Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjumi Dhe Endrrat Empty Gjumi Dhe Endrrat

Thu 4 Nov 2010 - 16:39
Perse flejme?
Perse enderrojme?
-Jane dy pyetjet qe gjithmone i akne interesuar njerezit ti zbulojne.Hulumtimet e fiziologjise se gjumit filluan nga viti 1914-1918,kur nje shkencetar duke ngacmuar qelizat nervore te shtazeve arriti te shkaktoje ne menyre artificiale gjumin.Zbulimi i pare me me rendesi per kuptimin e gjumit ishte qe nuk ekziston ne tru "qendra per gjume",siq besohej deri ateher,por vetem "qendra per zgjim dhe vemendje",dhe se aktiviteti i zvogeluar i saj,shkakton gjumin.Zbulimet e mevonshme treguan se gjumi nuk eshte fenomen pasiv.Gjumi si fenomen me rendesi per jeten e njeriut,definihet si gjendje e pavetedijshme,nga e cila njeriu mund te zgjohet me ndihmen e ngacmimeve adekuate sensorike apo ngacmimeve tjera.Gjat gjumit paraqiten dy menyra te ndyshme:
1.Gjum i ngadalshem-i ngadalshem sepse valet e trurit jane shume te ngadalshme,shpesh emertohet edhe ndryshe si psh:gjumi i thelle,gjumi i qete,gjumi pa enderrime ose gjumi normal.Ne gjumin e ngadalshem frymemarrja eshte e rralle,ngadalesohet puna e zemres dhe bie shtypja e gjakut.
2.Gjum i shpejte-eshte pasoje e orientimit abnormal te sinjaleve ne tru,ndersa vet aktiviteti i trurit mund edhe te mos jete shume i zvogeluar.Ne kete faze shtypja e gjakut rritet.frymemarrja behet me e shpejte.Ky gjume karakterizohet me enderrim aktiv.Truri pothuajse eshte i shkeputur nga bota e jashtme dhe thellohet ne boten e vet te enderrave.

Enderrat deshmojne per aktivitetin psikik gjate gjumit.PSh: ka mjaft raste kur ne gjume eshte bere pune aktive krijuese:shencetaret kane zbuluar gjera me rendesi,poetet kane thurre vargje etj.Pikerisht ne gjume vijene,here pas here aso zgjedhjesh,cfare nuk ka qene e mundur te zgjidhen ne gjendje te zgjuar.Njeriut i nevojiten 7-8 ore gjume.Mirpo disave u mjafton te flejne kater deri gjashte ore,e disa tjereve nente deri dhjete ore.Thuhet se me pake flejne njerezit energjike,aktiv,ndersa me shume flejne njerezit emocional,qe anojne kah dyshimet.Kohezgjatja e angazhimit te trurit te njeriut ne enderr eshte vete 17 sekonda.Edhe pse koha eshte kaq e shkurter njeriu mund te komentoje nje enderr afer nje ore apo me shume.Dhe ne funde duhet te mendojme se ne,cdo dite kur flejme,kalojme prej jetes ne vdekje dhe prej vdekjes ne jete kur zgjohemi,mirepo kesaj ceshtje nuk i kushtojme rendesi te duhur,nga hutia e jetes materiale dhe nga naiviteti yne,sepse eshte e qarte se njeriu gj! ate jetes u nenshtrohet se paku dy ligjeve: Ligjit te jetes praktike(ne gjendje te zgjuar) dhe ligjit te gjumit(kur fle).
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjumi Dhe Endrrat Empty Re: Gjumi Dhe Endrrat

Thu 4 Nov 2010 - 16:47
Në botën e gjumit
Shumë njerëz mendojnë se kur vjen koha e gjumit çdo organ i trupit do të pushojë. Por në fakt, nuk ndodh kështu. Zona të trurit vazhdojnë të punojnë duke bërë që ngjarjet që kemi kaluar gjatë ditës apo në të kaluarën të shfaqen gjatë gjumit nëpërmjet ëndrrave.

Gladiola Musabelliu, pedagoge e psikoterapisë që mban leksionet e kapitullit të ëndrrave në Fakuletin e Shkencave Sociale, thotë se kjo na ndodh të gjithëve, madje dhe bebeve në barkun e nënës.

“Studimet tregojnë që edhe bebet në barkun e nënës shohin ëndrra, madje edhe pasi lindin 80 përqind të kohës së gjumit janë në ëndrra”, thotë Gladiola.

Arsyeja që shohim ëndrra është ende e pashpjeguar shkencërisht si dhe shumë pikëpyetje që ngrihen me aktivitetin e trurit të njeriut gjatë proçesit të ëndërrimit.

Por ajo që është vërtetuar dhe që theksohet vazhdimisht nga psikoterapistët të cilët e vlerësojnë ëndrrën si një mjet të rëndësishëm të terapisë është se të shohësh ëndrra është shumë mirë.

“Ëndrrat janë shëruese. Ato ndihmojnë psiqikën e njeriut të ballancohet, duke bërë shkarkesa të ngarkesës që s’ka arritur të asimiliohet gjatë aktvitetit ditor”, shprehet Gladiola.

Pra, ëndrrat gjihmonë na bëjnë mirë edhe kur janë traumatike. Sipas studimeve, ato përpiqen të sjellin në vëmendjen tonë diçka që duhet të marrim në konsideratë madje dhe mesazhe se si duhet të sillemi gjatë situatave të reja që na dalin dhe të cilat na shqetësojnë. Por si i sheh shkenca ëndrrat profetike? Ato që i shohim dhe që shumë njerëz pretendojnë se janë domethënëse për të ardhmen?

“Ka dhe ëndrra parashikuese që shikohen nga persona të veçantë që kanë veti ndijuese më të madhe se personat e tjerë”, shpjegon Gladiola.

Shpjegimi i ëndrrave është gjithmonë thelbi i kuriozitetit njerëzor. Çfarë duan të na thonë ëndrrat. Nëse sot mund të ketë një mori burimesh ku mund të drejtohemi që nga librat e shumtë e deri tek psikoanalistët, të cilët shkenca i pranon si të vetmit shpjegues të ëndrrave, dikur kjo ishte më e kufizuar.

“Drejtoheshim tek të vjetrit. Ata dinin për të shpjeguar ëndrrat se kanë jetuar në një kohë shumë më të gjatë”, thekson nënë Prena.

Por si shpjegoheshin disa ëndrra të cilat konsideroheshin si më të shpeshtat dhe më domethënëset? Nënë Prena na tregon disa prej tyre.

“Kur shihje kalë ishte hasëm, uji i trubullt sëmundje, kuse delja e sigurt që është vdekje”, thekson Prena.

Linja tradicionale e shpjegimit të ëndrrave është pothuaj krejt e kundërt me atë shkencore. Megjithatë ekziston një simbolikë universale e provuar nga shumë studiues që janë marrë me këtë çështje që ndihmon për shpjegimin e ëndrrave.

“Të shikosh veten të veshur në ëndërr është një lloj paralajmërimi që duhet të dalësh. Ëndrra të thotë nëpërmjet simbolikës që duhet të veprosh. E ngrëna e tepërt në ëndërr ka të bëjë me urinë seksuale”, shprehet Gladiola.

Ajo çfarë rezulton më intersante është se pavarësisht linjave të ndryshme të shpjegimit të ëndrrave, interpretuesi më i mirë i saj është vetë personi që ka parë ëndrrën.

“Interpretuesi më i mirë i ëndrrës është vetë personi. Mjafton të marrësh një libër dhe stililaps dhe të shkruash sa herë zgjohesh. Është mirë që ëndrrave t’i kushtosh vëmendjen dhe për një periudhë kohë të mbash këtë bllok dhe të konsultohesh me një psikolog”, thotë Gladiola.

Ëndrrat përgjithësisht shihen para mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit dhe zgjasin nga 10 deri në 45 minuta.( te gjitha endrrat qe mund te shihen gjate nates duhej te shprehej)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi