Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Si të shpëtojmë nga pikat e zeza rreth hundës Empty Si të shpëtojmë nga pikat e zeza rreth hundës

Sat 9 Mar 2013 - 0:12
Message reputation : 100% (1 vote)
Si të shpëtojmë nga pikat e zeza rreth hundës 64689TIRANE- Pikat e zeza në fytyre, të përqëndruara kryesisht rreth hundës dhe mjekrës janë një shqetësim jo vetëm për meshkujt, por edhe femrat.

Ne do ju sjellim mundësitë, në kushtet e shtëpisë për të përgatitur maska të ndryshme të cilat largojnë pikat e zeza duke i aplikuar për disa jave.

Pasta e dhembeve: Aplikoni pasten e dhembeve ne zonat ku keni pikat e zeza dhe lereni te veproj per 25 minuta. Ju do te ndjeni nje djegie ndersa e aplikon pasten, por kjo eshte normale ne fillim me pas kalon. Pasi te shpelani fytyren do te vini re ndryshim, dmth ne siperfaqe pikat e zeza zhduken, por kujdes ato ndodhen ne brendesi, ndaj duhet ta aplikoni per dy jave reshte cdo dite.

Limon: Lani fytyren me uje te ngrohte fillimisht. Me pas shtrydhni lengun e limonit ne nje ene, i hidhni pak kripe, i perzieni mire. Apikoni kete perzierje tek pikat e zeza dhe e lini per rreth 20 minuta. Shpelaheni perseri me uje te ngrohte fytyren.

Kosi: Ne nje ene hedhim tre luge gjelle te plota me kos, dy luge gjelle me tershere. Shtoni nje luge caji me vaj ulliri dhe me limon dhe i miksoni te gjitha sebashku duke i perziere mire. E aplikojme ne fytyre dhe e leme per 6-7 minuta dhe me pas e shpelajme fytyren me uje te ftohte e te bollshem.

Domate: Domatet kane nje perberes natyral i cili i perthan menjehere pikat e zeza. Qeroni dhe e beni pure nje domate te vogel, aplikojeni domaten ne pikat e zeza perpara se te shkoni te flini. Lereni domaten ne fytyre nderkohe qe ju relaksoheni dhe flini gjume dhe shpelaheni me uje te ngrohte diten tjeter ne mengjes.

Orizi: Hedhim orizin ne qumesht dhe e leme per 5 ore, me pas e kalojme ne mikser dhe e apilokojme ne fytyre si skrab. E shpelajme mire fytyren pas 25 minutave.

Patate: Pataten e gjalle e qerojme dhe me te ferkojme pjeset dhe zonat ku kemi pika te zeza. E leme per 15 minuta kete mase pasi kemi ferkuar pikat dhe e shpelajme.

Gjethet e majdanozit: Disa gjethe majdanozi dhe pak pluhur shafran te indise i miksojme me uje derisa te krijohet nje mase. Me pas e aplikojme kete ne fytyre ne zonat e acaruara ne formen e maskes. Per te pasur efekt e perdorim cdo dite per dy jave.

Pluhuri i sodes: Shkrijme pak pluhur sode ne nje gote me uje dhe e aplikojme kete ne fytyre e leme per 15 minuta dhe me pas e lajme me uje te ngrohte per ta pastruar.
(arena/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi