Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Peshkaqene te vegjel po vijne drejt plazheve shqiptare Empty Peshkaqene te vegjel po vijne drejt plazheve shqiptare

Mon 8 Oct 2012 - 14:37
Peshkaqene te vegjel po vijne drejt plazheve shqiptare Shark31-150x150Peshkaqenë të vegjël me një madhësi 1.5 – 3 m do të lundrojnë gjatë brigjeve shqiptare gjatë muajit të korrikut. Këtë lajm e bëjnë të ditur agjencitë e huaja, të cilat theksojnë se këta lloj peshkaqenësh nuk janë shumë të rrezikshëm, por nëse janë të uritur dhe gjenden afër njerëzve, ata janë të aftë t’i sulmojnë ata, sidomos në grup, që është dhe modeli i preferuar i tyre për të gjetur ushqim. Peshkaqenët do të vijnë në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit, për shkak të disa rrymave të forta dhe që nuk do të qëndrojnë gjatë për shkak të mungesës së ushqimit. Po kështu, një tjetër shkak që ata vijnë në brigjet e Adriatikut është edhe për shkak të rrymave të forta që kanë ujërat shqiptare. Agjencitë për mbrojtjen ndaj peshkaqenëve kanë bërë thirrje që këta peshkaqenë të mos vriten dhe të mos sulmohen, pasi atëherë bëhen edhe më të rrezikshëm. S’është hera e parë që peshkaqenët e vegjël do të vijnë në brigjet shqiptare, pasi në vitin 2009 janë gjetur rreth 9 peshkaqenë të madhësive të vogla, të cilët ishin të ngordhur në brigjet e Semanit. Ky ishte një fenomen i rrallë atëherë, pasi dhe më parë ishin parë peshkaqenë, por jo kaq shumë. Edhe ky grup peshkaqenësh që do të vijnë do ta kenë të vështirë mbijetesën për shkak të sulmeve të peshkatarëve. Alarmi i vetëm që japin agjencitë është se mos këta peshkaqenë i afrohen shumë bregut dhe atëherë mund të sjellë sulm ndaj njerëzve. Kjo varet gjithmonë nga ushqimi që ato do të gjejnë pasi nëse nuk hanë bëhen shumë nervoz dhe sulmojnë. Historia me peshkaqenët vazhdon po në vitin 2009, kur një peshkarexhë arriti të kapte një peshkaqen 3.5 metra të gjatë. Peshkaqeni ishte i llojit tigër dhe i aftë për të sulmuar në çdo kohë që sheh preh. Një rast i ngjashëm ka ndodhur dhe në Himarë, ku është kapur një peshkaqen rreth 3 metra, por ai ishte i plagosur dhe peshkatarët vendas nuk e morën përgjegjësinë dhe theksuan se ishte i plagosur që në momentin që e kapën. Peshkaqeni hibrid

Ndërkohë qe kërkuesit po bënin kërkime ne bregun lindor te Australisë për të regjistruar faunën, janë habitur kur kanë parë disa peshkaqenë të çuditshëm. Është lindja e peshkaqenëve të parë hibridë. Grabitqarët janë një ndërthurje e peshkaqenëve që gjenden ngado nëpër botë dhe atyre që gjenden në brigjet australiane, dy specie të ngjashme, por gjenetikisht të ndryshme. Sipas biologëve, ky kryqëzim vjen si pasojë e një adaptimi të këtyre kafshëve me ndryshimet klimatike për t’u bërë më të fortë dhe më të fuqishëm. Ky peshkaqen hibrid u zhvillua dhe ekzistenca e tij “do të ketë ndikim tek tërësia e kafshëve”, – ka thënë Jess Morgan nga Universiteti i Queensland-it. Në disa vende këta lloj peshkaqenësh hibridë përbëjnë rreth 20% te peshkaqenëve të Australisë dhe nëse vazhdojnë të shumohen, ka rrezik të zëvendësojnë të parët e tyre. Kafsha e panjohur më parë është formuar nga bashkimi i specieve të quajtura “peshkaqeni i zi” dhe “peshkaqeni i Australisë”. Një kombinim i tillë i bën të mundur që të përshtaten lehtësisht si në ujëra të ngrohta edhe në të ftohta. Kombinimi, sipas të dhënave paraprake, gjithashtu e bën peshkaqenin më të fortë dhe më agresiv. Sipas ekspertëve, është e mundur që specia e kapur të mos jetë e vetmja dhe që një racë e re peshkaqenësh të jetë në krijim. “Peshkaqenët zakonisht nuk përshtaten fizikisht dhe kjo është një mënyrë e mirë për të bërë që të mos çiftëzohen me speciet e gabuara. Ekzemplari i ri i kapur tregon për një tendencë tërësisht të panjohur më parë”, – shprehet një prej ekspertëve.

Historia e peshkaqenëve

Tek peshkaqeni do të njohim llojin agresiv dhe rrëmbyes, atë që kërkon gjithmonё tё ketё sa mё shumё tё jetё e mundur. Nё postet e “Cisternës sё ekzistencës” merr postin e ndjekёsit, e gjahtarit. Ёshtё ai qё i ndan njerёzit nё viktima dhe grabitqarё, nё humbёs dhe nё fitimtarё dhe gjёra tё ngjashme me kёto. Brenda “ujërave detare” tё peshkaqenit ekziston mashtrimi, mjegulla, arroganca, kontrolli dhe lloje tё ngjashme me kёto qё “shenjojnё “ territorin e tij. Strategjia qё ai pёrdor ёshtё mitosja dhe kompromisi, pasi ka tё bёjё me viktima. Peshkaqeni i bardhë (Carcharodon carcharias) është i vetmi lloj që ka mbijetuar nga gjinia Carcharodon i familjes Lamnidae. Emri i tij rrjedh nga ngjyra e bardhë që ka barku i tij. Ky peshk është i njohur si një grabitqar shumë i rrezikshëm që mund të sulmojë edhe njerëz. Ai mund të arrijë një gjatësi deri në 6 m dhe një peshë deri në 2240 kg. Njihen rreth 500 lloj peshkaqenësh ku një pjesë e mirë e tyre gjenden pothuajse në të gjithë detet.Një përjashtim të veçantë bën peshkaqeni i llojit Carcharhinus leucas, i cili jeton në ujrat të ëmbla ( në liqenin e Nikaraguas) Si peshkaqenët më të rrezikshëm njihen peshkeqenët e bardhë Carcharodon carcharias. Ata janë gjithashtu peshkaqenët më të mëdhenj, me një diametër 4-5 metra e gjatësi deri në tetë metra. Ndjeshmëritë e peshkaqenëve janë shumë të fuqishme. Ato mund ta nuhasin gjahun e tyre deri në një largësi prej 75 metrash. Ndjejnë erën e gjakun edhe pse mund të jetë i holluar me miliarda herë.
Peshkaqenët kanë dëgjim dhe shikim të fortë. Shikimi i tyre është rreth 10 herë më i fortë se i njeriut. Për sa i përket shumimit peshkaqenët qëndrojnë më pranë llojeve të peshqve. Atyre u duhen rreth 30 vjet për të arritur pjekjen e organeve seksuale. Shenjat e çiftëzimit janë notimi rrethues, kafshimet. Peshkaqenët jetojnë në thellësi të ndryshme. Peshkaqeni portugez është zbuluar në thellësitë 3600 metra.
Peshkaqenët xhuxhë janë zbuluar në 1800 metra, ndërsa peshkaqenët gri në thellësitë 2000 metra.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Peshkaqene te vegjel po vijne drejt plazheve shqiptare Empty Re: Peshkaqene te vegjel po vijne drejt plazheve shqiptare

Mon 8 Oct 2012 - 14:48
te vegjel kekan per zotin Peshkaqene te vegjel po vijne drejt plazheve shqiptare 2585209286
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi