- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Sot Dita Botërore e Ushqimit, 868 milionë të uritur
Tue 16 Oct 2012 - 13:14
Sot është Dita Botërore e Ushqimit, e cila këtë vit do të tërheqë vëmendjen për urinë, mosushqimin dhe varfërinë globale. Tema e këtij viti është “Kooperativat e agrikulturës, çelës i ushqimit të botës”.
Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë e Kombeve të Bashkuara (FAO), thotë se kjo temë është zgjedhur për ta theksuar rolin e kooperativave, ose organizatave vullnetare të njerëzve, që punojnë së bashku për të mirën e tyre të përbashkët, në përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe në kontributin për çrrënjosjen e urisë.
Sipas raportit të fundit të OKB-së për urin, që është publikuar këtë muaj, afro 870 milionë njerëz në botë, ose një në tetë persona, në periudhën 2010-2012, ka vuajtur nga uria.
Sipas raportit, pjesa më e madhe e personave të uritur, që janë afro 852 milionë jetojnë në vendet në zhvillim, ndërsa 16 milionë njerëz që nuk janë të ushqyer mirë, jetojnë në vendet e zhvilluara.
\Shekulli Online\E.SH\
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi