- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Patologjitë e hundës dhe përhapja e tyre
Fri 19 Oct 2012 - 8:41
Shpesh neglizhohen nga pacientët si të parëndësishme. Por, ajo që në disa raste konsiderohet si një bllokim i zakonshëm hundësh apo acarim i rrugëve të frymëmarrjes, mund të jetë më shumë sesa duket.
Bëhet fjalë për patologjitë inflamatore të hundës që mund të jenë me origjinë virale në disa raste, bakteriale apo alergjike. Por që sipas mjekut ORL pranë Spitalit Amerikan, Edlir Shytaj, nuk duhet neglizhuar kurrsesi.
“Patologjitë inflamatorë janë më të shpeshta dhe prekin të gjitha moshat. Bëhet fjalë për bllokim hundësh dhe sekrecione më të trasha. Kjo patologji shoqërohet edhe me temperaturë që zgjat 3-4 ditë. Shkaqet janë alergjitë në përgjithësi.
Edhe virozat janë shumë të përhapura, sidomos në ndërrimin e stinëve.”
Këto të dhëna klinike, kur avancojnë, shpesh çojnë në krijimin e sinuziteve: “Sinuziti akut është shumë I përhapur. Nis me një grip të thjeshtë e më pas bllokohen hundët. Nëse nuk trajtohet mund të kthehet në një sinuzit kronik.
Shqipëria është një vend që favorizon në masë sëmundjet e hundës. Kjo për shkak të karakteristikave të saj klimatike, por një faktor tjetër nxitës i këtyre patologjive është edhe ndotja në mjedis.
Endoskopia, metoda moderne e kirurgjisë në Spitalin Amerikan
Pa shenja të dukshme dhe me një rezultat shumë herë më të mirë sesa ndërhyrjet tradicionale. Kjo është endoskopia, trajtimi kirurgjikal, i cili kryhet përmes një aparature e cila depërton në organ përmes një shpimi të vogël.
I aplikuar gjerësisht në shumë fusha të ndryshme, endoskopia përdoret dhe ka një sukses shumë të madh në patologjitë e hundës dhe të sinuseve.
Është një metodë operatore që ka disa avantazhe ne raport me operacionin tradicional. Me kryesorja është se ndërhyrja bëhet pa asnjë lloj çarjeje të lëkurës dhe pas operacionit, pacientit nuk i mbetet asnjë shenjë në fytyrë.
Avantazhi tjetër është në suksesin e ndërhyrjes. E pajisur me kamera pamja që i ofrohet kirurgut gjatë ndërhyrjes për të gjitha strukturat anatomike është shumë e mirë. Kjo gjë minimizon rrezikun e komplikacioneve gjatë ndërhyrjes, që në rastin e kirurgjisë endoskopike mundësitë janë shumë herë më të vogla sesa në operacionin tradicional. Në të njëjtën kohë, kjo teknikë lejon që hapja e sinuseve apo edhe korrektimi i defekteve anatomike të jetë sa më i suksesshëm.
Kjo teknikë aplikohet në mënyrë të rregullt dhe në Spitalin Amerikan, për diagnostikimin e sëmundjeve, por edhe për trajtimin e tyre me anë të operacionit në rrugë endoskopike. Operacioni zakonisht kryhet në anestezi të përgjithshme dhe pacientit nuk i duhet të qëndrojë në spital më shumë se 1 ose 2 ditë, pasi kjo teknikë lehtëson shumë edhe fazën pas operacionit.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi