Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nje tjeter Dafine e suksesshme… Empty Nje tjeter Dafine e suksesshme…

Sat 7 Aug 2010 - 16:38
Dafina Rexhepi eshte nje emer i ri qe premton shume ne boten e muzikes. 17-vjecarja qe ka lindur dhe eshte rritur nje Gjermani, beson se do te korre me shume suksese ne karrieren e saj muzikore, pasi sipas saj, ka stil te vecante nga koleget e tjera. Ndersa thuhet se ajo ka gjasa te ece ne gjurmet e kengetares se suksesshme Dafina Zeqiri, 17-vjecarja thote se nuk merr askend si model. “Fakti qe dua te jem me ndryshe, nuk do te thote qe une nuk i respektoj te tjeret. Perkundrazi, une i respektoj te gjithe dhe i vleresoj. Po ashtu, do te provoj te kem raporte te mira me te gjithe”, thekson Dafina. Kenga e saj me e njohur deri tani, eshte “Ti m’i then kufijte”, ne te cilen Dafina kendon me Etnon (Etno Engjujt), si dhe “Delicious”, ne bashkepunim me Mc Kreshen. Te dyja kenget e mesiperme, te realizuar me videoklip, jane pjese e albumit te saj te pare, qe permban gjithsej 11 kenge. Per te realizuar kete album, Dafina thote se ka punuar pervec se me Etnon dhe Mc Kresha, edhe me Lyrical Son, Dj Blunt, Dj M.I.M dhe Gentz.
Ky i fundit, pra producenti i njohur Genc Prelvukaj, ka qene mbeshtetesi me i madh i Dafines ne realizimin e ketij albumi dhe videoklipeve. “Nuk e kemi pasur aspak veshtire ta realizojme albumin, edhe pse kemi punuar ne te gjate nje viti te plote. Dafina eshte kengetare shume e mire dhe i kemi kaluar me lehtesi pengesat e vogla”, pohoi Genc Prelvukaj. Nderkaq, nga ana e saj Dafina nuk harron te falenderoje aktorin Blerim Destani, sic e quan ajo, mikun e familjes, i cili i sugjeroi kontaktin me Gencin e “Etnon”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi