Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Aragones: Reali mund të fitojë La Ligën  Empty Aragones: Reali mund të fitojë La Ligën

Thu 11 Oct 2012 - 16:13
Ish-trajneri i kombëtares spanjolle të futbollit Luis Aragones, ka kërkuar nga Reali i Madridit që të mos dorëzohet para kohe në luftën për të mbrojtur titullin këtë sezon në La Liga.
Aragones: Reali mund të fitojë La Ligën  2njcc5
Pavarësisht diferencës prej 8 pikësh me Barcelonën kryesuese, tekniku që shpalli Spanjën kampione të Europës në 2008, mendon se El Klasiko i fundit tregoi që situata mund të përmbyset.

"Ka ende edhe shumë ndeshje për Realin e madridit në lojë, dhe mund të rikuperojë pikët që i duhen. Asgjë nuk është e pamundur për një skuadër si galaktikët" tha trajneri Aragones për revistën 'O Jogo'. Trajneri iberik ka thënë gjithashtu fjalë të mira për Atletikon e Madridit, ish-skuadra e tij që ndan kryesimin në vendin e parë me Barcelonën.

"Ata po përjetojnë një moment mjaft të mirë dhe mund të luftojnë gjithashtu për titullin kampion nëse do të mbajnë këtë ritëm edhe në fazën e dytë. Mund të jenë një kërcënim për dy pretendentët kryesorë" tha Aragones. Ai nuk ka marrë drejtimin e një ekipi që kur la Fenerbahcen në vitin 2009 dhe ka lënë të hapur mundësinë për t'u rikthyer në pankinë. /T.Ch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi