Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Durrës, 400 fëmijë nga vendi dhe rajoni në edicionin e 15-të të fest-lojës Empty Durrës, 400 fëmijë nga vendi dhe rajoni në edicionin e 15-të të fest-lojës

Thu 4 Oct 2012 - 11:59
Durrës, 400 fëmijë nga vendi dhe rajoni në edicionin e 15-të të fest-lojës 58988DURRËS- Mbi 400 fëmijë nga vende të ndryshme të botës do të nisin sot në Durrës festivalin “Fest loja – Play and dance”.

Gladiola
Busulla, drejtore e Qendrës kulturore të fëmijëve, tha se ky është
edicioni i 15-të i kësaj feste të madhe, e cila ka nisur të organizohet
në qytetin bregdetar që nga viti 1998. Sipas të njejtit burim, "Fest
Loja" ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në evidentimin e valleve,
këngëve, lojrave dhe kostumografisë popullore, duke shpalosur kështu
nivelin etnokulturor të çdo treve. Tipari themelor i kësaj veprimtarie
mbetet slogani i fëmijëve "Miqësia e të sotmes, paqja e të nesërmes".


nga edicioni i parë në këtë Festival kanë marrë pjesë fëmijë të vendeve
të rajonit dhe më gjerë si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria,
Rumania, Turqia, Ukraina dhe Italia.
Mbrëmjen e kaluar në Durrës
kanë mbërritur fëmijë nga Saranda, Kukësi, Ulqini, Prizreni, Prishtina,
Sarajeva, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Venezuela, etj.

Nxënësit
e moshave 6-15 vjeç si çdo vit janë mikpritur në familjet e fëmijëve
durrsakë, ndërsa sot do të fillojnë konkurimin 3-ditor në skenën para
pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu".

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi