pjestarët francezë të ekipit.

Të gjithë janë të ndryshëm, në kombësi, në pamje apo gjuhe, por e kupton që janë të gjithë arkeologë.

Stili i veshjes, edhe kur nuk janë duke punuar është i ngjashëm, një prakticitet ekstrem. Karakteristika tjeter që i bashkon është humori.

Agato është hungarezo-rumune dhe vjen për herë të parë në Shqipëri. “Te them te drejten eshte e jashtezakonshme të jetosh kështu. Eshte me mire se te dalesh me miqte pasi ne jemi gjithashtu miq kolege dhe bashkejetues ketu. Pastaj, nuk ka asnje dite monotone, Shqiperia eshte kaq e bukur dhe duke qene se jam per here te pare ketu, mesoj çdo dite dicka te re’’, shprehet ajo.

Kristina eshte nga Berlini. Vajza bionde duket shume e frymezuar nga filmat e Angelina Jolie, ne rolin e Lara Croft si arkeologia simpatike, por mos u genjeni nga pirset apo tatuazhet e Kristines, pasi ajo eshte nje profesioniste e perkushtuar.

“Ne jemi eksplorues te historise dhe perpiqemi te marrim sa me shume informacione per brezat dhe te hedhim drite mbi pjeset e erreta te historise’’, thotë e reja gjermane. ‘’Eshte një punë shume ngazellyese. Ti mendon per copat e qeramikes qe gjen apo zbulimet e tjera. Kur i zbulon fillimisht mahnitesh nga bukuria dhe mendimi qe te pershkon koken eshte fakti qe ato zbulime kane dy mije vjet te varrosura nga koha dhe t’i je personi i pare qe po i sheh dhe prek pas kaq shume kohesh dhe t’i do ia tregosh ato botes. Eshte nje ndjesi e jashtezakonshme’’.

Pas darkës, te gjithe shijone mbremjet e fresketa ne veranden e perbashket. Shtepia e arkeologeve eshte nje vend vertet interesant. Dy arkeologe te tjera nga Gjermania kane qe ne vitin 2006 qe vijne te germojne Apolonine shqiptare.

Me një shqipe të pastër, të dyja janë të afta që të flasin për gërmimet, jetën e tyre të përditshme dhe kohën e shkëlqyer që janë duke kaluar në vendin tonë.

“Bejme ekskursione te vogla neper vend. Plazhi eshte fantastik edhe ne tetor, madje edhe dalim me punonjesit, sigurisht nuk jane takime dashurore, por dalim mbremjeve’’, thotë njëra prej tyre.

Shqiperia nuk eshte shume e zbuluar sa vende te tjera per shkak te historise se afert. Per shkencetaret perendimore eshte me e lehte dhe interesante puna ketu sepse mund te germojne vende te panjohura, por ka dhe vende si durresi ku nuk mund te punohet pasi trashegimia eshte shkaterruar pothuasje plotesisht.

Ka vetem nje shprese qe eshte te kuptohet qe nuk duhet te nenveleresohet me vlera e monumenteve apo siteve arkeologjike dhe te lihen arkeologet te punojne.

Pergjate te gjithe kohezgjatjes se ekspedites, keta njerez jetojne bashke. Punojne nen diellin pervelues te fushes se Myzeqese dhe zbabiten nen perendimin e mrekullueshem te adriatikut jugor.

Mes arkeologëve, mos prisni aventura me ndertesa te lashta e te mallkuara. Do te gjeni njerez zbavites por dhe shkencetare qe dashurojne qytete te pothuajse te humbura

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi