Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Belgjika drejt ndarjes? Empty Belgjika drejt ndarjes?

Tue 16 Oct 2012 - 9:28
Belgjika drejt ndarjes? Belgjikeokkk

Partia Nacionaliste Fleminge, e cila në programin e saj ka ndarjen e Belgjikës në dy shtete sovrane, arriti një fitore të bindshme në zgjedhjet vendore të zhvilluara ditën e dielë.

Të dhënat paraprake treguan se PNF-ja është tashmë partia më e madhe në krahinën flamande të Belgjikës.

Lideri i kësaj force separatiste, Bert De Wever, gjithashtu triumfoi në zgjedhjet për kryebashkiakun e Antverpit, qytetit të dytë më të madh port në Europë.

Fitorja e PNF-së përbën një shqetësim të thellë për Brukselin zyrtar, pasi tregon qartë se gjithmonë e më pak banorë besojnë tek “bashkimi në Europë”, duke përforcuar ndienjat nacionaliste.

Kjo fitore e flamandëve vjen në një moment kur rrymat separatiste në Europë po përhapen në rajone të ndryshme, me Katalonjën që po shqyrton idenë e shkëputjes nga Spanja, Skocinë që do të mbajë një referendum në 2014-n për shkëputjen nga Britania dhe problemet e përhershme në Ballkan.

Sipas ekspertëve, problemet e monedhës së përbashkët euro mund të thellojnë presionet nacionaliste në “kontinentin e vjetër”.

Një shtet me 11 milionë banorë, Belgjika është e ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë midis zonave frëngjishtfolëse, në jug të vendit dhe atyre flamande, në veri.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi