Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Raporti, 99 mijë familje shqiptare jetojnë në skamje Empty Raporti, 99 mijë familje shqiptare jetojnë në skamje

Wed 10 Oct 2012 - 14:50
Message reputation : 100% (2 votes)
Raporti, 99 mijë familje shqiptare jetojnë në skamje Varferi-320x237
Ndihma ekonomike, Strazimiri: 2 mijë familje e përfitojnë në mënyrë abuzive
Shpresa Mezini

Rreth 99 mijë familje shqiptare jetojnë në mjerim. Këtë e vërtetojnë shifrat që raporton Drejtoria e Kontrollit të Pagesave në CASH në Shërbimin Social Shtetëror mbi numrin e personave që trajtohen aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike.

E ndërsa 8.6% e familjeve shqiptare përfitojnë ndihmë nga shteti, në listë evidentohen edhe raste abuzive, ata që e përfitojnë atë pa plotësuar kriteret e domosdoshme, numri i të cilëve arrin në 2091. Të paktën këta janë treguesit e raportit të 7 muajve të parë të vitit, janar-korrik 2012, të realizuar nga inspektorët e drejtorisë së ndihmës ekonomike.

“Për periudhën janar-korrik 2012, në skemën e ndihmës ekonomike u trajtuan rreth 98.800 familje nga të cilat, 66.845 kanë përfituar ndihmë të pjesshme, ndërsa 37.967 të plotë. Për këtë periudhë 7-mujore janë kontrolluar 186 Njësi të Qeverisjes Vendore. Nga këto kontrolle janë konstatuar rreth 2091 raste me një efekt financiar 6.526.000 lekë, ku familjet në skemën e ndihmës ekonomike e përfitonin atë në mënyrë abuzive dhe jashtë kritereve të domosdoshme. Janë konstatuar gjithashtu edhe 262 raste, si pagesa të padrejta të pagesës së personave me aftësi të kufizuar, me një efekt financiar prej 3.784.000 lekësh”, sqaroi drejtori i pagesave CASH në Shërbimin Social Shtetëror, Leonard Strazimiri.

Ai theksoi se ky institucion ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ndëshkimin e personave përgjegjës, ndërsa tregon konkretisht masat administrative që ka marrë secili prej tyre.

“Për personat përgjegjës janë propozuar gjithsej 37 masa administrative, të ndara këto në 22 vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra, 7 largime nga detyra dhe 11 gjoba me nga një dhe dy paga. Vlen për t’u theksuar fakti se kemi një rënie prej 130 familjesh, të cilat trajtoheshin në skemën e ndihmës ekonomike, në krahasim me muajin dhjetor 2011, ku u trajtuan rreth 98.930 familje”, tha Strazimiri.

Ai shtoi se familjet që janë pjesë e listës që ndihmohen nga shteti shtrihen në të gjithë vendin, ndërsa theksoi se numri më i madh i tyre është i përqendruar në zonat veriore dhe verilindore të vendit. “Mund të themi se nga rreth 1 milion familje në rang njësish administrative, në shkallë vendi, 98.800 prej tyre janë trajtuar në skemën e ndihmës ekonomike”, tha drejtori i ndihmës ekonomike.

Sipas të dhënave të Shërbimit Social Shtetëror, numri i përfituesve të pagesës së paaftësisë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2012 ka qenë në rritje. Rezulton se në krahasim me periudhën janar 2012 është rritur me 3555 persona ose me 2,5%, ndërkohë që theksohet se rritja ka qenë më e lartë te personat para e tetraplegjikë. Në raport sqarohet se invalidët e punës zënë rreth 41.6% në totalin e përfituesve nga programi i pagesave për personat me aftësi të kufizuar.



Statistikat - Aktualisht, në shkallë vendi, nga skema e ndihmës ekonomike përfitojnë rreth 99 mijë familje shqiptare, 8.6%
Aksioni - Nga inspektimet e kryera në periudhën janar-korrik 2012, evidentohen rreth 2 mijë raste abuzive
Masat - Jepen 22 vërejtje me paralajmërim për largim nga puna, 7 largime nga detyra dhe 11 gjoba me nga një dhe dy paga për përgjegjësit


Përfituesit

  • Familjet në nevojë

  • Jetimët, të cilët nuk janë në institucione

  • Prindërit me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë

  • Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesit shoqëror, deri në çastin e punësimit të tyre

  • Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes

  • Personat me paaftësi, si të verbrit, para dhe tetraplegjikët që plotësojnë kriteret që parashikon ligji
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi