Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Dymbëdhjetëvjeçarja më inteligjente se Ajnshtajni Empty Dymbëdhjetëvjeçarja më inteligjente se Ajnshtajni

Fri 5 Oct 2012 - 21:36
Dymbëdhjetëvjeçarja më inteligjente se Ajnshtajni 26-300x175Londër, 5 tetor – Olivia Manning është vetëm 12-vjeç dhe jeton në Liverpool, por koefiçenti i saj në testin e inteligjencës, arrin në 162 pikë. Ky koeficient është më i lartë se i vetë gjeniut me famë botërore, Albert Ajnshtajn.

Sa herë që shokët dhe shoqet e saj i kërkojnë vogëlushes për të bërë detyrat e tyre, ajo shprehet gjithnjë e gatshme pasi i pëlqejnë sfidat.

Prej pak ditësh Olivia është bërë pjesë e “Mensa” një organizatë botërore, e cila mbledh 100 mijë gjenitë në botë, të cilët llogariten sa 2% e popullsisë botërore, transmeton portali Shqiptarja njoftimin.

Pjesa më e habitshme është se vogëlushja mund të memorizojë tekste dhe shifra të tëra, brenda një kohe mjaft të shkurtër. Kështu ndodhi edhe me rolin që ajo kishte tek pjesa teatrale e shkollës, “Makbeth”.

Ndërkohë, e vetmja gjë e cila është shtuar për vajzën e vogël, është ngarkesa mësimore dhe ushtrimet e ndryshme që profesorët i japin.

Disa nga emrat e njohur të cilët janë pjesë të organizatës “Mensa”, janë aktorja Sharon Stone, e cila ka arritur nivelin e inteligjencës në 154 pikë, gjithashtu edhe John Travolta dhe Steve Martin.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi