Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Hannibal Geddafi, porositi anije kroçierë me 6 peshkaqenë brenda Empty Hannibal Geddafi, porositi anije kroçierë me 6 peshkaqenë brenda

Fri 16 Mar 2012 - 15:29
Hannibal Geddafi, porositi anije kroçierë me 6 peshkaqenë brenda Hannibal-GeddafiTripoli, 16 mars 2012, NOA- Peshkaqenë që lëvizin lirshëm në një akuarium në anijen kroçierë e cila mund të mbante deri në 3500 vetë.

Ishte kjo kapriço e fundite djalit të Muammar Geddafit, Hannibal kur ishte ende në krye të industrisë detare libiane.

Siç raporton noa.al, sot anija në fjalë u ble nga MSC Crociere, duke u bërë e 13-ta e flotës me emrin Preziosa.

“Nuk di përse e donte akuariumin për peshkaqenët”, tha për “Financial Times” Pierfrancesco Vago, administrator i MSC Crociere, i cili sqaroi se vaska do të hiqet nga anija.

Projekti i Hannibal parashikonte krijimin e një akuariumi me ujë deti për dy peshkaqenë tigër, dy peshkaqenë të bardhë dhe dy peshkaqenë të zinj.

E përbërë nga mermer dhe pasqyra të arta me statuja të mëdha, vaska mendohet të prezantonte pikën e fortë të anijes për mysafirët.

Hannibal kishte planifikuar edhe praninë e katër biologëve me kohë të plotë për tu kujdesur për peshkaqenët.

Por me rënien e regjimit të Geddafit anija doli në shitje dhe u ble pas nëntë muajsh tratativash nga MSC, një nga shoqëritë kryesore të anijeve kroçierë, me një investim prej 550 milionë dollarësh.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi