Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja Deftesa E Notave Te Albert Einstein .. Empty Ja Deftesa E Notave Te Albert Einstein ..

Thu 25 Apr 2013 - 15:44
Message reputation : 100% (1 vote)

Ja Deftesa E Notave Te Albert Einstein .. Ein1Albert Ajnshtajn lindi në Ulm të Gjermanisë në vitin 1879, në një familje hebreje.


I ati ishte pronar i një fabrike që prodhonte pajisje elektrike, ndërsa e ëma pëlqente librat dhe muzikën.

Vetë Ajnshtajni ishte fëmijë i mbyllur, i cili filloi të fliste vonë dhe kishte

vështirësi të mësonte për të lexuar.riniaforum
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja Deftesa E Notave Te Albert Einstein .. Empty Re: Ja Deftesa E Notave Te Albert Einstein ..

Sun 5 Jan 2014 - 15:26
Ajnshtajn, nxënësi “mesatar” që mësonte vetëm atë që i interesonte
Ja Deftesa E Notave Te Albert Einstein .. Ajshtajn

Ja Deftesa E Notave Te Albert Einstein .. Aj2
Shpesh është deformuar e vërteta mbi shkollimin e Albert Ajnshtajnit, duke aluduar se ai nuk ka qenë një nxënës i mirë. Por e vërteta në fakt është krejt e kundërta.

“Dje Alberti, mori notat. Ai ishte sërish më i miri dhe vlerësimi në certifikatën e tij ishte brilant”, shkruante nëna e tij në një letër dërguar motrës së saj.

Ajshtajn në vitin 1894, kur ishte 15 vjeç kishte probleme me shumë mësues pasi nuk përballonte dot sjelljen autoritare të tyre dhe për këtë arsye hoqi dorë nga shkolla. Një nga mësuesit e tij njëherë i tha se, “kurrë nuk do të bëhej dikushi”.

Për të hyrë në shkollën politeknike në Zyrih, atij i duhej të bënte testin e pranimit në tetor të 1895. Performanca e tij në fizikë dhe matematikë ishte e shkëlqyer. Ndërsa në disa fusha të tjerë rezultatet nuk ishin të mjaftueshme. Albert nuk e kaloi testin.

Ai ndoqi këshillën e drejtorit të universitetit që i sugjeroi të shkonte në një shkollë në Aarau për të mbyllur boshllëqet që kishte në njohuritë e tij. Në shtator 1896 kaloi me sukses testin dhe nisi politeknikun në Aarau. Ambicia e tij ishte të merrte një diplomë për të qenë mësues matematike dhe fizike. Në 1900, ai mbylli me sukses studimet.

Në klasën e tij, Ajnshtajni ishte shumë i mirë në matematikë dhe shkencë. Në lëndë të tjera ishte mesatar. Kjo nuk kishte të bënte me inteligjencën e tij, por ai thjeshtë nuk donte të mësonte gjëra që nuk i interesonin. Ajnshtajni kurrë nuk ka ngelur në klasë. Dhe si nxënës “mesatar”, Albert Ajnshtajn u bë një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit 20.

SHPJEGIM: Sitemi i notave: 6 = shkëlqyeshëm 5 = mirë, 4 = mjaftueshëm, 3 = keq, 2 = shumë keq, 1 = i papërshtatshëm

Shqipmedia
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi