Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Neurokirurgu zgjohet nga koma dhe rrëfen se ka parë parajsën Empty Kirurgu i famshëm pretendon se ka parë botën e përtejshme

Tue 9 Oct 2012 - 23:01
Neurokirurgu zgjohet nga koma dhe rrëfen se ka parë parajsën Mjeku-194x300
Si një shkencëtar skeptik, ai e ka kaluar karrierën e tij duke studiuar mekanikën e trurit dhe gjithmonë i ka mohuar tregimet e pacientëve të tij për udhëtimet në realitete përtej atij tokësor.

Doktor Eben Aleksandër ka kaluar 15 vite si neuro- kirurg në Harvard, por kur u godit nga një meningjit në vitin 2008, ai mbeti për shtatë ditë në spital pa aktivitet në tru.

Edhe pse ishte i pandërgjegjshëm dhe nuk reagonte gjatë kësaj periudhe, ai thotë se ishte në një udhëtim hiper të gjallë dhe komplet koherent.

Ai thotë se ishte në një vend, të mbushur me flutura dhe muzikë të bukur, që ka tronditur këndvështrimin e tij shkencor për ndërgjegjen njerëzore.

Ai thotë se hyri në një vend të mbushur me re dhe me muzikë në sfond. Aty u takua me një grua të bukur me sy blu.

Tani ai po shkruan një libër me titull “Prova e parajsës”.

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Neurokirurgu zgjohet nga koma dhe rrëfen se ka parë parajsën Empty Neurokirurgu zgjohet nga koma dhe rrëfen se ka parë parajsën

Mon 15 Oct 2012 - 15:10
Neurokirurgu zgjohet nga koma dhe rrëfen se ka parë parajsën 254415_517256621619097_1952288178_n

Quhet Eben Alexander neurokirurgu ne Harvard, qe ne 2008-en ndejti ne koma per shtate dite pas nje meningjiti bakterial nga Escherichia Coli.
Mendja e tij shkencore kurre nuk ka besuar ne jeten e pertejme apo ne eksperiencat afer-vdekjes, por doktori tani duket se i eshte dashur t'i besoje.
Pasi doli nga koma tha se kishte pare nje vend "pafundesisht shume me lart reve, te populluar nga qenie transparente". Nje udhetim ne nje bote tjeter qe ai e tregon per 'Newsweek', por qe do te thellohet me librin e tij qe del se shpejti 'Proof of Heaven' (prova e parajses).
Ashtu si nje Dante i diteve tona, Eben tregon se gjate rruges shoqerohej nga nje vajze bjonde me sy bojeqielli qe ecte ne nje tapet te shtruar nga fluturat. Vajza i fliste me fjale qe i mbeten ne mendje. Ja fjalite qe goditen me se shumti :"nuk ka asgje per te pasur frike, nuk ka asgje qe ju mund te gaboni".
Neurokirurgu e pershkruan kete vend si nje bote me re te bardha me lule kunder nje qielli te erret si nata me qenie te ndritshme qe kur ecnin lenin gjurme te ndritshme".
Jo engjej dhe zogj, po forma te nje jete me te larte. Ai tha se :"Mund te degjoja bukurine e ketyre qenieve te jashtezakonshme dhe njekohesisht te shihja gezimin e asaj qe po kendonin". Ky udhetim i gjate e pati nje fund, Eben u zgjua, sic i kishte thene dhe vajza bjonde :"Do te tregojme shume gjera ketu. Por ne fund do te kthehesh pas".
Neurokirurgu qe ne fillim nuk besonte ne jeten e pertejme, e di shume mire se kjo histori nuk do te besohet nga shume skeptike :"nese dikush, qofte dhe mjek, do me kishte thene kete histori mua, do t besoja se do te ishte pre e iluzioneve".
Nderkohe shpjegon se :"Nuk ka nje shpjegim shkencor ne lidhje me kete, ndersa neuronet e levores se trurit ishin joaktive per shkak te infeksionit, dicka si nje vetdije e shkeputur nga mendja erdhi ne nje univers tjeter. Nje dimension qe nuk e kisha imagjinuar kurre qe mund te ekzistonte".
Me pas shton se :"Por ajo qe me ndodhi eshte reale po aq sa faktet me te rendesishme te jetes sime, si martesa ime apo lindja e dy femijeve te mi".
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Neurokirurgu zgjohet nga koma dhe rrëfen se ka parë parajsën Empty Re: Neurokirurgu zgjohet nga koma dhe rrëfen se ka parë parajsën

Mon 15 Oct 2012 - 21:23
Temat u bashkuan...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Neurokirurgu zgjohet nga koma dhe rrëfen se ka parë parajsën Empty Re: Neurokirurgu zgjohet nga koma dhe rrëfen se ka parë parajsën

Mon 15 Oct 2012 - 21:32
Edhe une e paskam pare parajsen
Edhe muve me dalin lule sa here qe jam gozhd
Por e humb kur behem esell
Sponsored content

Neurokirurgu zgjohet nga koma dhe rrëfen se ka parë parajsën Empty Re: Neurokirurgu zgjohet nga koma dhe rrëfen se ka parë parajsën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi