Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Tollumbace
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1707
<b>Hobi</b> Hobi : Lufto per Veten,,ec perpara kurr mos u ndal ,forcen e shpirtit askujt mos ja fal ..Ec vazhdo drejtimin tend ,nese pengohesh diku cohu perseri ne kembe ,askujt meshire mos i kerko nese dikush te lendon per te mos u mundo ,lufto per jeten eshte shume e bukur kurr mos e vrit mendjen se do ngelesh e humbur ..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ku te dua un
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 07/10/2011
http://www.klealove.com

Shtetet Ilire Empty Shtetet Ilire

Mon 10 Oct 2011 - 13:47
Ne fundin e shek. V p.e.sone iliret hyne ne rrugen e zhvillimit skllavopronar. Ne shekujt qe pasuan e deri ne pushtimin romak krahinat me te perparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohen zhvillimin e tyre me te larte shoqeror e politik te pavarur. Urbanizimi intensiv i kesaj treve dhe zhvillimi qe mori, per pasoje, menyra antike e prodhimit ne shek. IV-III p.e.sone choi ne krijimin e nje shoqerie antike te mirefillte dhe ne formimin e nje vargu shtetesh ilire, te cilat u inkuadruan ne qyteterimin e perparuar te botes mesdhetare.
Midis formacioneve shteterore qe u formuan ne treven e gjere ilire, ai qe arriti nje shkalle te larte te zhvillimit politik dhe qe luajti nje rol te shquar ne ngjarjet politike te kohes qe Shteti Ilir apo Mbreteria Ilire. Qe nga dukja e ketij shteti emrat ilir dhe Iliri moren, pervech kuptimit te gjere etnik, edhe nje kuptim te ngushte politik, qe u lidhen me fatet historike te ketij formacioni shteteror dhe te popullsise se tij, e cila ne burimet e shkruara do te njihet me emrin Illyrii propriedictii (ilire te mirefillte). Ne kohe te ndryshme Mbreteria Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet qe i imponuan rrethanat politike, ne nje territor te gjere qe perfshinte krahinat prej lumit Naretva (Narona) ne veri e deri te lumi Vjosa (Aous), ne jug me nje shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lyhnide ne kufi me Maqedonine dhe me ne veri me Mbreterine Dardane.
Ne krahinat me jugore ilire u formua nje shtet tjeter i rendesishem ilir i njohur me emrin Shteti i epirit, i cili shquhet sidomos ne ngjarjet politike te fundit te shek. IV dhe te cherekut te pare te shek. III p.e.sone. Ne kohen e shtrirjes me te gjere te tij, ai perfshinte tokat prej lumit Vjosa (Aous) e deri ne gjirin e Artes (Nikopolit), duke u kufizuar nga jugu me Akarnanine, kurse nga lindja me Thesaline e Maqedonise.
Ne kete hapesire kane ekzistuar si formacione shteterore te pavarura edhe nje varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e te cilave u zhvillua here ne lidhje te ngushte e here ne kundershtim me ate te Shtetit Ilir dhe te atij te epirit. Ne rrethana te caktuara politike lindin gjithashtu formacione me pak te rendesishme ne formen e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylineve etj., qe kane nje peshe me te vogel ne historine politike te Ilirise.
Ne krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri mbreteri te vogla ilire: e paioneve, e dardaneve dhe e athamaneve. e para shfaqet me nje shkelqim te shkurter ne shek. IV p.e.sone per te rene pastaj shpejt nen goditjet e politikes ekspansioniste te shtetit maqedon, kurse dy te fundit dalin ne arenen politike ne shek. III me nje rol te parendesishem.
Popullsite ilire te krahinave te brendshme qendrore e veriore nuk njohen deri ne fillim te eres sone nje organizim politik shteteror; edhe ne kete kohe ato arriten te organizohen vetem ne federata fisnore, sich eshte rasti i dalmateve ose i fiseve te tjera.
1. ZHVILLIMI eKONOMIK e SHOQeROR I ILIReVe Ne SHeK. IV P.e.SONe

Lindja e qyteteve dhe e jetes qytetare


Zhvillimi ekonomik e shoqeror i Ilirise gjate epokes se hekurit dhe vechanerisht gjate shek. VII-V p.e.sone kishte pergatitur kushtet per lindjen e qyteteve dhe te jetes qytetare. Sich deshmojne te dhenat arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazen e vendbanimeve te fortifikuara te epokes se hekurit dhe te qendrave protourbane qe u krijuan si rezultat i zhvillimit te zejtarise, te bujqesise, te blegtorise, si edhe te intensifikimit te marredhenieve te kembimit me boten greke. Kjo deshmohet nga prania e gjere e qeramikes se importuar korinthike e jonike dhe me pas edhe nga prodhimet e kolonive greke ne Dyrrah e ne Apoloni, te cilat kishin hyre ne marredhenie te ngushta me prapatoken ilire.
Lindja dhe zhvillimi i jetes qytetare ishte nje dukuri me karakter ekonomik e shoqeror teresisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomise antike te tregut qe u materializua me krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e shkembimi. Kjo eshte e lidhur me shkeputjen e plote te zejtarise nga bujqesia, me krijimin e menyres antike te prodhimit dhe me zbatimin e punes se skllavit ne deget e ekonomise.
Njoftimet me te hershme per ekzistencen e qyteteve ne Iliri i takojne mesit te shek. IV p.e.sone. Historiani grek, Diodori, duke pershkruar fushatat e Filipit II kunder ilireve thote se mbreti i Maqedonise “u leshua mbi Ilirine me nje ushtri te forte, plachkiti vendin, nenshtroi shume qytete te vogla dhe u kthye ne Maqedoni me plachke te madhe”. Oratori i madh, Demosteni, duke paralajmeruar athinasit per rrezikun qe i kercenonte nga mbreti maqedon, ve ne dukje gjithashtu se “Filipi po fortifikonte qytete ne Iliri”. Pak me vone historianet greke te shek. II p.e.sone Ariani e Rufi permendin me emer Polionin si qytet i Dasaretise, kurse historiani i shek. IV p.e.sone Theopompi permend qytetin Oidanton. Me ne fund nga te dhenat numizmatike te fillimit te shek. IV p.e.sone mesojme emrin e nje qyteti te rendesishem ilir, Damastion. Kuptohet se origjinen e ketyre qyteteve, qe jane te pranishme ne mesin e shek. IV p.e.sone, (nje rast vertetohet qysh ne fillim te ketij shekulli), duhet ta kerkojme pak me pare, d.m.th. ne fundin e shek. V p.e.sone.
Nuk dihet me saktesi se ch’paraqesin ne vetvete keto qytete te hershme ilire. Deshmite e autoreve antike, pervech faktit qe kumtojne ekzistencen e tyre, jane teper te varfra per te ndihmuar qe te rindertohet pamja reale e ketyre qendrave urbane.
edhe nga pikepamja arkeologjike nuk ka ende gjurmime te tilla, nepermjet te cilave te dallohet qarte qyteti i kesaj kohe. Megjithate, prej qyteteve antike, rrenojat e te cilave ruhen ne vendin tone, mund te pohohet se qyteti i mirefillte ne Iliri formohet kryesisht gjate shek. IV p.e.sone. Ne kete kohe kemi edhe deshmite e qarta si nga burimet e shkruara, ashtu edhe nga ato arkeologjike.
Keto qytete ashtu sikurse vendbanimet e fortifikuara te epokes se hekurit, ngrihen mbi kodra te mbrojtura nga pikepamja natyrore, por shtrihen me siperfaqe relativisht me te gjera, qe arrijne deri ne 10-20 ha. Muret e tyre rrethuese jane ndertuar me nje teknike me te perparuar me blloqe shumekendeshe, trapezoidale; ato jane mjaft te fuqishme dhe me nje bukuri te rralle (Amantia, Klos,¡uka e Aitojt etj.), por sistemi i fortifikimit ne pergjithesi eshte ende i thjeshte; ai nuk njeh kullat, rolin e te cilave e luajne deri diku kthesat me kend te drejte, qe ben muri here mbas here per arsye qendrueshmerie; edhe portat ne kete sistem jane te pakta e me nje mbrojtje me te dobet.
Qytetet e medha zene nje pozite qendrore ne krahinen qe zoterojne dhe shtrihen ne nje hapesire prej 30-40 ha, sich eshte rasti i Bylisit, i Antigonese, i Lisit etj., dhe jane te mbrojtura me mure te fuqishme.
Duke folur per qytetet e kesaj kohe Diodori i quan ato me termin polisma, qe do te thote qytete te vogla, me sa duket ende ne shkallen fillestare te zhvillimit te tyre. Demosteni, ne shek. IV p.e.sone perkundrazi, perdor termin poleis qe do te thote qytet. Ndryshimi qe verehet ne termat e perdorur prej ketyre dy autoreve nuk duket te jete i rastit; ai shpreh me sa duket nje diferencim qe u behet ketyre qendrave urbane ilire dhe qe lidhet me karakterin e tyre. Pak drite mbi kete cheshtje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si “qytetin me te forte” midis qyteteve te Dasaretise. Duket se disa qytete kishin mundur te ecnin perpara dhe te dalloheshin prej te tjerave. Interes te vechante paraqet ne kete drejtim Damastioni, i cili eshte dhe i pari qytet ilir qe pret monedha. Burimet tregojne se ky qytet gjendej ne shpine te zones bregdetare, diku midis kesaj zone dhe liqeneve lynkeste. Duke folur per kete Straboni ne shekullin e pare shkruan keshtu: “Pas epidamnit dhe Apolonise gjer te malet Keraune ndodhen bylinet, taulantet, parthinet dhe bryget; aty afer gjenden dhe minierat e argjendit ne Damastion, mbi te cilat diestet vendosen sundimin e tyre, si dhe enkelejte, te cilet i quajne dasarete; afer ketyre vijne lynkestet..”. Mungesa e te dhenave me te sigurta ka penguar qe ky qytet te lokalizohet me saktesi, por duke u nisur nga arsenali i gjetjeve te monedhave te tij, ai duhet kerkuar ne krahinat e brendshme ilire, diku ne lindje te Drinit te Siperm.
Pasazhi i Strabonit ka nje rendesi te vechante dhe per nje fakt tjeter. Ai tregon se Damastioni qe nje qytet qe lindi dhe u zhvillua ne nje zone te pasur me miniera, te cilat, me sa duket perbenin edhe bazen ekonomike te tij. Shfrytezimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarise se perpunimit te metaleve qene deget kryesore te kesaj ekonomie. Karakteri i saj behet i qarte edhe nga simbolet qe mbajne monedhat e qytetit, te cilat paraqesin midis te tjerash chekanin e minatorit dhe shufrat metalike.
Damastioni eshte, keshtu, shembulli i nje qyteti zejtar te perparuar te kesaj kohe, por padyshim jo i vetmi. Pelioni shfaqet ne burimet, jo vetem si qyteti me i forte midis qyteteve te Dasaretise, por edhe si kryeqender apo qender rezidenciale e mbretit ilir. Ka mundesi qe qytetet e tjera me te vogla, ato qe Diodori i quan polisma, do te kene qene qendra njesish gjeografiko-ekonomike, ku do te kete mbisunduar ekonomia bujqesore-blegtorale me ndonje dege te kufizuar te zejtarise.

Zejtaria, bujqesia e blegtoria


Lindja e qyteteve i dha nje shtytje te re zhvillimit te degeve te ndryshme te ekonomise ilire.
Zejtarine e shfrytezimit te minierave dhe te perpunimit te metaleve iliret e njihnin dhe me pare, por asnjehere si tani ajo nuk paraqitet si dege e vechante e nje qyteti, sich eshte rasti i Damastionit. Ne shek. IV ne zejtarine e punimit te metaleve nuk vihet re ende ndonje ndryshim cilesor, fjala vjen ne punimin e veglave te punes, te armeve apo te zbukurimeve, ne krahasim me shekujt pararendes. Por tani mund te flitet per nje veprimtari me te gjere e me intensive si ne shfrytezimin e minierave, ashtu edhe ne prodhimtarine e degeve te vechanta te zejtarise metalpunuese. Bie ne sy ne menyre te vechante rritja e prodhimit te armeve, qe perbejne ne kete kohe gjetjet me te shumta neper nekropolet ne krahasim me zbukurimet.
Megjithate, nuk pati ndonje perparim, ne fushen e zejtarise se prodhimit qeramik, madje importi e dobesoi per nje kohe kete dege te zejtarise ilire.
Nderkaq ne fushen e ndertimeve ndodh nje revolucion i vertete. Mjeshtrat e ndertimit shquhen ne shek. IV per aftesite e tyre arkitektonike e teknike dhe per njohurite e thella ne fushen e artit te fortifikimeve, qe i zbatonin ne nivelin me te perparuar te kohes, ashtu si ne shume vise te tjera te botes mesdhetare. Muret rrethuese te qyteteve te ndertuara ne stilin poligonal jane deshmia me e qarte e arritjeve ne kete fushe.
Te dhenat per bujqesine dhe blegtorine e ilireve per shek. IV jane te varfra. Autoret bashkekohes, si Aristoteli, Skymni, Ariani etj., nuk bejne tjeter vechse perserisin Hekateun, per shkak te njohjes ende te pamjaftueshme te Ilirise; megjithate Iliria per autoret greke ishte vendi i nje bujqesie e blegtorie te zhvilluar, tokat pjellore te se ciles shfrytezoheshin vende-vende ne menyre intensive dhe qe krahas kulturave bujqesore (rritja e ullirit, kopshtaria e bletaria), ne kullotat e pasura rritnin bageti te mira te races.
Te dhenat arkeologjike i vertetojne keto njoftime. Parmenda e paraqitur ne buzet e nje pitosi gjetur ne fushen e Korches, si dhe figurat simbolike te paraqitura ne monedhat e Dyrrahut e te Apolonise, apo ne monumentet varrimore te kohes, si kalliri i grurit, dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe briri i bollekut, simbol i pjellorise dhe i begatise, u bejne jehone pasurive te tokes ilire dhe zhvillimit qe kishin marre bujqesia e blegtoria ilire ne kete kohe.

Tregtia dhe qarkullimi monetar


Si rrjedhim i zhvillimit te zejtarise dhe te degeve te tjera te ekonomise ilire u zgjeruan shkembimet dhe tregtia. Gjetjet arkeologjike deshmojne per nje shtrirje te gjere te prodhimeve te zejtarise ilire. Tipat standarde te armeve, te zbukurimeve dhe te eneve prej balte qe perseriten ne gjetjet nga nje krahine ne tjetren, deshmojne per marredhenie intensive midis popullsise se krahinave te ndryshme dhe per nje zhvillim te konsiderueshem te kembimeve midis tyre.
Nje zhvillim me te gjere moren ne kete kohe shkembimet me boten greke. Jo me kot pasurite minerale dhe disa prodhime bujqesore terhoqen vemendjen e autoreve antike te kesaj kohe. Duket se keto prodhime ishin nder artikujt kryesore te eksportit ilir. Nje vend me rendesi zinin kembimet me kolonite greke te bregdetit Adriatik dhe qytetet e Halkides, te cilat merrnin nga Damastioni argjendin per prerjen e monedhave te tyre, kurse nga tokat e aferta te Atintanise seren, qe u duhej per ndertimin e anijeve dhe lyerjen e eneve te transportit. Kundrejt tyre iliret merrnin prodhime luksi te artizanatit grek, midis te tjerave prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve te Dyrrahut e te Apolonise, enet e ketyre qendrave jane gjetje jo te rralla ne vendbanimet e zones bregdetare. Por ato fillojne te duken me dendur edhe ne krahinat e brendshme ilire. Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe ne luginen e mesme te Drinit, ne afersi te Kukesit e te Krumes. Keto prodhime arrijne ketu nepermjet rrugeve tregtare te shkelura qysh ne shek. VI-V, duke ndjekur luginat e lumenjve me pikenisje si nga qendrat e bregut Adriatik, ashtu edhe te egjeut.
Monedhat e argjendit perdoren gjeresisht si ekuivalent shkembimi. Ne krahinat bregdetare gjejne nje perhapje te madhe monedhat e Dyrrahut e te Apolonise, kurse ne ato te brendshme dhe lindore monedha e Damastionit. Gjetjet e deritanishme tregojne se kjo monedhe qarkulloi ne nje zone te gjere qe perfshinte krahinen e diesteve, penesteve dhe pjeserisht ate te lynkesteve.
Prerja dhe hedhja ne treg e monedhave nga nje qytet ilir si Damastioni eshte nje fakt me rendesi te vechante. Ai tregon se tani, ne pjesen e pare te shek. IV p.e.sone, krahas Dyrrahut dhe Apolonise, te cilat me monedhat e tyre, qysh nga shek.V p.e.sone kishin mbuluar krahinat e aferta te ultesires bregdetare dhe i kishin terhequr ato ne orbiten e marredhenieve skllavopronare, nje qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u be qender e rendesishme ekonomike e krahinave te brendshme. Ai hodhi ne treg monedhen e vet dhe me kete shenoi shtrirjen e metejshme te sistemit monetar ne krahinat e brendshme te Ilirise Jugore. ekonomia monetare theu keshtu dhe ne kete pjese te Ilirise ekonomine e prapambetur natyrore, per t’i hapur rrugen nje sistemi te ri ekonomik, skllavopronarise.

Vendosja e skllavopronarise


Me lindjen e qyteteve u krijua edhe nje popullsi qytetare, e cila me pare nuk njihej. Burimet nuk e bejne te qarte perberjen dhe karakterin e kesaj popullsie, por meqe qytetet ishin qendra ekonomike dhe administrative, edhe popullsia e tyre perbehej nga masa e gjere e prodhuesve zejtare, bujq e blegtore, nga pronaret e punishteve zejtare, tregtaret dhe aristokracia e vjeter fisnore qe perbente parine e qytetit. Si e tille, popullsia e qytetit paraqitej e diferencuar ne shtresa shoqerore, me interesa te ndryshme. Prej tyre, pronaret e punishteve dhe tregtaret formonin shtresen e re te pasuruar, e cila zhvendos perfundimisht ne plan te dyte aristokracine e vjeter fisnore.
Si qendra ekonomike e politike me vete qytetet i rrethonte nje popullsi fshatare e lidhur me ta nepermjet interesave ekonomike te ndersjellte. Ne burimet keto popullsi njihen akoma si fise te medha apo te vogla, por fisi nuk ka me kuptimin e tij klasik. Vete dukja e qyteteve dhe prerja e qarkullimi i monedhave jane elemente qe nuk pajtohen me rendin fisnor, ato i japin bashkesise nje permbajtje te re nga pikepamja e marredhenieve ekonomike e shoqerore.
Ashtu si ne Maqedoni, edhe ne epirin fqinje te kesaj kohe, shumica e popullsise ne Iliri jetonte ne fshatra; qytetet ishin ende ne numer te vogel. Masen kryesore te kesaj popullsie e formonte fshataresia e lire, por burimet bejne fjale edhe per nje popullsi fshatare te varur. Theopompi ne vepren e tij “Filipika” shkruan se “ardianet kane 300 mije prospelate si helote...”. Me prospelate autoret e vjeter kuptonin nje popullsi te varur qe merrej me punimin e tokes dhe qe u jepte zoteruesve te saj si detyrim nje pjese te prodhimit. Duke i krahasuar prospelatet e ardianeve me helotet e Spartes, Theopompi e percakton edhe me mire gjendjen e tyre sociale. Me sa duket edhe keta ishin, sikurse helotet, nje popullsi e nenshtruar qe pas pushtimit ishin shpronesuar dhe ishin kthyer ne gjendje vartesie. Nuk kemi prova nese kjo ishte nje popullsi e huaj apo nje fis tjeter ilir qe pesoi kete fat; numri i tyre gjithashtu duhet te jete i tepruar, por mbetet i padiskutueshem fakti qe kemi te bejme me nje mase popullsie mbi te cilen ushtrohet shtypje ekonomike dhe politike.
Midis ilireve ky nuk ishte nje fenomen i vechante per ardianet. Nje shekull me vone Agatharkidi ne vepren e tij “evropaikon” do te pohoje se “dardanet kane kaq shume skllever (ai i quan keta me emrin “dullos”), sa dikush kishte 1 000, kurse te tjere edhe me shume. Secili nga keta ne kohe paqeje punon token, kurse ne kohe lufte merr pjese ne ushtri duke pasur si prijes zotin (“despotes”) e tij”.
edhe pse Agatharkidi perdor termin dullos, shpjegimet e metejshme e bejne te qarte se kemi te bejme me nje popullsi te tipit te prospelateve ardiane. Nuk ka asnje dyshim qe termi “dullos” perdoret ketu me kuptimin me te gjere, ashtu sikurse ndodh shpesh qe autoret antike i quajne helotet “dulle te lakeldemoneve”.
Nje rast tjeter eshte ai qe permend Atheneu, per penestet. Sipas tij “thesalet quajne peneste jo ata qe lindin skllever, por ata qe shtihen ne dore me ane te luftes”. Dihet se me emrin peneste quhej nje fis i tere ne territorin e Mbreterise Ilire. Perkufizimi i Atheneut te chon ne perfundimin se popullsia e ketij fisi duhet te kete qene e ngjashme nga pikepamja e gjendjes shoqerore me prospelatet e ardianeve dhe dullet e dardaneve.
Prania e nje popullsie te tille te varur e te shfrytezuar ekonomikisht midis ilireve, eshte nje deshmi e rendesishme per te percaktuar karakterin dhe strukturen e shoqerise ilire. Sich tregojne te dhenat e autoreve antike, popullsia e varur e tipit prospelate-helote-peneste perfaqesonte ne kete kohe ne Iliri nje forme te hershme te skllaverise qe ekzistonte ne disa nga popullsite kryesore ilire. Kjo kategori njerezish perdorej ne mase ne punimet bujqesore dhe mbase edhe ne shfrytezimin e minierave. Zoterit e tyre (despotet) duket se banonin ne qendrat e vogla te fortifikuara ose ne qytete. Kohen me te madhe ata e kalonin ne luftera dhe jo rralle me defrime. Theopompi na thote se sunduesit e prospelateve ardiane “chdo dite deheshin, benin mbledhje dhe shtroheshin ne gosti, te dhene pas te ngrenit e te pirit”. Pjesen tjeter te popullsise e perbente masa e fshatareve te lire qe luante, me sa duket, ende nje rol kryesor ne prodhimin shoqeror.
Pervech perfitimit nga puna e popullsise vendase, shtresa e pasur siguronte te mira materiale nepermjet grabitjes kolektive te popujve fqinje me ane te lufterave. Tributet e pervitshme qe detyroheshin te paguanin popujt e nenshtruar tregojne se keto grabitje kryheshin ne menyre sistematike.
Keshtu ne shek. IV p.e.sone, shoqeria ilire paraqitet si nje shoqeri e ndare ne klasa e shtresa shoqerore. Kjo shoqeri njihte atehere format e hershme te varesise skllavopronare, prandaj edhe ishte nje shoqeri skllavopronare. Lindja e qyteteve ndihmoi per thellimin e diferencimit shoqeror, sepse duke u bere qendra te rendesishme te zejtarise dhe te tregtise ato i dhane hov rritjes se prodhimit, shkembimit me para dhe shfrytezimit te punes se huaj.
Pa mbivleresuar peshen dhe rolin e qytetit ilir ne kete periudhe te hershme mund te thuhet se ai vepron jo vetem si bartes i skllavopronarise, por edhe si perchues i saj ne boten fshatare qe e rrethon. e lidhur me qytetin me ane te marredhenieve ekonomike dhe e varur prej tij permes ketyre marredhenieve, bota fshatare ilire, sidomos ajo qe ndodhej rreth qyteteve nuk eshte me bota e organizimit fisnor. Ajo njeh tani marredhenie vartesie ne formen e skllaverise se tipit helot.
Keshtu, ne shek. IV qyteti ilir na paraqitet me nje rol e peshe te ndjeshme ne jeten ekonomike e shoqerore te Ilirise. Si i tille ai sherbeu si baze e organizimit politik shteteror.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi