Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Dardanians MC SHBA pranë nisjes së sulmit, Damasku: Jemi gati për t’u kundërpërgjigjur Empty Dardanians MC SHBA pranë nisjes së sulmit, Damasku: Jemi gati për t’u kundërpërgjigjur

Sat 31 Aug 2013 - 19:01
Në një kohë kur SHBA-të po bëjnë llogaritë e fundit për të sulmuar Sirinë, Damasku është gati për t’u kundërpërgjigjur. Departamenti amerikan i Shtetit tashmë është i bindur se ka fakte se janë përdorur armët kimike dhe sulmi mund të ndodhë para se OKB të mbajë një qëndrim për faktet e mbledhura nga inspektorët në terren.

Për të nxjerr rezultatet e testeve në terren, inspektorëve të OKB-së u nevojiten më shumë se dy javë. Por tashmë jo shumë larg territorit të Sirisë, ndodhen 5 luftanije amerikane, ndërsa një tjetër është nisur drejtë saj.

“Jemi gati për t’u kundërpërgjigjur

Televizioni “Al Arabiya” citon zyrtarë sirianë të cilët thonë se forcat e tyre janë gati për t’iu kundërpërgjigjur ndonjë sulmi të mundshëm. Ndërkohë në Damask, dëshmitarët raportojnë se jeta vazhdon e qetë, dyqanet janë të hapura ndërsa njerëzit janë në rrugë.

Ushtria siriane “është e mobilizuar, e ka gishtin në këmbëz”, tha Kryeministri, Wael al-Halqi, në një deklaratë për mediet në Damask. “Ushtria është gati për t’u përballur me çdo sfidë dhe çfarëdolloj skenari”, ka shtuar ai.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi