Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Edhe Belgjika refuzon shkatërrimin e armatimit kimik nga Siria Empty Edhe Belgjika refuzon shkatërrimin e armatimit kimik nga Siria

Mon 18 Nov 2013 - 22:01
Belgjika e ka përjashtuar mundësinë se është kandidat për shkatërrim të armatimit kimik të Sirisë.

Ministri i mbrojtjes i Belgjikës, Pieter De Crem, tha sot se “lëvizja e këtij armatimi është detyrë mjaft e vështirë” dhe e ka përjashtuar mundësinë që Belgjika të jetë vend i mundshëm për shkatërrimin e tij.

“Për ta bërë këtë këtu në shtëpi – nuk e shoh këtë në shikim të parë dhe poashtu as në periudhë afatgjatë”, i tha De Crem rrjetit VRT. Ai ka theksuar se do të preferonte që shkatërrimi i këtij arsenali të bëhej diku afër Sirisë, transmeton REL.

Pasi Shqipëria refuzoi shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë, Belgjika, sikur edhe Franca, janë konsideruar si kandidate të mundshme meqë kanë histori të gjatë të shkatërrimit të gazrave helmues nga Lufta e Parë Botërore.

Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik nuk e ka publikuar asnjë emër të ndonjë shteti ku do të mund të shkatërrohej armatimi kimik i Sirisë, por tha se do ta eliminoj gjithë arsenalin deri në mes të vitit 2014.

Gazi helmues së pari është përdorë në Belgjikë gjatë Luftës së Parë Botërore. Ky vend ende i ka forcat operacionale të specializuara për neutralizimin e gazrave helmues.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi