Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

Marijuana bie nga xhepi i prokurorit në Gjykatë Empty Marijuana bie nga xhepi i prokurorit në Gjykatë

Mon 8 Oct 2012 - 0:20
.Marijuana bie nga xhepi i prokurorit në Gjykatë Marijuana
Një prokuror në Nju Orlins, SHBA, ka dhënë dorëheqjen pasi një cigare marijuane ra nga xhepi i tij para se të hynte në një seancë gjyqësore, ndërsa ai po fliste me një oficer Policie.
Xhejson Kentrill po bisedonte me një oficer në gjykatën “Orleans Parish” kur ndodhi ngjarja, sipas gazetës lokale “Times-Picayune”.
Sipas kësaj gazete, polici por edhe prokurori kishin shqyer sytë kur cigarja ra në tokë, pastaj ishin parë në sy, dhe më pas polici e kishte marrë atë për ta analizuar në rajon.
Kentrill, 43 vjeç, i cili menjëherë dha dorëheqjen, u lirua me garanci pas akuzës për “shkelje të vogla për përdorim të marijuanës”.
Gruaja e tij, Latoja Kentrill, e cila kandidon për anëtare e Këshillit Bashkiak të Nju Orlinsit, tha për mediat se: “Unë absolutisht nuk i justifikoj veprimet e tij.
E dua burrin tim pa kushte dhe jam e shqetësuar për shëndetin e tij. Shpresoj që ky incident do ta inkurajojë Xhejson të kërkojë ndihmë profesionale”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi