Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

10 shpikjet me te suksesshme te 2009-s Empty 10 shpikjet me te suksesshme te 2009-s

Tue 9 Feb 2010 - 15:13
Nuk ka dyshim që kriza shëndetësore me profilin më të lartë në vitin 2009 ishte shpërthimi pandemik i papritur H1N1, që ka marrë pothuajse 10 000 jetë (sipas OBSH).
Nuk ka dyshim që kriza shëndetësore me profilin më të lartë në vitin 2009 ishte shpërthimi pandemik i papritur H1N1, që ka marrë pothuajse 10 000 jetë (sipas OBSH). Kjo pandemi ka qënë në faqet dhe lajmet kryesore për shumë kohë, ndërkohë që përpiqemi të kuptojmë impaktin e të parit shpërthim të përmasave të tilla në 40 vitet e fundit. Ndërkohë vaksina kundër gripit të derrit, e cila ka dalë në një kohë rekord rreth 5 muaj pas rastit të parë të konfirmuar në Meksikë, përbën arritjen më kryesore në fushën e shëndetësisë. Ky vit gjithashtu ka njohur, edhe shumë shpikje të tjera të cilat më parë mendoheshin si vite larg, ose thjesht të parealizueshme. Një i tillë është “syri elektrik”, i cili do të mund të ndihmojë të verbërit të fitojnë pjesërisht shikimin. Kjo shpikje është bërë nga kërkues universitar dhe është akoma në fazë zhvillimi. Gjjithashtu kyçi 20 dollarësh i gjurit i krijuar nga një grup studentësh në Universitetin e Stanford, është akoma në fazë zhvillimi. Gjithsesi gjithë këto të reja në botën e shëndetësisë mund ti vijnë ndihmë shumë njerëzve në botë.


Vaksina kundër


Vaksina kundër gripit të derrit Ah1N1 u realizua në kohë rekord, rreth 5 muaj pas raportimeve të para me prekje nga ky virus në mars të 2009-s. Provat e para u prodhuan nga kompania kineze Sinovac-biotech nga mesi i gushtit. Shumë firma të tjera biotech ndoqën këtë zhvillim me vaksinat e tyre si kompania Australiane CLS tld, dhe në Europë Novartis. vaksina përmban virusin e gripit të i inaktivizuar ose të dobësuar dhe që s'mund të shkaktojë grip. Vaksina e inaktivizuar injektohet, ndërsa ajo e dobësuar jepet si sprej nazal. Këto janë prodhuar duke e rritur virusin në vezë pulash. Rreth 3 bilion doza do të prodhohen çdo vit, dhe shpërndarja e parë ka filluar në nëntor 2009.


Syri Elektrik


Kërkuesit e ITM(Insituti i teknologjisë në Masachusets) po zhvillojnë një paisje(mikoçip) që do u mundësojë të verbërve një rikthim të pjesshëm të shikimit. Syri Elektrik nuk do të rikthejë shikimin e plotë, por do jetëi vlefshëm në dallimin e fytyrave, hijeve, dhe ecjen nëpër dhomë ose rrugë pas asistencë.Ky çip do të mbillet në kokërdhokun e syrit. Ndërkohë pacienti do të vërë syze të pajisura me kamera, të cilat do i transmetojnë pamjet çipit, i cili më pas i përçon në tru. Provat e para në derra kanë rezultuar pozitive. Shpresohet që në 2 vitet e ardhshme të mund të fillojnë eksperimente në njerëz.


Aparati i dëgjimi


Aparati i dëgjimit "Lyric": Shkencëtarët kanë zhvilluar një paisje të re e cila shmang problemet e mëparshme të aparateve të dëgjimit, si p.sh, rënie e baterisë, heqja para dushit, dhe zhurmat e amplifikuara. Ky aparat i krijuar nga kompania amerikane InSound Medical, shmang mundësinë e ndërhyrjes kirurgjikale duke u fshehur thellë në kanalin e veshi. 1.5cm afër daulles së veshit. Aparati vihet 24 orë dhe mund të ndërrohet 3-4 herë në vit. Aktualisht 3500 njerëz po e mbajnë këtë aparat.

Shkencëtarë në Itali kanë gjetur një teknikë për të rigjeneruar kockat e thyera, duke përdorur copa të vogla druri. Ata kanë zbuluar se disa lloj drurësh si p.sh lisi i kuq, kanë një strukturë spongioze që i ngjan kockës. Mjekët palnifikojnë të përdorin copëza të vogla druri për të nxitur procesin e shërimit. Anna Tampieri, që drejton projektin në Insitutin e Shkencave dhe Teknologjisë për Çeramikë, tha për CNN, se pavarësisht se trupi prodhon kockë në vetvete, enët e gjakut kanë nevojë për një vend për tu kapur. Deri më tani eksperimentet kanë pasur sukses në dele.


Terapia TMS


NJë paisje elektromagnetike mund të ndihmojë shumë njerez të cilët vuajnë nga depresioni. Terapia stimuluese me "NeuroStar Transcranial magnetic" krijon fusha magnetike në prekorteksin frontal, pjesa e trurit përgjegjëse për humorin. Kjo stimulon neuronet të prodhojnë më shumë hormone të sjelljes.Në një eksperiment, me seanca ditore 30-40 minutëshe, gjysma e pacientëve patën reduktim të simptomave ndërsa 1/3 raportuan shërim të plotë. Kto të dhëna bazohen nga kompania që e prodhon Neuronetics. Që në mes të 2009-s kjo terapi është mundësuar në 31 shtete në SHBA.


Biomaska Antivirale


Kompania nga Hong Kongu, Filligent, shpenzoi 6vjet dhe $10 milion për të prodhuar biomaskën Antivirale, tamam në kohë për pandeminë e gripit. Ndryshe nga të tjerat kjo maskë kap dhe mbyt mikrobe dhe patogjenë në ajër, para se ata të hyjnë në organizëm. Kjo paisje përdoret gjithandej, mirëpo po pret aprovimin si një paisje mjekësore në SHBA.


Bojë Antimikrobike


Kërkuesit në Universitetin e Dakotës së Jugut, kanë zbuluar një molekulë(N-halamine CI-TMPM) e cila i bën bojrat me veti antimikrobike. Kjo substancë antimikrobiale mund të zgjasë mbi një vit, por duhet të pastrohet çdo 1 ose 2 javë. Drejtuesi i kërkimeve Yuyu San po kërkon partnerite me firmat e prodhimit të bojërave.


Stetoskopi elektronik


Kompania mjekësore 3M, ka krijuar stetoskopin elektronik Littman, i cili i transferon të dhënat në kompjuter me blututh. Ky stetoskop transferon zhurmat e zemrës, mushkërive apo ndonjë pjese tjetër të organizmit në një program të quajtur Zargis Cardioscan, i cili mund të bëjë analiza më të hollësishme.Ky stetoskop mori çmimin "Zbulimi i Vitit" nga Popular Science këtë nëntor.


JaipurKnee


Një ekip kërkuesish nga Universiteti Stanford, ndërtuan gjurin artificial më të lirë në botë(vetëm 20$). I quajtur JaipurKnee, imiton lëvizjet e kyçit të gjurit, dhe po përdoret nga 300 njerëz në Indi. Paisje të ngjashme në treg, si p.sh gjuri i titaniumit kushton nga 10 000$ në 100 000$. Synimi i ekipit është të prodhojë mbi 100 000 kopje dhe të ulë dhe më tej koston.

Deri më tani organet që do të transplantohen, janë mbajtur në akull. Mbajtja e tyre për një kohë mbi 5 orë ka pasoja shkatërruese mbi zemrë, apo melçinë. Kjo gjë i vë mjekët dhe pacientët para një presioni kohor. Tashmë është krijuar një paisje e cila i mban organet ngrohtë dhe i furnizon me gjak duke e çua limitin në 12 orë. Kjo paisje u krijua nga TransMedics, dhe ka bërë të mundur transplantimet ndër kombëtare, si p.sh rastin e një zemreje që u lëviz nga Gjermania në Greqi. Ky sistem është aktualisht në treg vetëm për zemrën, ndërsa këtë vit(2009) TransMedic zhvilloi një sistem për mushkëritë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi