Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Limoni i gjithanshem Empty Limoni i gjithanshem

Sat 6 Oct 2012 - 23:35
Message reputation : 100% (1 vote)
Limoni i gjithanshem Limoni-siciliani

Imagjino nje produkt qe mund te perdoret si ilac,si pastrues,si dezinfektues dhe si artikull kozmetik.Mund ta hash,te pish lengun e tij ose te nxjerresh esence vajore.Eshte i paketuar bukur,e gjen kudo ne bote dhe nuk kushton shtrenjte.Madje tani mund te kesh nje ne kuzhinen tende.Limoni.
Mendohet se limoni e ka origjinen nga Azia Juglindore.Prej atje u cua dalengadale ne perendim,drejt Mesdheut.Pemet e limonit e kane qejf klimen e bute,ja pse rriten per bukuri ne vende,si Argjentina,Italia,Meksika,Spanja,Shqiperia,e madje edhe ne disa pjese te Afrikes.Ne varesi te vendit ku eshte mbjelle dhe te varietetit,pema e rritur mund te jape nga 200 deri ne 1.500 limone ne vit.Varietetet e kultivuara lulezojne ne periudha te ndryshme,prandaj limonet mund te vilen gjat gjithe vitit.

Limonet zene rrenje ne Itali

A rritnin limone romaket e lashte?Kjo eshte nje teme e rrahur qe ngjall polemika.Ka deshmi te shkruara se romaket njihnin qitron,nje pjesetare tjeter e familjes se agrumeve,qe ngjason si limn i madh.Ne vepren e tij Historia e Natyres,historiani romak Plini Plaku permend drurin e qitros dhe frutin e tij.Por,disa specialiste me emer mendojne se romaket njihnin edhe limonin.Pse?Sepse ka afreske dhe mozaike te panumert ku paraqitet ky frut,jo qitroja.Nje shembull eshte nje vile e zbuluar ne Pompei,e quajtur me te drejte Vila e Pemishtes,pasi eshte stolisur me afreske ku jane vizatuar lloj-lloj bimesh,mes te cilave edhe nje peme limoni.Doemos,asokohe ka te ngjare qe limoni te konsiderohej peme ekzotike dhe mund te jete perdorur vetem si bime mjekesore.
Ishulli i Sicilise,me veren e gjate e te ngrohte dhe dimrin e bute,eshte bere prodhuesi numer nje i agrumeve,perfshire limonet.Por,edhe ne zonat te tjera,kryesisht pergjat bregut,kultivohen limone cilesore.
Limoni i gjithanshem SiciliaLimoni i gjithanshem 7081415971_b3fec48dd0_o
Qyteti i bukur i Sorentos ndodhet pak me ne jug te Napolit,e me tej vjen bregdeti i Amalfit,nje vije bregdetare spektakolare qe shtrihet me shume se 40 km.Te strukura ne gjiret pergjat bregdetit ndodhen qytetet piktoreske Amalfi,Pozitano dhe Vietri sul Mare,per te permendur vetem disa.Limonet e rritur brigjeve te Sorentos dhe te Amalfit marrin nje certifikate te vecante,nje garanci qe deshmon se jane kultivuar vertete atje.Vendesit jo me kot i mbrojne me xhelozi pemet e limonit,pasi ato jane mbjelle me zgjuarsi neper brezaret ne shpatin e malit,ku thithin rrezet e diellit dhe japin limone tere leng e me arome te mrekullueshme.
Limoni i gjithanshem AmalfiLimoni i gjithanshem Limoni-di-sorrento-conquistano-veneziaLimoni i gjithanshem 5651401914_7c87af221aLimoni i gjithanshem DSC4483
Per te rritur nje peme limoni,nuk duhet ndonje hapesire kushedi.Mjafton edhe nje ballkon me diell,pasi ka peme te vogla limoni qe rriten ne saksi dhe jane bime dekorative qe te kenaqin syrin.Atyre u pelqejne vendet gjithe diell qe s'i rreh era,mundesisht pas nje muri,ku mund te thithin ngrohtesine.Megjithate,nese ne dimer temperatura bie ndjeshem,duhen mbuluar.

Jo vec per shije

Sa shpesh i perdor limonet?Disa hedhin nje fete limoni ne filxhanin e cajit,te tjere perdorin lekuren ose ca pika limoni per recetat e embelsirave.Mbase ty te pelqen ti shtrydhesh per te bere limonate.Shefat e kuzhines perqark botes mbajne gjithmone limone ne kuzhinen e tyre per perdorimet e pafundme ne gatim.Por,a e ke perdorur ndonjehere lengun e limonit si dezinfektues ose per te hequr njollat?
Disa e pastrojne dhe e dezinfektojne derrasen ku presin ushqimet,zgaren ku piqet mishi,peshku etj,duke e ferkuar me gjysmen e limonit.Ne vend te nje solucioni me klor per te hequr njollat a per te pastruar lavamanin,disa perdorin nje perzierje limoni me sode buke.Gjithashtu,vendosni nje gjysme limoni ne frigorifer a ne makinen pjatalarese,heq eren e keqe dhe perhap arom te fresket.
Limoni eshte burim acidi citrik,qe sherben si konservues natyror dhe u jep shije te athet ushqimeve a pijeve.Nga lekura e limonit nxirret pektine,qe perdoret ne industrine ushqimore si lende trashese,si emulgator dhe si mpikses.Vec kesaj,nga lekura nxirret nje vaj qe perdoret ne industrine ushqimore,farmaceutike dhe kozmetike.Lista e perdorimeve te limonit mund te vazhdoje pa fund.Limoni eshte vertet nje frut plot shije e arome,me ngjyra te gjalla dhe i gjithanshem.

Vitamina C

Limoni i gjithanshem Vitamin%20C

Vitamina C eshte jetike per rritjen dhe mireqenien e trupit.E mira eshte qe gjendet ne shume ushqime si;perimet gjethegjelbra,domatet,specat,ribesa e zee dhe luleshtrydhet.Agrumet jane nje nga burimet kryesore te vitamines C,e ketu patjeter perfshihen edhe limonet.Se sa vitamina C ka nje limon,varet nga shume faktore,si kushtet klimatike ku eshte rritur fruti,sa i pjekur eshte,e madje edhe nga vendi ku ndodhej ne peme.
Ne disa vende,sasia e rekomanduar ditore e vitamines C per nje te rritur te shendetshem eshte afro 100 miligrame.Nje limon me madhesi mesatare i siguron nje te rrituri thuajse gjysmen e sasise se rekomanduar ditore te vitamines C.
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Limoni i gjithanshem Empty Re: Limoni i gjithanshem

Sun 7 Oct 2012 - 12:50
Me sa di une ka edhe efekte zbardhuese per dhembet nese perdoret bashke me soden ............
Eshte nje nga feutet me universale si te thuash e kam qejf por jo kur jam e semure ..................
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Limoni i gjithanshem Empty Re: Limoni i gjithanshem

Sun 7 Oct 2012 - 12:53
mese e verete limoni asht per shum gjana.....dhe per fytin limon me mjalte dore me nji per gryket.....
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Limoni i gjithanshem Empty Re: Limoni i gjithanshem

Sun 7 Oct 2012 - 12:56
Selda shkruajti:mese e verete limoni asht per shum gjana.....dhe per fytin limon me mjalte dore me nji per gryket.....
A e ke provu naj here moj Selda te gryket ti ?????Se une per vete e kam provu dhe me kane dhembur ne shpirt Limoni i gjithanshem 2585209286 u semura me keq mu duk..........
Sponsored content

Limoni i gjithanshem Empty Re: Limoni i gjithanshem

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi