Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Nëse qaj unë! Empty Nëse qaj unë!

Sun 14 Oct 2012 - 20:56
• Mos u gëzo kur shum vrapojnë pas teje...!
Sepse ekonomia thotë: Kur ulet çmimi rritet kërkesa!

• Më mungojnë ata që nuk mund të jenë me mua dhe jo ata që zgjodhën të mos jenë me mua!

• Nëse të ka harruar dikush, kjo nuk do të thotë se të kanë harruar të gjithë. Edhe nëse të kanë harruar të gjithë, kujto, Allahu nuk harron kurrë....!

• Ndonjëherë mjafton një çast për të harruar një jetë ...
E ndonjëherë nuk mjafton e tërë jeta për të harruar një çast...

• Kur një fëmijë ka frikë nga errësira ne mund ta falim...
Tragjedia e vërtetë e jetës është kur një burrë ka frikë nga drita.....

• Buzëqeshja është e bukur ...por ka diçka dhe më të bukur se ajo....ai është loti i gëzimit ...!

• Të dështuar janë ata që u dorëzuan atëherë kur duhet të ishin përballur me sfidat e jetës...

• Të shtiresh e gëzuar kur je e mërzitur, është njësoj si të ecësh në shi dhe të thuash nuk jam lagur...
- Në jetën tonë do të ketë gjithmonë persona që do të abuzojnë me sinqeritetin tonë të pastër...
- Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti anashkalojmë me inteligjencë duke i lënë nën bindjen e injorancës së tyre....

• Njerëzit falsifikojnë paratë, paratë falsifikojnë njerëzit.

• Tri gjëra provohen në tri raste:
- qëndresa përpara rrezikut,
- mençuria gjatë zemërimit dhe
- miqësia në nevojë..!

• Gjithçka ndodh me arsye, ndërsa arsyet vetëm Allahu i din... mbështetu tek Ai sepse vetëm aty gjen shpëtim, qetësim dhe shpërblim.

• Nëse qaj unë, nuk dua të qash ti, por nëse unë qesh dua të dëgjoj edhe të qeshurën tënde, sepse kështu zemra ime është edhe më e lumtur.

• Nëse nuk të do dikush ashtu siç dëshiron, kjo nuk do të thotë se nuk të do fare!

• Askush nuk është aq i verbër se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë.

• Mos u mundo të shërosh zemrën e dikujt pa shëruar tënden...!

• Mëso ti duash njerëzit pa i gjykuar ata ... gjykimi të largon edhe nga më të dashurit...!

• Shqetësimi është si një karrige lëkundëse ...
Të mban gjithmonë në lëvizje, por nuk të çon asgjëkundi...

• Lulja fshihet në bar, por era shpërndan parfumin e saj, shpërndaje të mirën të infektosh të tjerët me të mirë...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi