Kushtet e Einstein për martesë të suksesshme
Wed 25 Apr 2012 - 1:18
Fizicienti më i madh i të gjitha kohërave, të cilin shumica e quajnë edhe gjeni, në jetën private nuk ka qenë bashkëshorti më ideal në botë.Martesa me Mileva Maric në vitin 1914 ka filluar të shkatërrohet por Albert Einstein ka vazhduar të qëndroj me të për shkak të fëmijëve.Ai i ka dhënë Milevës disa kushte të cilat ajo duhet t’i respektojë nëse do që të mbajnë jetën e tyre të përbashkët për shumë kohë.“Do të kujdesesh që rrobat e mija të jenë gjithmonë të pastra, të më shërbesh tre herë në ditë ushqim në dhomën time dhe në dhomën e punës, të cilat po ashtu duhen të jenë të pastra dhe më e rëndësishmja është që askush të mos përdor tavolinën time të punës”, këto ishin disa nga kushtet e fizicientit.
Ai po ashtu ka kërkuar nga bashkëshortja e tij që të mbajë veten nga ulja në prani të tij dhe shoqërimi në udhëtimet e tij.
“Mos kërko intimitet nga unë dhe nuk dua që të më afrohesh. Nga ti kërkoj që të ndalesh së foluri kur unë e kërkoj atë gjë dhe kur kërkoj që të lëshosh dhomën e gjumit ti nuk guxon të më kundërshtosh”, janë kërkesat që Einstein ia bëri bashkëshortes.
Mileva në fillim u mundua që t’u përshtatet kushteve që i kërkoi fizicienti, por megjithatë ato nuk ishin kushtet e duhura për të shpëtuar martesën dhe vetëm pas disa muajve ajo e braktisi gjeniun dhe u largua me fëmijët e tyre.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi