Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:23
Andorra

Andorra ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Evropës, në rrafshnaltën e Pirinejve, në mes të Spanjës dhe Francës. Më shumë se çereku i Andorrës gjendet jashtë malit.
Sipërfaqja e përgjithshme e Andorrës është 468 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42 30 V, 1 30 L. Andorra është një vend kontinental dhe nuk ka sipërfaqe ujore. Kufiri në perëndim me Francën është i gjatë rreth 56.6 km, ndërsa në jug me Spanjën 63.7 km që bëjnë që Andorra të ketë një kufi me gjatësi prej 120,3 km.
Klima është kontinentale, për shkakë të pozitës së saj në Andorrë është një klimë relativisht e freskët malore. Në janar temperatura bien deri në -7 °C ndërsa në verë rriten deri në 26 °C.
Relievi i Andorrës është malorë. Pika më e ultë është 840m në Riu Runer, ndërsa ajo më e larta në Coma Pedrosa arrin lartësinë deri në 2,946 metra mbi nivelin e detit.
Si pasurit natyrore të Andorrës dallohen, ujërat që burojnë në male me prurje ujore të lartë, uji i ftohtë mineral nga burimet natyrore, pylltaria - pyjet me druajnë të kualitetit të mirë, rezervat e hekurit si dhe lëkura e përfituar nga bagëtia e kullosave malore.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:24
Austria

Austria ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, në veri të Italisë dhe Sllovenisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Austrisë është 83,870 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 20 v, 13 20 L. Austria është një vend kontinental malor dhe sipërfaqja e përgjithshme e e saj përbëhet nga 82,444 km2 tokë dhe 1,426 km2 ujë. Vija kufitare e Austrisë është e gjatë rreth 2,562 km. Kjo vijë e ndanë atë nga Republika Çeke (362 km) në veri, Sllovakia (91 km), në lindje dhe jug me Hungaria (336km), Sllovenia (330 km), Italia(430 km), në perëndim me Zvicra (164), Lihtenshtajni (35) dhe në veri-perëndim me Gjermania (784 km).
Klima është kontinentale-malore e ndryshueshme me temperatura të ulëta në dimër dhe mesatare në verë. Temperaturat dimërore përcjellën me reshje bore në vendet malore dhe më pak në ato të rrafshit ndërsa ato të verës janë më të larta dhe përcillen nganjëherë me riga shiu e reshje shiu.
Relievi : Në pjesën perëndimore dhe jugore të Austrisë mbizotëron tereni shkëmborë i Alpeve. Pjesa tjetër e vendit në lindje dhe veri është kryesisht e rrafshët me pyje e fusha. Austria nuk ka dalje në det, lumi më i gjatë që përshkojnë atë është Danubi në veri të vendit. Pika më e ultë e Austrisë gjendet në Neusiedler (115m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,798 metrave në Grossglockner.
Si pasurit natyrore të Austrisë llogariten: nafta, qymyri, pyjet, hekuri, zinku, antimoni, magnezi, grafiti, kripa si dhe prurja e ujit të lumenjve.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:24
Belgjika

Belgjika ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, me dalje në Detin Verior, në mes të Francës dhe Holandës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Belgjikës është 30,528 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 50 50 V, 4 00 L. Kjo sipërfaqe përbëhet nga 30,278km2 tokë dhe 250km2 ujë me një vijë bregdetare prej 66.5 km. Vija e kufirit tokësor të Belgjikës është e gjatë rreth 1,385 km. Kjo vijë e ndanë atë nga Franca (620 km), Gjermania (167 km), Luksemburgu (148 km) dhe Holanda (450 km).
Klima është bregdetare me dimër të lehtë dhe verë të freskët.
Relievi : Në pjesën veri-perëndimore, relievi i Belgjikës ka një teren të rrafshët bregdetar i cili ngrihen në male në pjesën qendrore. Pika më e ultë e Belgjikës gjendet në brigjet e detit veriorë (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 694 metrave në Signal de Botrange. Lumenjtë në të njohur të Belgjikës janë: Meuse, Rhine, Scheldt, Seine dhe Yser.
Si pasurit natyrore të Belgjikës llogariten: qymyri, gazi natyrorë, materiale konstruktimi, silici dhe karboni.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:24
Bjellorusia

Bjellorusia ndodhet në pjesën lindore të Evropës, në lindje të Polonisë dhe veri të Ukrainës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Bjellorusisë është 207,600 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 53 00 V, 28 00 L. Vija kufitare e Bjellorusisë është e gjatë rreth 2,900 km. Kjo vijë e ndanë atë nga Letonia (141 km), Rusia (959 km), Ukraina (891 km), Polonia (407 km) dhe Lituania (502 km).
Klima: Ka klimë kontinentale, me dimër të rëndë dhe verë të ftohtë e kohë të vranët.
Relievi i Bjellorusisë përbëhet kryesisht nga një teren i rrafshët. Pika më e ultë e Bjellorusisë gjendet në brigjet e lumit Nyoman (90m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 346 metrave në Dzyarzhynskaya Hara në pjesën qendrore të vendit. Lumi më i gjatë që përshkon Bjellorusisë është lumi Dnjeper
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: gazi natyrorë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:24
Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja dhe Hercegovina ndodhet në pjesën jugore të Evropës, në gadishullin Ballkanik. Në lindje të vendit ndodhet Kroacia (në jug-lindje Dalmacia) ndërsa në veri-perëndim Serbia (Vojvodina), në lindje Serbia (Sanxhaku) dhe në pjesën jug-lindore ndodhet Mali i Zi.
Sipërfaqja e përgjithshme e Bosnjës dhe Hercegovinës është 51,129 km2 dhe shtrihet në koordinatat gjeografike 44 00 V, 18 00 L. Bosnja ka një vijë bregdetare prej 20km dhe vija kufitare e saj është e gjatë rreth 1,459 km. Kjo vijë kufitare e ndanë atë nga Kroacia (932 km), Serbia dhe Mali i Zi (527 km).
Klima : Ka klime kontinentale dhe bregdetare me verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë. Në pjesët malore të vendit mbanë dimër i gjatë me ngrica dhe verë e shkurtë e ftohtë.
Relievi i Bosnjës është kryesisht shkëmborë dhe malorë me disa rrafshnalta dhe një pjesë e vogël e bregdetit në jug. Pika më e ultë e Bosnjës gjendet në brigjet e detit Adriatik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,386 metrave në Magliq afër kufirit me Malin e Zi. Lumenjtë më të njohur që përshkojn Bosnjën dhe Hercegovinën janë lumenjtë Sava dhe Neretva.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyr guri, hekuri, boksiti, kromi, kobalti, magnezi, nikeli, gipsi, kripa si dhe prurja e ujit nga lumenjtë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:25
Britania e Madhe

Britania e Madhe ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, ishujt e saj në të cilët hynë dhe një e gjashta pjesë e ishullit të Irlandës shtrihen në mesë të Oqeani Atlantikut veriorë dhe detit veriorë në veri të Francës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Britanisë është 244,820 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 54 00 V, 2 00 L. 3,230 km2 të kësaj sipërfaqeje janë ujore ndërsa 241,590 km2 tokë me një vijë bregdetare prej 12,429 kilometrave. Vija kufitare tokësore e Britanisë është vetëm 360 km dhe atë në ishullin irlandez me Irlandën.
Klima është e ndikuar nga rrymimet e ajrit të shkaktuara në oqean dhe kryesisht mbizotëron një mot i vranët po thuaj se gjatë tërë vitit.
Relievi i Britanisë përbëhet kryesisht nga një teren i malorë i ulët dhe nga rrafshi bregdetarë. Në pjesët lindore dhe juglindore tereni është më shkëmborë. Pika më e ultë e Britanisë gjendet nën nivelin e detit 4 metra në Fens (The Fens) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,343 metrave në Ben Nevis në pjesën perëndimore të vendit.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyr guri, nafta, gazi natyrorë, hekuri, lëkura, zinku, ari, kripa, kalku, gipsi, silici etj.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:25
Bullgaria

Bullgaria ndodhet në pjesën juglindore të Evropës, me dalje në Detin e Zi, në mes të Rumanisë dhe Turqisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Bullgarisë është 110,910 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 43 00 V, 25 00 L dhe 110,550 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 360 2 ujë. Vija bregdetare e Bullgarisë në detin e zi është 354 km e gjatë dhe kufiri tokësore është 1,808 km që e ndajnë atë nga Rumania (608 km), Turqia (240 km), Greqia (494 km), Maqedonia (148 km) dhe Serbia (318 km) .
Klima e Bullgarisë ndryshon varësisht nga viset e sajë, në pjesët bregdetare është një klimë mesdhetare me dimër të lehtë dhe verë të nxehë ndërsa në brendi të vendit një klimë kontinentale e ngjashme me të Kosovës me dimër të fortë dhe verë të ngrohtë deri të nxehtë.
Relievi i Bullgarisë përbëhet kryesisht nga një teren i malor-shkëmborë me rrafshnalta të cilat zënë sipërfaqen më të madhe në pjesën veriore dhe juglindore të vendit. Pika më e ultë e relievit gjendet në brigjet e detit të zi (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,925 metrave në vendin e quajtur Musala në pjesën jugperëndimore të vendit.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: boksiti, bakri, lëkura, zinku, qymyr guri, pylltaria si dhe toka e punueshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:25
Republika Çeke

Republika Çeke ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, është vend kontinental në juglindje të Gjermanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Çekisë është 78,866 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 49 45 V, 15 30 L dhe 77,276 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,590 km2 ujë. Vija kufitare është 1,881 km që e ndajnë atë nga Polonia (658 km), Sllovakia (215 km), Austria (362 km) dhe Gjermania (646 km).
Klima e Çekisë është kontinentale e ndryshueshme me verë të freskët gjerë të ftoftë dhe dimër të ftohtë.
Relievi i Çekisë në Bohemi është terren shkëmborë i rrethuar nga malet e ulëta dhe rrafshnaltat ndërsa Moravia në jug merret si vend shkëmborë. Pika më e ultë gjendet në brigjet e lumit Elbe (115m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,602 metrave në vendin e quajtur Snezka në pjesën veriore të vendit afër kufirit me Poloninë.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyr guri, grafiti dhe pylltaria.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:26
Danimarka


Danimarka ndodhet në pjesën veriore të Evropës, ka dalje në detin baltik dhe ishuj të saj shtrihen në detin verior.
Sipërfaqja e përgjithshme e Danimarkës është 42,394 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 56 00 V, 10 00 L . 43,094 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 700 km2 ujë. Vija bregdetare e Danimarkës është 7,314 km e gjatë ndërsa vija e kufirit tokësorë është e gjatë vetëm 68 km dhe e ndanë atë me Gjermaninë
Klima e Danimarkës është kontinentale e ndryshueshme me verë të freskët gjerë të ftoftë dhe dimër të ftohtë e të vranët me frymë.
Relievi i Danimarkës është teren kryesisht i rrafshët dhe në brendi të vendit vijnë vargmalet. Pika më e ultë gjendet nën nivelin e detit në Lammefjord (-7m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 173 metrave në vendin e quajtur Yding Skovhoej në qendër të vendit.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: nafta, gazi natyrorë, peshkimi, kripa, kalku dhe materiali ndërtimor.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:26
Estonia

Estonia ndodhet në pjesën jugore të Evropës, ka dalje në detin baltik dhe në gjirin e Finlandës, në mes të Letonisë dhe Rusisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Estonisë është 45,226 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 59 00 V, 26 00 L dhe 43,211 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 2,015 km2 ujë. Vija bregdetare e Estonisë është 3,794 km e gjatë ndërsa vija e kufirit tokësorë është e gjatë 633 km dhe e ndanë atë nga Letonia (339 km) dhe Rusia (294 km),
Klima në Estoni është oqeanike me lagështi bregdetare, me dimër të butë dhe verë të ftohtë.
Relievi i Estonisë është teren kryesisht i rrafshët në pjesën veriore dhe malorë në pjesën jugore. Pika më e ultë gjendet përgjatë bregdetit në detin baltik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 318 metrave në vendin e quajtur Suur Munamagi në jug të vendit, afër kufirit me Letonin dhe Rusinë.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: nafta, gazi natyrorë, peshkimi si dhe toka e punueshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:26
Finlanda

Finlanda ndodhet në pjesën veriore të Evropës, me dalje në detin Baltik, gjirin Bothnia, gjirin e Finlandës në mes të Suedisë dhe Rusisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Finlandës është 338,145 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 64 00 V, 26 00 L dhe 304,473 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 33,672 km 2 ujë. Vija bregdetare e Finlandës është 1,250 km e gjatë dhe vija kufitare tokësore është 2,690 km që e ndajnë atë nga Norvegjia (736 km), Suedia (614 km) dhe Rusia (1,340 km).
Klima e Finlandës ndryshon varësisht nga viset e sajë por kryesisht zotëron një klimë polare e ftohtë. Falë liqeneve të shumtë në këtë pjesë (60 000 liqenjë) të cilët ndikojnë në zbutjen e të ftohtit është i mundshëm edhe jetesa e njerëzve.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit e përbëjnë terrenet e rrafshëta të cilat ndërpriten rrallë nga malet e ulëta dhe liqenet. Pika më e ultë e relievit gjendet nën brigjet e detit Baltik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,328 metrave në vendin e quajtur Halti në pjesën veriore të vendit afër kufirit me Norvegjinë.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: pylltaria, hekuri, bakri, legurat e zinku|zinkut, kromi, nikeli, ari, argjendi, etj.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:26
Franca

Franca ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, me dalje në gjirin e Biskajt, kanalin anglezë, në mes të Belgjikës dhe Spanjës në juglindje të Britanisë Madhe dhe me dalje në detin Mesdhe në mes të Italisë dhe Spanjës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Francës është 547,030 km2 duke lënë anash viset tjera nën administrimin e saj. Kjo siperfaqe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 2 00 L dhe 545,630 km 2 janë tokë ndërsa 1,400 km 2 ujë. Vija bregdetare e Francës është 3,427 km e gjatë dhe vija kufitare tokësore është 2,889 km që e ndajnë atë nga Belgjika (620 km), Luksemburgu (73 km), Gjermania (451 km), Zvicra (573 km), Italia (488 km), Monako (4.4 km), Spanja (623 km) dhe Andora (56.6 km).
Klima e Francës në përgjithësi është me dimër të ftohtë dhe verë të butë por kjo nuk vlen për viset ë bregdetin e Mesdheut ku dimëni është i butë dhe vera e nxehtë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit në veri dhe perëndim e përbëjnë terrenet e rrafshëta dhe malet e ulëta, pjesa tjetër jugore përshkruhet nga Pirinjtë dhe ajo lindore nga Alpet e larta. Pika më e ultë e relievit gjendet nën nivelin përgjatë lumit Rëne (-2m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 4,807 metrave në qafën malore Mont Blank.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyr guri, hekuri, boksiti, zinku, uraniumi, gipsi, pylltaria dhe peshkimi.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:27
Gjermania

Gjermania ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, me dalje në detin Baltik dhe detin e Veriut, në mes të Holandës dhe Polonisë në veri të Austrisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Gjermanisë është 357,021 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 51 00 V, 9 00 L dhe 349,223 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,798 km 2 ujë. Vija bregdetare e Gjermanisë është 2,389 km e gjatë dhe vija kufitare tokësore është 3,621 km që e ndajnë atë nga Danimarka (68 km), Polonia (456 km), Republika Çeke|Çekia (646 km), Austria (784 km), Zvicra (334 km), Franca (451 km), Luksemburgu (138 km), Belgjika (167 km) dhe Holanda (577 km)
Klima e Gjermanisë është e ndryshme në përgjithësi është klimë kontinentale me dimër e verë të lagësht.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit në veri dhe perëndim e përbëjnë terrenet e rrafshëta dhe malet e ulëta,në pjesën jugore e posaçërisht në Bavari tereni është malorë dhe përshkohet nga Alpet. Pika më e ultë e relievit gjendet nën nivelin e detit në një vend të quajtur Nojdorf (-3.54m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,963 metrave në vendin e quajtur Cugshpice.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyr guri, ligniti, gazi natyrorë, hekuri, bakri, nikeli, uraniumi, kripa, materiali ndërtimor, pylltaria dhe toka e punueshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:27
Greqia

Greqia ndodhet në pjesën jugore të Evropës, me dalje në detin Egje dhe detin Mesdhe, në mes të Shqipërisë dhe Turqisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Greqisë është 131,940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 39 00 V, 22 00 L dhe 130,800 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,140 km 2 ujë. Vija bregdetare e Greqisë është 13,676 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë është 1,228 km që e ndajnë atë nga Bullgaria (494 km), Turqia (206 km), Shqipëria (282 km) dhe Maqedonia (246 km)
Klima e Greqisë është e butë me dimër të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit është malore dhe shkëmbinj që zbresin në bregdet duke formuar ishuj dhe ujdhesa. Pika më e ultë e relievit gjendet në bregdetin e Mesdheut (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,917 metrave në maje të maleve të Olimpit.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: ligniti, derivate të nafta|naftës, hekuri, boksiti, zinku, nikeli, magneziti, kripa si dhe prurja e ujit e mirë për energji.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:27
Holanda

Holanda ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, me dalje në detin Verior, mes Belgjikës dhe Gjermanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Holandës është 131,940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52 30 V, 5 45 L dhe 33,883 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,643 km 2 ujë. Vija bregdetare e Holandës është 451 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor është 1,027 km duke e ndarë atë nga Belgjika (450 km) dhe Gjermania (577 km)
Klima e Holandës është e butë me verë të freskët deri të ftohtë dhe dimër të butë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët dhe i ulët, ndërsa në jug-lindje gjenden disa male. Pika më e ultë e relievit gjendet në nivelin e detit në vendin e quajtur Cuidplaspolder (-7m) dhe ajo më e larta, 322 metra mbi nivelin e detit, në vendin e quajtur Valserberg.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: gazi natyror, derivatet e nafta|naftës, kripa, zalli si dhe toka e punueshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:27
Hungaria

Hungaria ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, në veriperëndim të Rumanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Hungarisë është 93,030 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 00 V, 20 00 L dhe 33,883 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 690 km 2 ujë. Hungaria është një vend kontinental dhe ka një vijë kufitare 2,171 km të gjatë, që e ndajnë atë nga Sllovakia 677 km, Ukraina 103 km, Rumania 443 km, Serbia 151 km, Kroacia 329 km, Sllovenia 102 km dhe Austria 366 km.
Klima e Hungarisë është klimë kontinentale me dimër të ftohtë dhe verë të ngrohtë deri të nxehtë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët dhe përgjatë kufirit me Sllovakinë janë disa bjeshkë dhe male të ulëta. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Tisa ( 78m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,014 metrave në vendin e quajtur Kekes rreth 50km në veriperëndim të Budapestit.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: boksiti, qymyri, gazi natyrorë si dhe toka e punueshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:28
Maqedonia

Maqedonia ndodhet në pjesën juglindore të Evropës, në mes të Kosovës dhe Greqisë, Shqipërisë e Bullgarisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Maqedonisë është 25,333 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 41 50 V, 22 00 Ldhe 24,856 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 477 km2 ujë. Vija kufitare e Maqedonisë është 25,333 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Kosova (110 km), Serbia (111 km; kufiri Kosovë - Serbi - Maqedoni ende nuk është i përcaktuar), Bullgaria (148 km), Greqia (246 km) dhe Shqipëria (151 km).
Klima e Maqedonisë është klimë e ngjashme me të Mesdheut e nxehtë me vera të thata e dimra të ftohta me reshje dëbore të mëdha.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Maqedonisë është terren i vrazhdë, përpos luginës së Vardarit këtë e zbusin edhe rrethina e liqeneve të mëdha. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Vardar (50m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,764 metrave në vendin e quajtur Maja e Korabit.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: hekuri i cilësisë së ultë, bakri, zhiva, zinku, kromi, magnesiumi, nikeli, ari, argjendi, asbesti, gjipsi, pylltaria si dhe toka e punueshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:28
Irlanda

Irlanda ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, zë pestë të gjashtat e ishullit irlandez në oqeanin Atlantik, në perendimë të Britanisë së Madhe .
Sipërfaqja e përgjithshme e Irlandës është 70,280 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 53 00 V, 8 00 L dhe 68,890 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,390 km 2 ujë. Vija bregdetare e Irlandës është 1,448 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë është 360 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Irlanda Veriore njësi shtetrore e Britanisë së Madhe.
Klima e Irlandës është e detare e lagësht dhe ndikohet nga rrymimet në oqeanin Atlantik. Dimri i butë dhe vera e ftohët janë karakteristika të klimës së ishullt.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit është terren me rrafshënalta të rrethuara nga bjeshkët dhe malet e ulëta ndërsa pjesa perëndimore përshkrohet me një teren me shumë gjire. Pika më e ultë e relievit gjendet në nivelin e oqeanit Atlantik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,041 metrave në vendin e quajtur Karauntuhil.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: gazi natyrorë, bakri, plumbi, zinku, argjendi, guri gëlqerorë etj.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:28
Islanda

Islanda ndodhet në pjesën veriore të Evropës, në mes të detit të Grinlandës dhe pjesa perëndimore të oqeanit Atlantik, në veriperëndim të Britanisë së Madhe .
Sipërfaqja e përgjithshme e Islandës është 103,000 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 65 00 V, 18 00 L dhe 100,250 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 2,750 km 2 ujë. Vija bregdetare e Islandës është 4,988 km e gjatë ndërsa ajo nuk ndanë asnjë milimetër kufi tokësor me ndonjë shtet.
Klima e Islandës është gjithnjë e varur nga ajo që vije nga veriu i oqeanit. Zakonisht klima është e butë me dimër me frymë dhe verë të ftohtë e të lagshtë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët me ca male e fusha akulli ndërsa bregdeti i saj është i mbytur në gjirinjët dhe ujdhesat e shumta në oqean. Pika më e ultë e relievit gjendet në nivelin e oqeanit Atlantik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,119 metrave në vendin e quajtur Uvanadalshukur
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: peshkimi, prurja e ujit, etj.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:28
Italia

Italia ndodhet në pjesën jugore të Evropës, në gadishullin apenin në pjesën qendrore të detit Mesdhe, në veri të Shqipërisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Italisë është 301,230 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42 50 V, 12 50 L dhe 294,020 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,210 km 2 ujë. Vija bregdetare e Italisë është 7,600km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 1,932.2 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Austria (430 km), Franca (488 km), Vatikani (3.2 km), San Marino (39 km), Sllovenia (232 km) dhe Zvicra (740 km).
Klima e Italisë është klimë e Mesdheut, në pjesën veriore alpine dhe atë jugore e thatë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë dhe malorë, përgjatë bregdetit është teren i ulët dhe i rrafshët. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Mesdhe ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,748 metrave pika e dytë më e lartë e Monte Biankos.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri, zhiva, mermeri, asbesti, sulfuri, gazi natyrorë si dhe rezerva të gazit të parafinuar, peshkimi dhe toka e punueshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:29
Kosova

Kosova është ndarë në dy rrafshe me përmasa të barabarta (zona e Vardarit në lindje dhe zona e Drinit në perëndim) nga një vijë me prirje Veri-Veriperëndim dhe Jug-Juglindje, midis brezit gjeologjik Serbisë – Maqedonisë në Kosovë dhe brezit gjeologjik Dinarik i Shqipërisë. Zona e shkarjes transformuese Mesozoike e ashtuquajtura lineamenti (tërthorja) Shkodër – Pejë, ndan Drinin dhe Korabin ne dy zona: Zona e Vardarit është e rëndësishme nga pikëpamja ekonomike pasi ka në gjininë e vet vendburimet e plumb – zink – argjendit të Trepçës. Depozitimet që e përbejnë ketë zone varrojnë nga karbonatet -skarnet si shkëmbinj amë, mbushjet karstike dhe depozitimet damarore. Platformat mesozoike gëlqerore kanë qene të zaptuara nga shumë gjenerata shkarjesh te orientuara ne drejtime te ndryshme. Gëlqerorët janë shkëmbinj reaktive të aftë të thithin solucionet e nxehta të pasura me minerale dhe metalet shkëputën nga solucionet në këtë horizont te favorshëm. Zona e Vardarit mund të këtë origjinën në Paleozoik të hershëm, si pjese e Palaeo - Tethys që ndan Gondwanaland në jug dhe nga Eurasia në veri, ose ne Triasik, i ngjashëm me pellgun oqeanik të detit të Kuq të sotëm. Mbyllja e fundit te oqeanit te Vardarit është e paqartë dhe mund të ketë ndodhur në Kretak ose Tercier të hershem. Formacioni i ofioliteve me rrugën e mbylljes dhe hapjes së oqeanit është e rëndësishme në atë që ne njësite ultra-bazike përmbajnë krom dhe këto shkëmbinj të serpentinizuar shkatërrohen nga alterimi tropokal – subtropikal që me kohë prodhojnë akumulimet e boksiteve dhe te nikelit lateritik. Vendburimet e boksiteve nëe Kosovën qendrore – perëndimore janë të vendosur në gëlqeror karstik dhe përfaqësojnë mbetjet e këtyre ultra-bazikeve të alternuar.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:29
Kroacia

Kroacia ndodhet në pjesën jugore të Evropës, me dalje në Deti Adriatik|detin Adriatik, në mes të Sllovenisë dhe Bosnjës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Kroacisë është 56,542 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 45 10 V, 15 30 L dhe 56,414 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 128 km 2 ujë. Vija bregdetare e Kroacisë është 5,835 km e gjatë nga e cila 1,777 km janë bregdet i brendisë së vendit dhe 4,058 km bregdet i ishujve në Adriatik. Vija e kufirit tokësorë është 2,197 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Sllovenia (670 km), Hungaria (329 km), Serbia (Vojvodina) (veri 241km), Bosnja dhe Hercegovina (932 km) dhe në jug Mali i Zi.
Klima e Kroacisë është klimë e Mesdheut dhe kontinentale. Klima kontinentale dominon me dimër të ftoftë dhe verë të nxehtë në veri ndërsa në bregdet (Dalmaci) mbanë verë e thatë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit përgjatë kufirit me Hungarinë është e rrafshët, përgjatë bregdetit në Dalmaci është teren i vrazhdë me bjeshkë dhe male. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Adriatik ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,830 metrave në Dinare, afër kufirit me Bosnjën.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: nafta, pakë qymyri|qymyr, boksiti, kalciumi, gipsi, asfalti natyrorë, silici, kripa si dhe prurja e ujit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:29
Letonia

Letonia ndodhet në pjesën lindore të Evropës, me dalje në detin Baltik, në mes të Estonis dhe Lituanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Letonisë është 64,589 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 57 00 V, 25 00 L dhe 63,589 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,000 km 2 ujë. Vija bregdetare e Letonisë është 531 km e gjatë. Vija e kufirit tokësorë është 1,150 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Estonia (339 km), Rusia (217 km), Bjellorusia (141 km) dhe Lituania (453 km).
Klima e Letonisë është klimë bregdetare-oqeanike me dimër të lagësht e temperatura mesatare për këtë stinë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët e i ulët. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Baltik ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 312 metrave në vendin e quajtur Gaizinkalëns.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: guri gëlqerorë, qelibari, prurja e ujit, pylltaria si dhe toka e punueshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:29
Lihtenshtajni

Lihtenshtajni ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, në mes të Austrisë dhe Zvicrës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Lihtenshtajnit është 160 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 16 V, 9 32 L, përndryshe është vend kontinental dhe nuk ka dalje në ujra. Vija kufitare e Lihtenshtajnit është 76 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Austria (34.9 km) dhe Zvicra (41.1 km).
Klima e Lihtenshtajnit është klimë kontinentale e ftohtë, me dimër të vranët e me reshje bore e shiu, me verë të vranët e të lagësht.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit është terren me bjeshkë (Alpet) përreth luginave të lumenjve . Pika më e ultë e relievit gjendet në vendin e quajtur Rugeler Rit (430m, në pjesën veriore) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,599 metrave në vendin e quajtur maja e hirtë në pjesën jugore të vendit në kufi me Zvicrën.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: prurja e ujit si dhe toka e punueshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:30
Lituania

Lituania ndodhet në pjesën lindore të Evropës, me dalje në detin Baltik në mes të Letonisë dhe Rusisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Lituanisë është 65,200 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 56 00 V, 24 00 L. Vija bregdetare përgjatë detit Baltikë është e gjatë 99 km ndërsa vija kufitare e Lituanisë është 1,273 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Letonia (453 km), Bjellorusia (502 km), Polonia (91 km) dhe Rusia (227 km, rajoni i Kalingradit).
Klima e Lituanisë është klimë oqeanike që ne brendi kalon në atë kontinentale, e lagësht me temperatura në dimër dhe verë mesatare.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Lituanisë është terren i rrafshët dhe i ulët me shumë liqenjë të vegjël. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të detit Baltik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 292 metrave në vendin e quajtur Juozapinesë.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: toka e punueshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:30
Luksemburgu

Luksemburgu ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, në mes të Francës dhe Gjermanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Luksemburgut është 65,200 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 49 45 V, 6 10 L. Vija kufitare e Luksemburgut është 359 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Gjermania (138 km), Belgjika (148 km) dhe Franca (73 km).
Klima e Luksemburgut është klimë kontinentale me dimër të butë dhe verë të ftohtë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Luksemburgut është terren me rrafshnalta të gjëra e të buta, me male të cekëta që në veri shendohen në bjeshkë . Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Mosele (133m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 559 metrave në vendin e quajtur "Vendi i kalas".
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: hekuri që nuk nxirret më dhe toka e punueshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:31
Mali i Zi

Mali i Zi ndodhet në pjesën jugore të Evropës.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:31
Malta

Malta ndodhet në pjesën jugore të Evropës, një ishull në Mesdhe, në jug të Sicilisë (Italia).
Sipërfaqja e përgjithshme e Maltës është 316 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35 50 V, 14 35 L. Vija bregdetare e Maltës është 196.8 km e gjatë duke mos llogaritur 56.01 km të ishujt e Gozosë.
Klima e Maltës është klimë mesdhetare e nxehtë me verë të thatë e dimër të butë me reshje shiu.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Maltës është terren i rrafshët dhe i lëmuar, të formuar si ujdhesa pranë bregut të detit. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 253 metrave në vendin e quajtur Ta'Dmejrek.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: guri gëlqerorë, kripa si dhe toka e punueshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:31
Moldavia

Moldavia ndodhet në pjesën lindore të Evropës, në verilindje të Rumanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Moldavisë është 33,843 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 00 V, 29 00 L dhe 33,371 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 472 km 2 ujë. Vija kufitare e Moldavisë 1,389 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Rumania (450 km) dhe Ukraina (939 km).
Klima e Moldavisë është klimë e kontinentale, me dimër me temperatura mesatare dhe verë të nxehtë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Moldavisë është terren i stepave. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Dniester (2m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 430 metrave në vendin e quajtur Dealul Balanesti, 30 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: ligniti, fosfatet, gipsi si dhe toka e punueshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:31
Monako

Monako ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, me dalje në detin Mesdhe pranë bregdetit jugorë të Francës afër kufirit me Italinë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Monakos është 1.95 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 43 44 V, 7 24 L. Vija bregdetare e Monakos është e gjatë 4.1 km dhe kufiri tokësor me Francën 4.4 km.
Klima e Monakos është klimë e kontinentale, me dimër me temperatura mesatare dhe verë të nxehtë.
Relievi : Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Monakos është terren i katundeve në bjeshkë të ashpra. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit në detin e Mesdheut (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 140 metrave në vendin e quajtur Maja e Exhel.
Ky vend i vogël nuk ka ndonjë pasuri natyrore që të mund të llogaritej si e tillë, kryesisht është vend turistikë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:32
Norvegjia

Norvegjia ndodhet në pjesën veriore të Evropës, me dalje në detin Verior dhe pjesën veriore të Atlantikut, në perëndim të Suedisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Norvegjisë është 324,220 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 62 00 V, 10 00 L dhe 307,860 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 16,360 km 2 ujë. Vija bregdetare e Norvegjisë është 21,925 km e gjatë duke llogaritur këtu tokën amtare (3,419 km) dhe ë gjitha ishujt e mëdha (2,413 km) , ishujt e vegjël, ujdhesat dhe siujdhesat që i takojnë asaj (16,093 km). Kufiri tokësorë është 2,551 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Rusia (196 km), Finlanda (736 km) dhe Suedia (1,619 km).
Klima e Norvegjisë është klimë bregdetare oqeanike përgjatë bregdetit dhe kryesisht e ftohtë dhe e lagësht si në dimër dhe në verë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Norvegjisë është terren i vrazhdë dhe malorë, përgjatë bregdetit është teren i ulët që formon liqene të shumta. Pjesa veriore është e ngrirë gjatë gjithë vitit. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të oqeanit ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,469 metrave në një vend të quajtur Galdëhopingen.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: nafta, gazi natyrorë, hekuri, bakri, plumbi, zinku, titani, nikeli, peshkimi, pylltaria si dhe prurja e ujit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:32
Polonia

Polonia ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, me dalje në detin Baltik, në lindje të Gjermanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Polonisë është 312,685 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52 00 V, 20 00 L dhe 304,465 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 8,220 km 2 ujë. Vija bregdetare e Polonisë është 491 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,788 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Kalingradi (Rusia) (206 km), Lituania (91 km), Bjellorusia (407 km), Ukraina (526 km), Sllovakia (444 km), Çekia (658 km) dhe Gjermania (456 km).
Klima e Polonisë është klimë e ndryshueshme kryesisht e freskët me verë të lagshtë e dimër mesatar.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Polonisë është terren i rrafshnaltave, kufiri në jugë përshkohet nga malet. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Elbe në vendin e quajtur Raçki ( -2m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Rysy.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri, bakri, gazi natyrorë, argjendi, plumbi, kripa qelibari si dhe toka e punueshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:32
Portugalia

Portugalia ndodhet në pjesën jugperëndimore të Evropës, me dalje në Atlantikun verior, në perëndim të Spanjës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Portugalisë së bashku me ujdhesat është 92,391 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 39 30 V, 8 00 L dhe 91,951 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 440 km 2 ujë. Vija bregdetare e Portugalisë është 1,793 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 1,214 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Spanja.
Klima e Portugalisë është oqeanike e ndryshueshme, e ftohtë dhe me reshje në veri ndërsa në jug e ngrohtë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Portugalisë është terren malorë në veri të lumit Tagus dhe terren i vrazhdë në jug. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,351 metrave në vendin e quajtur "Pika e vjetër" në Azores.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: peshkimi, tapa (nga drunjtët), bakri, zinku, kallaji, argjendi, ari. urani, mermeri, argjila, gipsi, kripa, toka e punueshme si dhe prurja e ujit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:32
Qipro

Qipro ndodhet në lindjen e afërt - Azi, një ishull në detin Mesdhe, në jug të Turqisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Qipros së bashku me pjesën veriore është 9,250 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35 00 V, 33 00 L dhe 9,240 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 10 km 2 ujë. Vija bregdetare e Qipros është 648 km e gjatë ndërsa gjatësia e kufirit tokësorë me bazat britanike nuk është e dhënë.
Klima e Qipros është Mesdhetare, me verë të nxehtë e të thatë dhe dimër të ftohtë.
Relievi i Qipros në pjesën qendrore është terren me rrafshnalta ndërsa në veri dhe jug terren malorë. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të detit Mesdhe dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,951 metrave në vendin e quajtur "Mali Olimpik" në veriperëndim të vendit.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: bakri, asbesti, gipsi, pylltaria, kripa, mermeri dhe argjila.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:33
Rumania

Rumania ndodhet në pjesën juglindore të Evropës, me dalje në detin e Zi, në mes të Bullgaris dhe Ukrainës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Rumanisë është 237,500 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 25 00 L dhe 230,340 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,160 km 2 ujë. Vija bregdetare e Rumanisë është 225 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,508 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Ukraina (531 km), Moldavia (450 km), Bullgaria (608 km), Serbia (476 km) dhe Hungaria (443 km).
Klima e Rumanisë është klimë e ndryshueshme, kryesisht me dimër të ftohtë e reshje bore dhe verë të ngrohtë me reshje shiu.
Relievi : Pjesa qendrore e lugut të Transilvanisë është e ndarë nga rrafshi i Moldavisë në lindje me malet e Karpateve dhe nga rrafshi i Vllahisë me Alpet e Transilvanisë. Pika më e ultë e relievit (0m) gjendet përgjatë bregut të detit të Zi dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Moldoveanu.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: disa rezerva nafta|nafte, pylltaria, gazi natyrorë, qymyri, hekuri, kripa, toka e punueshme si dhe prurja e ujit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:33
Rusia

Rusia ndodhet në pjesën veriore të Azisë (pjesa prapa perëndimit të Uralit shkon me kontinentin e Evropës), me dalje në oqeanin e Qetë, në mes të Evropës dhe pjesës veriore të oqeanit të Qetë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Rusisë është 17,075,200 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 60 00 V, 100 00 L dhe 16,995,800 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 79,400 km 2 ujë. Vija bregdetare e Rusisë është 37,653 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 20,017 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Azerbajxhani (284 km), Bjellorusia 959 km, Kina (3,605 km; në juglindje) , Kina ( 40 km; në jug), Estonia (294 km), Finlanda (1,340 km), Gjeorgjia (723 km), Kazakistani (6,846 km), Koreja Veriore (19 km), Letonia (217 km), Lituania (227 km; Kaliningrad Oblast) , Mongolia (3,485 km), Norvegjia (196 km), Polonia (206 km; Kaliningradi) dhe Ukraina (1,576 km).
Klima e Rusisë është klimë e llojllojshme. Në pjesën Evropiane dominon klima kontinentale pakë sa më e butë se në veri. Në Siberi dominon temperatura shumë të ulëta.
Relievi : Në pjesën perëndimore të Uralit relievi i Rusisë përbëhet nga një terren me fusha të gjëra dhe male të ulëta. Relievin në Siberi e përbëjnë fushat e ngrira dhe me borë. Në regjionet përgjatë kufirit jugor, relievi përshkohet nga vargmale. Pika më e ultë e relievit (-28m) është në liqenin Kaspik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 5,633 metrave në vendin e quajtur Maja El'brus.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: rezerva nafte, gazi natyrorë, qymyri si dhe shumë lloje të mineraleve strategjike, pylltaria. Rusia është një ndër vendet me sipërfaqe më të madhe në botë, eksploatimi dhe hulumtimi i gjitha pasurive natyrore për shkak të distancave të largëta dhe klimës nuk është i mundshëm.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:33
San Marino

San Marino ndodhet në pjesën jugore të Evropës dhe është një vend kontinental pa dalje në det.
Sipërfaqja e përgjithshme e San Marinos është 61.2 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 43 46 V, 12 25 L. Vija kufitare e San Marinos është 39 km e cila krijon kështu një oazë në Italinë qendrore.
Klima e San Marinos është mediterane me dimër të butë gjerë të ftoftë dhe verë të nxehtë me diell.
Relievi i San Marinos përshkruhet nga malet. Pika më e ultë e relievit (55m) gjendet në vendin e quajtur Torrente Ausa ndërsa ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 755 metrave në majën Monte Titano.
Si pasurit natyrore e këtij vendi llogaritet të jetë guri që përdoret për ndërtim.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:34
Sllovakia

Sllovakia ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, në jug të Polonisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Sllovakisë është 48,845 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 48 40 V, 19 30 L dhe 48,800km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 45km2 ujë. Vija kufitare e Sllovakisë është 1,524 km që e ndajnë atë nga Austria (91 km), Republika Çeke (215 km), Polonia (444 km) dhe Ukraina (97 km).
Klima e Sllovakisë në përgjithësi e ndryshueshme e ftohtë. Në verë majën temperatura të ulëta për këtë stinë, ndërsa dimri është diçka më i lagësht se në Kosovë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit në qendër të Sllovakisë dhe veri është terren i vrazhdë malorë (katunde), ndërsa pjesa jugore përbëhet nga rrafshnaltat. Pika më e ultë e relievit (94m) gjendet përgjatë lumit Bodrok dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2,655 metrave në vendin e quajtur Gërlahovski.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri i kaftë dhe ligniti, ca rezerva hekuri, bakri dhe mangalli, kripa si the toka e punueshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:34
Sllovenia

Sllovenia ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, me dalje në detin Adriatik, në mes të Austrisë dhe Kroacisë . Sipërfaqja e përgjithshme e Sllovenisë është 20,273 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 07 V, 14 49 L dhe 20,151 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 122km2 ujë. Vija bregdetare e Sllovenisë është 46.6 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1,334 km që e ndajnë atë nga Austria (330 km), Kroacia (670 km), Italia (232 km) dhe Hungaria (102 km)
Klima e Sllovenisë është klimë e Mesdheut në bregdet dhe kontinentale e alpine në brendi të vendit. Përndryshe e ngjashme me klimën e Shqipërisë por pak më e ftohtë dhe më e lagësht.
Relievi i Sllovenisë përbëhet nga terreni bregdetar në pjesët përgjatë Adriatikut pas së cilës vijnë katundet, malet dhe bjeshkët e përziera me shumë lumenj në kufirin veriorë dhe verilindor. Pika më e ultë e relievit (0 m) gjendet përgjatë bregdetit Adriatik dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2,864 metrave në majën e malit Triglav.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri-ligniti, plumbi, zinku, zhiva, urani, argjendi, prurja e ujit dhe pylltaria.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Fri 13 May 2011 - 4:34
Spanja

Spanja ndodhet në pjesën jugperëndimore të Evropës, me dalje në detin Mesdhe dhe oqeanin Atlantik, në jugperëndim të Francës. Sipërfaqja e përgjithshme e Spanjës është 504,782 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 40 00 V, 4 00 P dhe 499.542km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 5.240km2 ujë në të cilën sipërfaqe hynë të gjitha ujdhesat dhe siujdhesat e Spanjës. Vija bregdetare e Spanjës është 4.964 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1.917.8 km që e ndajnë atë nga Andorra (63.7 km), Franca (623 km), Gjibraltari (1.2 km), Portugalia (1.214 km) dhe nga Maroku (15.9 km).
Klima e Spanjës është e ndryshueshme. Në bregdet pranë Mesdheut dominon klima mesdhetare me mot të kthjellët, verë të nxehtë. Në pjesën e brendshme të vendit është klimë kontinentale dhe malore.
Relievi i Spanjës përbëhet nga terreni me rrafshe bregdetare në pjesët përgjatë bregdetit të Mesdheut pas së cilave vijnë rrafshnaltat e katundet në pjesën qendrore dhe bjeshkët e Pirenejve në pjesën veriore dhe perëndimore. Pika më e ultë e relievit (0 m) gjendet përgjatë bregdetit të Mesdheut apo të oqeanit Atlantik dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 3,718 metrave në majën e malit e quajtur Maja e Teides në Ishullin Tenerife, pjese e ishujve Kanarie.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri, ligniti, hekuri, bakri, zinku, urani, zhiva, plumbi, magnezi, gipsi, prurja e ujit, toka e punueshme, etj.
Sponsored content

Shtetet e Europës Empty Re: Shtetet e Europës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi