Të jesh apo të kesh vajzë?!
Thu 18 Oct 2012 - 13:08
O ju meshkuj shqiptarë vëndoni gishtin në kokë dhe mendoni se ju tashmë me dorën tuaj po vrisni ato femra që vetë ua shkelët nderin
Mua më djeg në shpirt t’i përmend emrat e gjithë atyre vajzave që vriten e dhunohen gati se çdo ditë, sepse vetëm kur më kujtohet se ato ashtu trajtohen vetëm sepse janë femra më bën të çmendem. Ne dëgjojmë për ato femra (që ku ta di sa herë kanë mallkuar veten që janë të tilla), për ato raste dhe me ato informacione jo të plota gjykojmë, flasim dhe nganjëherë edhe arsyetojmë abuzuesin ose vrasësin, vetëm se ajo tjetra është femër.
Nuk arrijnë dot të diskutohet e të tjerret mirë e hollë një rast, sepse menjëher i’a zen vendin tjetri. Dhe për fat të keq mbesim me informacionet fillestare që në të shumtën e rasteve janë “bombastike”, befasuese dhe jo të plota. Gjë që të krijojnë atë ndjesinë e fëmijërisë që po e mësove gabim në fillim një gjë, kushdo që të të korigjoj e qortoj pastaj, se ndëron dot mendjen ndoshta pak a shumë mund të modifikosh mendimin por sërish aty sillesh, tek ajo e para.
Po diskutonim me një mike mu këtë rastin e fundit të dhunimit, shtatzanisë dhe vrasjes (po të kishte ndonjë fjalë më të rëndë se vrasja për ta përshkruar këtë rast atë do e përdorja) dhe me apo pa dëshirë përfunduam tek rrjetet për “mblesëri” që sjellin vajza nga Shqipëria për martesa me maqedonas apo serbë. Në fakt po tentonim të bënim një ndërlidhje sa i përket çështjeve të rrjeteve se mos është ndonjë rrjet i organizuar edhe ky që mer një pas një jetët e këtyrë vajzave, ashtu si janë të organizuar edhe këta rjetet ose “agjenisonet” e martesave.
Dhe ngaqë fjala nxjer fjalë po diskutonim edhe si perceptohen këto lloje martesash jashta kufijve të Shqipërisë, që sinqërisht janë shumë keq të perceptuara. Janë të gjykuara dhe ato vajza mallkohen çdo ditë. Por kur të shkelet ajo që Zoti ta ka caktuar që paralindjes siç është gjinia, haron patriotizmin dhe çdo kauzë tjetër, haron edhe se je shqiptare dhe tetnon të paktën për një herë të vetme ti kuptosh këta femra se pse marin vendime të tilla.
Të lindësh brenda kufijve të Shqipërisë me automatizëm të bën shqiptar, por të jesh shqiptar jashta kufijve të saj është çështje krejtësisht ndryshe. Andaj i kuptoj edhe gjithë ata që i gjykojnë këta raste në emër të kauzave të ndryshme, por i dashur shqiptar edhe ty o shoqëri shqiptare po shkel dhe po e rrënon sthyllën e kësaj shoqërie andaj me të njejtat përmasa po i kuptoj edhe ato vajza me të tilla vendime. Po bëni një femër që të urrej atë që dikur quhej si ndjenjë e shënjtë – të qenurit nënë, po bëni nëna të urrejnë fëmijën ngaqë një jetë të tërë do të shohë në sytë e tij/saj dhunuesin, po u’a fusni frikën në asht këtyre femrave se do lindin dhunues apo viktima të mundshme. E gjithë kjo sepse do e lind brenda atij sistemi shoqëror nga e cila e pësoi e ëma. Atij sistemi ku meshkujt dhunojnë e vrasin ndërsa femrat heshtin e mbulojnë, atij sistemi ku, kur një e mitur pohon se është keqpërdorur, detyrohet të shtyp në vete atë të fshetë dhe të jetoj me të një jetë, ajo e fshetë që do e izoloj më pastaj nga shoqëria edhe nga vetë lloji i saj- femrat. Atij sistemi shoqëror ku hipokrizia lundron mbi ujë dhe nuk mbeti njeri pa e parë, dhe po të gjithë e quajnë atë fatamorganë. Ahhh..ç’verbëri masive e vetëdiagnostifikuar!
O ju meshkuj shqiptar që dikur krenoheshi e shkruanit poezi mbi ato vetflijime të femrave shqiptare në emër të nderit, vëndoni gishtin në kokë dhe mendoni se ju tashmë me dorën tuaj po vrisni ato femra që vetë ua shkelët nderin.
Ju që keni quajtur veten burra tregojeni burrërinë atje ku duhet treguar, sinqërisht keni lënë shumë punë tjera pas dore, duke humbur ato dy RR-ja (apo rr-në) që kërkoni të përdoren kur të ju referohemi juve.
Me apo pa dëshirën tuaj aq dëm sa i shkaktoni femrave si femra, si identitet më vetë, po aq dëm po i shkaktoni edhe gjithë shqiptarëve në përgjithësi edhe vetes tuaj si meshkuj. Po i shtyni shumicën e femrave jashta kufijve shqiptar t’i urrejnë “tradhtaret” që martohen me ato që “na dhunonin” e që na morën jetën dikur. E të shkretat ndoshta po ikin nga dhunuesit e brendshëm tashmë dhe nga pjestaret e llojit të vet, që bëjnë çmos të heshtin çdo rast ne emër të “nderit”.
Nuk e them dot nëse zgjedhja e tyre bazohet në mirësjelljen ose trajtimin që ju bëhet nga grupacione të ndryshme, apo nga kushtet ekonomike ose ku ta di çka…por derisa dikush ka zgjedhur diçka që është “ndryshe” nga e zakonshmja, ka pasur arsye që e ka bërë atë. Cila do që të jetë ajo arsye, ky sistem , ky shtet ,kjo shoqëria jonë bart barën e asaj zgjidhje.
Në emër të shumë sitemeve hidhen këta vepra makabre qoftë politike apo religjioze, por mendoj se çdo kush duhet të mar një pjesë të fajit mbi vete, sepse të bësh një nënë të hedh e mos të dëshiroj fëmijën e saj shënon fundin e botës…fundin e asaj që quhet njerëzi, sepse edhe vetë religjionet predikojnë të njejtën gjë :një nënë nuk do njoh fëmijën e saj vetëm në ditën e kijametit ose apokalipsit.
Mos vallë…?! Elmedina Shafi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi