Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kërcim ekzotik për të vdekurit (video) Empty Kërcim ekzotik për të vdekurit (video)

Sat 13 Oct 2012 - 19:50
Kërcim ekzotik për të vdekurit (video) Fotokercim
Me këtë kërcim e këto kërcimtare, edhe të vdekurit ngrihen nga varri
Kultura e shumë vendeve aziatike dallon nga ajo e evropianëve apo pjesës tjetër të botës. E megjithatë, kemi dëgjuar shumë, por kjo që do t’ju paraqesim sot, jemi të sigurt që do t’ju çudisë.

Në Tajvan kanë një zakon mjaft të çuditshëm kur vdes njeri. Të gjallët u thonë lamtumirën e fundit të vdekurve duke u dhuruar dhurata të veçanta. Për shembull, shtrojnë bankete luksoze, ofrojnë para dhe, edhe pse në perëndim mund të dëgjohet shokuese, në Tajvan një prej “dhuratave” për të vdekurit është… një kërcim ekzotik.
Sipas traditës dhe zakoneve të vendit, të cilat i respektojnë të gjithë, ky kërcim ka si qëllim që të qetësojë shpirtrat e të gjithë atyre që u larguan padrejtësisht nga kjo botë. Kështu, ata “nuk do të sillen më vërdallë”, rreth njerëzve të gjallë dhe kur të vendosin të largohen, të ikin të ngopur dhe të kënaqur.
Kështu, kërcimtare seksi, “specialiste” për kërcime të tilla, ftohen që të zhvishen dalëngadalë dhe të kërcejnë për të kënaqur të gjithë ata që ndodhen aty për t’i dhënë lamtumirë të vdekurit.
Në dokumentarin me titull “Kërcim për të vdekurit”, këto kërcimtare të funeraleve në Tajvan, kanë çuditur gjithë botën, por edhe kultura tajlandeze gjithashtu. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi