Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mimoza: Vështirë të jesh nënë dhe të kesh karrierë të suksesshme Empty Mimoza: Vështirë të jesh nënë dhe të kesh karrierë të suksesshme

Wed 27 Oct 2010 - 21:37
Mimoza Mustafa gjatë një prononcimi për Telegrafi.com thotë se ajo e ka të vështirë të ketë karrierë të suksesshme dhe të jetë njëkohësisht nënë.
Këngëtarja, e cila është e martuar me këngëtarin Shkumbim Kryeziu, thotë se ndryshe nga yjet botërore, të cilat edhe pse bëhen nëna, ‘trupi i tyre vazhdon të jetë seksi’, në Kosovë nuk është e lehtë ta ruash vijën e trupit.
“Nuk është aspak e lehtë. Kur je nënë ke shumë më shumë përgjegjësi dhe ndonjëherë nuk mund të paraqitesh në skenë ashtu siç dëshiron. Është vështirë për shkak të fytyrës, dhe pas lindjes trupi i femrës nuk është më i njëjti”.
“Po flas për në Kosovë sepse nëse themi për yjet botërore, ka shumë femra që janë nëna dhe trupi i tyre është ende seksi dhe ato shquhen për këtë gjë. Kur je nënë nuk je edhe shumë e lirë të punosh ashtu siç dëshiron, por unë mundohem të gjej një balancim mes karrierës dhe familjes”, është shprehur Mimoza. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi