Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si të heqësh qafe mashkullin që nuk e dëshiron  Empty Si të heqësh qafe mashkullin që nuk e dëshiron

Tue 2 Nov 2010 - 0:59
Të shtunën në mbrëmje, në diskotekë, ai ishte mbreti i pistës dhe ti e ke ndjekur nga pas hap pas hapi. Të nesërmen në mëngjes sapo ai ka hapur gojën, ti ke shtangur, vetëm lexon gazetën dhe mendon si një fëmijë. Një burrë aspak në stilin tënd. Por si ta heqësh qafe në mënyrën më pak të dhimbshme?


1. Skenarët

Ja disa sugjerime:

Në një manifestim: Kur thua fjalët "bastard" dhe "ka marrë fund" shikoje drejt e në sy, " lufto" për kauzën tënde personale.

Në një ceremoni mortore: "E shikon, çdo gjë e ka një fund dhe lidhja jonë nuk funksionon ashtu siç duhet..."

Në diskotekë, apo restorant: "Të pëlqen ajo biondja atje? Po, është gruaja perfekte për ty”.

Në një bar, në vendin ku shihen disa adoleshentë dhe një çift i moshuar: "Jemi tepër të rinj për t'u sjellë si dy pleq"

2. Fjalët

Përgatit me kujdes fjalimin tënd:

"Ti je ai tip burri të cilin unë e kam ëndërruar që të kaloj jetën me të. Por për mua është shumë shpejt: nuk ndihem gati për një lidhje kaq të ngathët".

"Uau, ishte vërtet fantastike të kaloje natën me ty. Jo me të vërtet, je padyshim ndër meshkujt më të mirë që kam patur. Jam e sigurt që do të rishikohemi përsëri në të
ardhmen, kam dhe numrin tënd të celularit".

"E di që je tamam tipi i preferuar i mikes time...? Ajo është një bombë e vërtetë dhe jam e sigurt që do të shkonit shumë bashkë. Ja ku e ke dhe numrin e celularit të saj".

"Për një periudhë 10 vjeçare, kur ti të kesh mësuar si të gatuash, si të rregullosh banesën tënde dhe të kesh argumente të tjera bisede përveç futbollit, mund të bëhesh burri ideal që unë kërkoj. Si thua do të caktojmë një takim"?

"Nuk ndihem në lartësinë e duhur për një lidhje me një burrë si ty: Je tepër perfekt për mua".

3. Objektet

Dhuro një libër sensual për femra, dhe bashkë me të një faqe-shënuese në mënyrë që ai të shënojë paragrafët më të rëndësishme të cilat duhen parë me kujdes.

Një puzzle me 10000 copë, e shoqëruar me një mënyrë shpjegimi sa më të ëmbël në të cilën ti do t'i tregosh atij që kjo lojë do ta ndihmojë të kalojë një natë të vetmuar.

Një ftesë në një nga festat vetëm për "beqarë" dhe një udhërrëfyes që ai të mësojë se si të rigjejë veten e tij diku tjetër.

4. Dinakëritë

Nuk do të lëndosh krenarinë e tij? Ke frikë nga reagimi i tij? Le ta marrë ai iniciativën. Ja sesi:

Në piceri, ngrihu në këmbë pasi të kanë sjellë porosinë dhe fillo të ankohesh me zë të lartë.

Tregoji për mëkatin më të shëmtuar që ti ke kryer në jetën tënde.

Thuaji babait tënd të caktojë një takim me babain e tij dhe në qendër të bisedës të jenë temat mbi moralin dhe gjendjen financiare të "dhëndrit" të ardhshëm.

Ftoje në një nga qendrat kulturore dhe bëje pjesë të një debati në të cilin ai do të ndihet krejtësisht !#*.

Organizo një darkë ku përveç tij të ftuar të jenë dhe ndonjë nga ish-at e tu.
Nëse është një tip serioz, dhuroji një palë të mbathuara të tipit slip lëkurë leopardi dhe tregoji të gjithë aksesoret e tu më të "pisët".

Bëje të besojë që ti je biseksuale dhe që këtë darkë ti do të dalësh me të dashurën tënde.

5. Lotët

Funksionale në një skenë ndarjeje është dhe efekti i përlotjes. Është një nga armët më të forta femërore që nuk del kurrë nga moda dhe i demonstron mashkullit që kjo ngjarje të turbullon. Por kujdes mos e tepro, mos e bëj shumë tragjike.

/Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi