Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gure gjigande ne forme sfere te shperndare neper bote terheqin vemendjen e arkeologeve e gjeologeve Empty Gure gjigande ne forme sfere te shperndare neper bote terheqin vemendjen e arkeologeve e gjeologeve

Sat 30 Jun 2012 - 16:18
Gure gjigande ne forme sfere te shperndare neper bote terheqin vemendjen e arkeologeve e gjeologeve Giant-stone-ballsNe bote ka ende shume mistere qe ende nuk jane zbuluar dhe dita dites njerezit zbulojne gjera te reja dhe keshtu misteret qe duhen zgjidhur nuk kane fund.

Nje prej mistereve qe ka terhequr mjaft vemendjen e shkencetareve, kerkuesve dhe arkeologeve kane qene edhe sferat gjigande prej guri qe gjenden ne Kosta Rika.

Sferat e gurit jane te heshtura, duke ndenjur te tilla neper shekuj e ndoshta edhe mijevjecare. Por cfare sekretesh fshehin keto gure?

Deri tani kerkimet per te gjetur origjinen e tyre apo ndonje te dhene me teper kane rezultuar te kota pasi nuk eshte arritur ende te zbulohet gje per to.

Megjithate, disa njerez, te mencur dhe shpirterore, mendojne qe guret misterioze ruajne sekrete te medha. Misteret e fshehura ne zemrat e ketyre sferave gjigande mund te mbajne njohuri dhe te ekpozojne mencurine e te kaluares se tyre antike.

E cuditshmja e ketyre sferave eshte se ato nuk jane nje ngjarje e ndare. Pra, ato nuk jane gjetur vetem ne Kosta Rika. Sfera te ngjashme jane gjetur edhe ne vende te tjera si Peru, New Mexico, Bosnje, dhe Zelanden e Re. Ky lajm eshte konfirmuar edhe nga gjeologet dhe arkeologet.

Ata tregojne qe jane ende duke u marre me ekzaminimin e ketyre sferave te cuditshme por qe ende nuk mund te japin nje pergjigje per prejardhjen e tyre.

Nje fenomen i cuditshem eshte edhe fakti qe madje edhe ne Ishullin e Pashkeve ndodhet nje sfere e tille e vetme.

Ne Kosta Rika keto sfera jane quajtur Diquis Spheres dhe sipas John Hoopes, nje profesor i asociuar i antropologjise ne Universitetin e Kansas, keto sfera jane 500 deri ne 3500 vjecare. Pothuajse te gjitha keto sfera jane te perbera nga granodiarite, nje gur i forte vullkanik.

Hoopes e bazon percaktimin e tij te moshes se sferave ne nje numer te madh faktoresh, duke perfshire ketu edhe zbulimin e nje statuje te vogel te gjetur nen nje prej topave te gurit. Statuja daton te jete e krijuar prej me pak se 1000 vjetesh. Por, megjithate ky nuk eshte nje faktor vendimtar pasi edhe pse sfera e gurte qendronte mbi statuje, sfera mundet qe shume lehte te jete rrotulluar mbi statuje.

Ne Bosnje sferat jane quajtur Zavidovici. Jane me perberje njesoj si ato ne Kosta Rika. Ato jane zbuluar prane Lugines se Piramidave keshtu qe mund te jene edhe 10.000 apo 20.000 vjecare.

Ne Zelanden e Re sferat jane quajtur Moeraki Boulders dhe mendohet te jene 60 milion vjecare. Ndryshe nga sferat e tjera ato jane te perbera nga karbonati i kaliumit dhe mund te jene natyrore. Nje teori eshte qe ato mund te jene formuar nga goditje gjigande vetetimash.

Pse jane krijuar keto sfera? Si jane krijuar? SI ka mundesi qe jane krijuar ne kushte te ndryshme dhe ne vende te ndryshme?infoalbania
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi