Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën Empty Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën

Fri 5 Oct 2012 - 0:45
Message reputation : 100% (1 vote)
Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën 12345Kosova, është përmendur si njëri ndër shtetet islamik nga Lideri radikal islamik, Omar Bakri, i cili paralajmëroi shtetet ballkanike për lëshimin e aksioneve kundër tyre, në një intervistë të publikuar ditën e enjte në gazetën bullgare “24 Chasa”.
Sipas klerikut radikal, i cili për pothuajse 20 vite banoi në Londër, Ballkani është një territor që i përket islamit.
“Kur islami hyn në një territor, ai shtet shndërrohet në islamik, prandaj është detyra jonë që t’i çlirojmë ata”, deklaroi Bakri, që i pyetur për shtetet europiane që konsideroi islamike, renditi: “Spanja, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja janë të gjitha vende islamike”, transmeton TCH.
Në kërcënimin për Bullgarinë, Bakri shpjegonte: “Spanja është një vend islamik, për shekujt që ka kaluar nën rendin musliman. Bullgaria, nga ana e saj, për shkak të bashkëpunimit me Israelin dhe dërgimin e trupave në pushtimin e Afganistanit dhe Irakut, është një shënjestër e ligjshme për t’u goditur”.
Bakri, i cili jetoi në Londër për 20 vjet, i është hequr e drejta për t’u rikthyer në Britani pasi u largua nga vendi pas sulmeve terroriste të vitit 2005 në autobuzët e Londrës. Besohet se ai ka lidhje të forta me eksponentë të lartë të Al-Kaedës./Indeksonline/
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën Empty Re: Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën

Fri 5 Oct 2012 - 22:17
Vetem nji material per te ushqejtur Islamofobet...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën Empty Re: Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën

Fri 5 Oct 2012 - 22:29
Une i kisha bere apel al kaides te hy ne parlamentin e Kosoves e Shqiperise ti fluturoje ne ajer se nuk po i votojne e as i zbatojne ligjet krt
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën Empty Re: Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën

Sat 6 Oct 2012 - 21:04
le te vin po ja mbajti njiher...kena salen dhe thacin qe na mbrojn,kosoven dhe shqiprin
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën Empty Re: Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën

Mon 8 Oct 2012 - 16:50
Lideri i Al Kaeda: Do sulmojmë Shqipërinë, është popull islamik

“Kur Islami hyn në një territor, ai shtet shndërrohet në islamik, prandaj është detyra jonë që t’i çlirojmë popujt islamikë të Europës, siç është Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja janë të gjitha vende islamike”
Lideri radikal islamik, Omar Bakri, ka paralajmëruar shtetet ballkanike për lëshimin e sulmeve kundër tyre. Këto deklarata ai i ka bërë në një intervistë të publikuar ditën e enjte në gazetën bullgare “24 Chasa”.
Sipas klerikut radikal, i cili për pothuajse 20 vite banoi në Londër, Ballkani është një territor që i përket Islamit.
“Kur Islami hyn në një territor, ai shtet shndërrohet në islamik, prandaj është detyra jonë që t’i çlirojmë popujt islamikë të Europës, siç është Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja janë të gjitha vende islamike”, deklaroi Bakri.
Ai ka thënë se, edhe Bullgaria, nga ana e saj, për shkak të bashkëpunimit me Izraelin dhe dërgimin e trupave në pushtimin e Afganistanit dhe Irakut, është një shënjestër e ligjshme për t’u goditur.
Bakri, i cili jetoi në Londër për 20 vjet, i është hequr e drejta për t’u rikthyer në Britani pasi u largua nga vendi pas sulmeve terroriste të vitit 2005 në autobusët e Londrës. Besohet se ai ka lidhje të forta me eksponentë të lartë të Al-Kaedës.
Ne fotot: Omar Bakri

Bakri ka kërcënuar Spanjën, pasi e ka cilësuar se është një vend islamik, për shekujt që ka kaluar nën rendin mysliman.
Policia spanjolle dje arrestoi një 21-vjeçar në Palma de Majorka, me dyshimin se po organizonte një sulm me bombë ndaj universitetit të ishullit. I dyshuari u arrestua pasi policia arriti të zbulonte se ai kishte porositur dhe marrë mbi 140 kilogramë përbërës për ndërtimin e eksplozivëve.
Në një ditar personal, u zbuluan shkrime të tij në të cilat shprehte urrejtjen ndaj shoqërisë dhe ku e konsideronte veten të gatshëm për të vdekur në një sulm. Besohet se plani i të riut ishte të vendoste një numër bombash artizanale në të gjithë kampusin e universitetit.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën Empty Re: Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën

Mon 8 Oct 2012 - 17:23
skan fun kercenimet e tyne
Sponsored content

Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën Empty Re: Al-Kaeda kërcënon edhe Kosovën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi