Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Anulojnë muajin e mjaltit për të kuruar qenin Empty Anulojnë muajin e mjaltit për të kuruar qenin

Tue 16 Oct 2012 - 21:53
Anulojnë muajin e mjaltit për të kuruar qenin Cifti-me-qenin

Një çift i sapomartuar ka anuluar muajin e tij të mjaltit në Las Vegas, të cilin e ëndërronin prej kohësh, për t’i përdorur paratë e mbledhura për operacionin e qenit të tyre. Kler dhe Keri Morgan mësuan pak para udhëtimit se qeni i tyre Tito, një bulldog amerikan, ishte me kancer dhe kishte nevojë për një trajtim, që kushtonte 7 000 paund. Kështu, çifti i ri nga Morriston, Sauth Uejls, nuk u mendua gjatë, por vendosën që me paratë e udhëtimit të kuronin Titon. Keri, i cili punon në një garazh makinash, tha se “Kishim kohë që e planifikonim udhëtimin tonë të ëndrrave, por Tito është më i rëndësishëm”. Titos iu pre një këmbë dhe një tjetër e ka ende nën trajtim kimioterapie. Kler, 26 vjeçe, tha se udhëtimi i tyre mund të shtyhej për një periudhë tjetër, sepse “Tito është një mik që vlen përgjithmonë”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi