Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vendstrehimet e luftës Empty Vendstrehimet e luftës

Wed 10 Oct 2012 - 15:13
Message reputation : 100% (1 vote)
Në rast se shpërthen lufta e tretë botërore dhe armiqtë bombardojnë Tiranën, një shtëpi e tillë do të lakmohej nga të gjithë. Por për sa kohë jetojmë në paqe, strehimet e dikurshme të ndërtuara gjatë kohës së komunizmit, si përgatitje për një sulm nga NATO-ja dhe Traktati i Varshavës njëherësh, për familjet që jetojnë aty, nuk janë asgjë tjetër veçse një shtëpi e sajuar nga halliVendstrehimet e luftës

Disa bashki i ka dhënë me qira, disa janë bërë biznese fitimprurëse, shumica janë përmbytur nga fekalet

Lorina Mixha

Pakkush e di, por në kryeqytet një pjesë e nëntokës është e banueshme, dhe jo nga urithët. Për kalimtarët, dyqanet, lokalet, parukeritë apo shërbimet e tjera ku hyn me shkallë, në krah të rrugës janë thjesht dyqane në katin -1, me llogaritjen e ndërtimeve të reja, ndërkohë që për ish-ushtarakët, këto bodrume janë vendstrehimet në inventar të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Etleva erdhi në Tiranë kur ishte dhjetë vjeçe. E ëma e solli me vete nga Peshkopia, pasi atje nuk kishte me se të jetoje. Vendstrehimi i ndërtuar me beton të trashë nën tokë, u bë shpëtimi i saj.

Këto bodrume, vendstrehime, rifuxho apo objekte fortifikuese janë ndërtuar me qëllim strehimin e popullatës në kohën e luftës.

Një pjesë e tyre janë privatizuar menjëherë pas viteve ’90, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre janë bllokuar me beton, me kolektorë pallatesh të ndërtuara vitet e fundit. Një pjesë tjetër janë bllokuar nga rëra, llaçi, zhavorri i hedhur nga dora e njeriut. Këto objekte janë të shkatërruara e të mbushura me fekale. Nëse do të bëheshin të njohur objektprishësit, atëherë ligji do t’i dënonte për kundërvajtje penale. Nëse do të shpërthente lufta e tretë botërore, familjet që sot jetojnë në vendstrehim do të ishin më të lumtura e më të sigurta.

Shtëpitë

Në zonën e Tiranës së Re, në afërsi të zonës së ish-Ekspozitës “Shqipëria sot”, në bodrumin e katit të parë jetojnë dy gra dhe një fëmijë i vogël. Etleva, nëna e saj dhe djali i vogël prej 18 vjetësh, jetojnë në ish-bodrumet, vendstrehimet e pallatit.

“Kemi ardhur nga Peshkopia, kemi 18 vjet që jetojmë këtu, e kemi shtëpinë me letra, e kemi privatizuar”, thotë nëna e Etlevës. Ajo qëndron në një shtëpi më pak se 20 metër katrorë, me vajzën e ndarë nga burri dhe me nipin. Në këtë shtëpi është improvizuar një dhomë ndenjje që shërben edhe si dhomë gjumi, një korridor i vogël ku është vendosur një furnelë me gaz, për të gatuar.

Shtëpia ka edhe një banjë. Ish-vendstrehimi ka pasur edhe dy dhoma të tjera, por ato janë bllokuar me mur dhe i ka marrë njëri prej komshinjve të shkallës. Shtëpia ka edhe një banjë të vogël, ndërsa lartësia e ish-bodrumit sot shtëpi, është një metër e pak. Për fat të mirë banorët nuk janë shumë të gjatë dhe mund të lëvizin lirshëm. “Kemi probleme me shtëpinë, e pastrojmë, por në dimër i gjithë uji që bie jashtë na futet brenda. Nuk kemi mundësi të rregullojmë dritaret, i kemi vënë këto perdet që të mos na hyjnë macet dhe minjtë. Na duhet ta rregullojmë shtëpinë, më vjen keq për çunin”, thotë Etleva.

Ajo punon si mirëmbajtëse në një kazino të Tiranës, ndërkohë që e ëma kujdeset për punët e shtëpisë dhe mban nipin që tanimë është nxënës shkolle.

Në bodrumin e pallatit, shtëpia ku banon familja e ardhur nga Peshkopia ka shumë për t’u bërë, por të paktën ka zgjidhur çështjen e strehimit, një nga problemet më të mëdha që kanë të ardhurit në qytete të mëdha, pa vende pune, pa të ardhura e pa mundësi për të marrë kredi.

Familja me tri kurorë

Edhe familjet që jetojnë në nëntokë kanë ndarje klasore. Disa kanë pak dhoma, disa më shumë. Një pjesë e ka shtëpinë të parregulluar, të tjerë e kanë sistemuar mirë e mund të jetojnë më rehat. Te shkolla “Edit Durham” në Tiranë, në pallatet pranë saj, ndodhet një tjetër familje që jeton nën tokë. Ata janë tri familje në një çati.

Bodrumi ka dy dhoma, një banjë të vogël dhe një hapësirë që mund ta përcaktosh si korridor ku ndahen dyert e tri dhomave. Lartësia, pak më shumë se 1 metër.

Familja Palla ka ardhur në vitin ’92 nga Korça në Tiranë. Atëherë çifti me katër fëmijë kanë zënë bodrumin nën tokë dhe e kanë bërë shtëpi. Sot pas 20 vjetësh, atje jetojnë çifti i të moshuarve, dy djem, njëri i martuar, tjetri do të martohet shumë shpejt dhe fëmijët e lindur nga martesa e njërit prej djemve. “Jemi njerëz të thjeshtë. Jetojmë tri kurora këtu. I kemi dhënë qira muaj për muaj Bashkisë së Tiranës, tani presim ta privatizojmë, por nuk dihet sesi do të shkojë, jemi në gjyq me gjitonin e katit të dytë”, thotë e zonja e shtëpisë. Ajo tregon se pasi ka paguar qira për vite me radhë, meriton ta ketë këtë shtëpi të sajën. “Jemi me halle, përveç dy djemve që kam këtu, pres të më kthehet edhe djali nga Greqia”, thotë Sofika. Ajo tregon se shtëpinë e lyen, e lan, kujdeset, por shiu dhe problemet hidraulike që ka me shkallën janë të përhershme. Familja Palla përpiqet të mos bëjë sherre e të krijojë konflikte, ndryshe proceset gjyqësore për të marrë bodrumin nga komshinjtë, nga një mund të shumëfishohen nga disa.

Veç familjeve që jetojnë nën tokë, ish-vendstrehimet janë kthyer në lokale me dhoma të errëta, në butikë ku shiten rroba firmë. Në shumicën e ish-objekteve fortifikuese ndodhen dyqane këpucësh, baste, loto sportive, dyqane që sheshin rroba të përdorura, që tregtojnë copa mëndafshi, por edhe parukeri. Vendstrehimet janë kthyer në restorante, pub-e, ëmbëltore, por edhe në qendra estetike e masazhi. Të gjithë janë të qetë, këto nuk i duhen më njeriut, edhe në rast lufte, Shqipëria është sot në NATO!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi