- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Tahiri: S’jemi gati për bisedime të reja
Thu 18 Oct 2012 - 10:55
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se Prishtina nuk është e gatshme të rifillojë dialogun me Beogradin përderisa ai nuk po zbaton të gjitha marrëveshjet.
E cituar nga “RTK”, Tahiri ka nënvizuar se për momentin pala serbe po respekton vetëm marrëveshjen e tregtisë së lirë, ndërsa për ato politike qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar.
Tahiri, që ka përfaqësuar Kosovën deri në raundin e fundit të bisedimeve, është shprehur se dialogu në nivel politik duhet t’i shërbejë paqes dhe stabilitetit.
Ndërsa deputeti i LDK-së, Sadri Ferati ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të vendosë vijat e kuqe
Bisedimet Kosovë-Serbi
Normalizimi i raporteve me Serbinë
Daçiç, negociator i Serbisë në bisedime
Daçiç: Gati të marr përgjegjësitë
për lëshimet eventuale që Prishtina do të bëjë në dialogun dypalësh.
Bisedimet ende nuk dihet se kur do të fillojnë. Pak ditë më parë gazeta serbe “Blic” citonte burime nga Brukseli, që thoshin se rolin e ndërmjetësit në këtë proçes do ta luajë shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.
“Blic” shtonte më tej se zyra e baroneshës Ashton, ajo e Daçiç, Nikoliç dhe Thaçit në Kosovë janë në kontakte të vazhdueshme për të përcaktuar temat që do të diskutohen.
I njëjti burim mediatik saktësonte se kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç do të jetë përfaqësuesi kryesor i Beogradit në bisedimet, që këtë herë thuhet se do të jenë në nivel politik.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi