Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Fidel Castro bashkëpunoi me nazistë  Empty Fidel Castro bashkëpunoi me nazistë

Tue 16 Oct 2012 - 9:19
Fidel Castro bashkëpunoi me nazistë  Fidelkastroiri
Fidel Castro bashkëpunoi me nazistë  Fidel1
Fidel Castro rekrutoi ish-anëtarë të forcave të zgjedhura naziste “SS”, për të stërvitur trupat e tij gjatë Luftës së Ftohtë, vërtetojnë dokumente të fshehta të dalë nga arkivat sekrete të Gjermanisë.

Presidenti i atëhershëm i Kubës Komuniste gjithashtu bleu armë të prodhuara në Belgjikë, nga një ndërmjetës që kishte lidhje të fuqishme me ekstremin e djathtë gjerman.

Ndonëse një komunist i flaktë, duket se Castro ishte i vendosur që të bënte një “pakt me Djallin”, nëse kjo do të ishte e nevojshme, kur vendit i kanosej pushtimi amerikan në fillimin e viteve 1960 dhe sidomos gjatë krizës së raketave, në 1962-shin.

Bodo Hechelhammer, drejtor i sektorit historik të Shërbimeve Sekrete Gjermane, deklaroi: “Është e qartë se revolucionarët kubanezë nuk kishin frikë nga përfshirja personale me persona të lidhur me nazizmin, përsa kohë kjo i shërbente kauzës së tyre”.
Dokumentat, e publikuar të hënën në të përditshmen “Die Welt”, tregojnë se në tetor 1962, gjatë krizës së raketave, u zhvillua disa plane të ndryshme bashkëpunimi.

Midis dokumentave, zbulohet se ish-oficerë nazistë u ftuan në Havanë, ku iu ofruan strehim i sigurt dhe paga të larta, për të zhvilluar një program armësh, ndërsa është vërtetuar edhe blerja e të paktën 4 mijë pistoletave.

Me sa duket, për regjimin e Castros dhe Che Guevarrës, bashkëpunimi me eksponentë të nazismit konsiderohej edhe si një bashkëpunim strategjik, me qëllim që të reduktohej varësia nga Bashkimi Sovjetik.

86-vjeçar, Fidel Castro vazhdon të jetojë në Havanë, por ka dorëzuar pushtetin në duart e vëllait të tij Raul për shkak të pamundësisë fizike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi