Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Moglicë, 3 muaj pa energji Empty Moglicë, 3 muaj pa energji

Sun 14 Oct 2012 - 9:35
Prej tre muajsh banorët e Komunës Moglicë në rrethin e Korçës, vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Janë së paku 1500 banorë në këtë komunë të thellë malore të cilët prej gushtit po qendrojne në terr të plotë, ndërsa tregojnë se kjo situatë u ka vështirësuar së tepërmi jetesën.

Gjithashtu banorët pohojnë se pavarësisht mungesës së energjisë, kompania CEZ, vijon të çojë fatura aforfe në dhjetra familje.

Nisur nga situata problematike, deputeti socialist i zonës Pandeli Majko,ka qënë pranë banorëve. Ai ka deklaruar se krahas mungesës totale të investimeve nga ana e qeverise në këtë zonë, mungesa e energjise elektrike ka paralizuar jetën e qindra banorëve.

“Këtu është vërtet një situatë dramatike, dramatike sepse këtu po troket dimri, që në këto anë nuk është një dimër dosido, rrugët bllokohen nga dëbora. Këta njerëz janë njerëz që pavarësisht nga varfëria paguajnë rregullisht energjinë elektrike, sot kanë hall dhe ky hall sot e ka emrin energji elektrike. Nuk ka zbritur akoma dimri dhe kur bie dimri këtu, dëbora vete atje ku nuk e can makina, është zonë që bllokohet menjëherë sapo troket dimri dhe energjia elektrike këtu është më shumë se sa jetë”, deklaroi deputeti socialist, Pandeli Majko.
Moglicë, 3 muaj pa energji Banore-moglice
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi