Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Gjermania, më e plakura e Europës Empty Gjermania, më e plakura e Europës

Thu 11 Oct 2012 - 13:02
Gjermania, prej shumë vitesh përballet me nivelin e ulët të lindjeve dhe problemin e plakjes së popullsisë. Vjen e para në Europë dhe e dyta në botë pas Japonisë.Në 2010-ën vetëm 13,5% e popullsisë ishin nën 15 vjeç, kurse Japonia 13,4%.20,4% e popullsisë në Gjermani dhe Itali janë mbi 65 vjeç dhe mbajnë kështu vendin e dytë në botë, pas Japonisë me 22,7%. Sot lindin vetëm 8 fëmijë në 1000 banorë dhe kjo është më e ulëta në shkallë botërore.“Këtu dhe 40 vjet, lindjet nuk mjaftojnë për të plotësuar brezin e të moshuarve”, thotë një statistikë zyrtare gjermane. Sot në çdo grua i bie të ketë 1,4 fëmijë, në fakt duhet të kishte 2,1 fëmijë.
Trendi i plakjes së popullsisë në vendin me ekonominë më të fuqishme të Europës do të përkeqësohet për shkak se nga brezi në brez zvogëlohet numri i grave në moshë lindje (aftësi riprodhuese).
Në të njëjtën kohë, jetëgjatësia e gjermanëve është në rritje, ashtu siç ndodh në vendet e zhvilluara.
Një fëmijë (femër) e lindur sot shpreson të jetojë deri në moshën 83 vjeç, kurse për meshkujt jetëgjatësia është më e shkurtër (78 vjeç), por në çdo rast ata kanë fituar një dekadë më shumë se 50 vjet më parë.
Popullsia e Gjermanisë arriti 81,8 milion banorë. Floranca Shaho /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi