Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Djali me nëntë shpirtra! Empty Djali me nëntë shpirtra!

Sat 18 May 2013 - 1:51
Djali me nëntë shpirtra! F.0513000250976_mKjo është historia e 25-vjeçarit Matthew Hawskley, i cili ka shpëtuar plot tetë herë nga kthetrat e vdekjes. Atij nuk ka mbetur gjë pa i rënë mbi kokë, duke filluar me një aksident në vitin 2011.
Hawskley niset bashkë me shokët e tij në Irlandë për të bërë zhytje dhe nga mos-llogaritja e duhur e thellësisë së ujit, thyen qafën duke u përplasur në shkëmbinj. Kjo thyerje u bë shkak që ai të kalonte katër kriza në zemër dhe të hynte në koma.

Gjatë kohës së qëndrimit në spital, ai preket nga super virusi i njohur si MRSA , tepër rezistent ndaj antibiotikëve, e më pas nga pneumonia.

Ndërkohë që luftonte me viruset, mjekët zbuluan një lloj gjëndre në trupin e tij dhe arritën në përfundimin se ai ishte i prekur nga kanceri në testikuj.

“Pasi u zgjova nga koma që kisha rënë si pasojë e aksidentit të zhytjes, shihja vetëm forma të bardha e të zeza, dhe nuk mund të flisja. Isha krejtësisht i paralizuar. Mjekët i kishin thënë familjes sime se nuk do të flisja më dhe se isha i detyruar të kaloja pjesën tjetër të jetës në një karrige të paralizuarish. Pas disa muajsh hodha hapin e parë”, shprehet Hawksley.

Por pikërisht në momentin që mendoi se ia kishte hedhur, u prek nga një sëmundje tjetër dhe zbuloi se kishte tumor në testikuj. “Ndërkohë që mendoja se çdo gjë kishte mbaruar, zbulimi i kancerit ishte një proces shumë i vështirë. Në fillim mendova se do të kaloja gjithë jetën i paralizuar, më pas se do të vdisja nga kanceri”, vijoi.

Pasi ia hodhi edhe kancerit, 25-vjeçari mendon të realizojë një aktivitet në ndihmë të të prekurve nga kjo sëmundje. /Start/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi