Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nëntë mijë nazistë u strehuan në Amerikën Jugore Empty Nëntë mijë nazistë u strehuan në Amerikën Jugore

Fri 23 Mar 2012 - 1:30
Nëntë mijë nazistë u strehuan në Amerikën Jugore Images-zionist-nazist-practices-27-300x204Nëntëmijë nazistë, kriminelë lufte, janë strehuar në Amerikën e Jugut pas Luftës së Dytë Botërore. Pas marrjes së disa informacioneve, prokurorët gjermanë së fundmi kanë siguruar akses në dosjet sekrete në Brazil dhe Kili, ku është konfirmuar numri i saktë i imigrantëve të Rajhut të tretë. Sipas dokumenteve, rreth 9000 kriminelë lufte janë arratisur në Amerikën e Jugut, përfshirë kroatë, ukrainas, rusë dhe europiano-perëndimorë, të cilët ndihmuan nazistët gjatë luftës. Pjesa më madhe e tyre, mbase më shumë se 5 mijë, kanë shkuar në Argjentinë, 1500 deri në 2000 besohet se kanë mbërritur në Brazil, rreth 500 apo 1000 në Kili, dhe pjesa tjetër në Paraguai dhe Uruguai. Këto shifra nuk përfshijnë ata qindra nazistë që janë strehuar në regjime të ekstremit të djathtë në Lindjen e Mesme. Dosjet treguan gjithashtu se gjatë luftës, presidenti i Argjentinës, gjenerali Juan Peron, ka shitur 10.000 pasaporta argjentinase bosh në ODESSA, organizata e themeluar për të mbrojtur ish-ushtarët SS në rast humbjeje. Kurt Shrim, 62 vjeç, kreu i autoritetit qendror të krimit të luftës në Gjermani, është mes skuadrës ligjore që po merret me këta arkiva. Nazistët që ia kishin mbathur, përfshinin konceptuesin e holokaustit, Adolf Eiçman, drejtorin e Aushvicit Josef Mengele dhe komandantin e kampit të vdekjes “Treblinka”, Franc Stangl. Sipas “Daily Mail”, me interes të veçantë për kërkuesit e kriminelëve të luftës ishin detajet e të ashtuquajturave “linjat e minjve”, rrugët e arratisjes jashtë Europës së shkatërruar pas lufte, që lejuan rreth 800 vrasës të arratiseshin me pasaporta të siguruara nga Vatikani. Dosjet treguan se pika e kontaktit për shumë gjermanë ishte Bishopi Alois Hudal, prift rrëfimesh në komunitetin katolik gjerman në Romë. Hetuesit po shpresojnë të gjejnë edhe emra të anëtarëve të shërbimeve sekrete në Kili dhe Brazil, që ndihmuan kriminelët nazistë të luftës.
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nëntë mijë nazistë u strehuan në Amerikën Jugore Empty Re: Nëntë mijë nazistë u strehuan në Amerikën Jugore

Fri 23 Mar 2012 - 2:00
Dhe nje pjes e mire e tyre u strehuan ne SHBA me ndihmen e ushtrise amerikane.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi