“Mami, a mund të fle me të dashurin sonte?”
Thu 4 Nov 2010 - 18:31
Vajza është 17 vjeçe, i afrohet ngadalë nënës dhe i bën pyetjen që ajo i është trembur gjithmonë. Nëna mbetet pa fjalë, duke mos ditur se çfarë të thotë. Si mund të reagojmë mamatë kur vajzat adoleshente dëshirojnë të ftojnë të dashurin në shtëpi?
Është një pyetje që bëjnë shumë adoleshente. Ja si të veproni përpara një situate të tillë
Kishit kohë që e prisnit. Tashmë, momenti i së vërtetës, ka ardhur. Dalëngadalë vajza juaj e ka përgatitur me shumë zgjuarsi e dinakëri terrenin dhe më në fund, ju ka pyetur: “Mami, e ke problem nëse i dashuri im do të qëndrojë këtu sonte?”. Fjala “tek ne”, në këtë rast, do të thotë “të flejë në dhomën time”. Në atë çast, çdo nënë mund të mbetet pa fjalë dhe të mos e dijë se çfarë përgjigje të japë. Gjithmonë ndodh kështu. Edhe pse pyetjen e prisnit prej kohësh, nuk e kishit parashikuar momentin se kur do të ndodhte. Çdo nënë është e vetëdijshme se, herët ose vonë, vajzat do t’ua bënin këtë pyetje, ndërkohë që duhet të përgatiteshin për përgjigjen.
“Të zbuloni se fëmija juaj adoleshent ka një jetë seksuale, sado e arsyeshme të jetë kjo, ju bën të ndiheni në siklet. Trondit çdo prind, i cili në këtë rast ndoshta do të dëshironte të mos dinte asgjë, sesa të përballej me këtë situatë të sikletshme, që të vë me shpatulla pas murit”, shprehet e shqetësuar një nënë. Gjithsesi vajzat nuk hezitojnë për ta kapërcyer edhe këtë sfidë, një mesazh që tingëllon pak a shumë kështu: “Tashmë jam e rritur, kam një jetë seksuale dhe më nevojiten hapësirat e mia”.
Por si duhet të reagojnë nënat përballë një situate të tillë? Në fakt nuk ekziston një sjellje korrekte. Kjo varet jo vetëm nga mosha e fëmijëve, pjekuria, rëndësia e kësaj lidhjeje, por edhe nga edukimi dhe përvoja e prindërve, të cilët jo gjithmonë kanë të njëjtin mendim për këtë temë. Në fillim do të ishte mirë që të dy prindërit të diskutonin dhe më pas të binin dakord, para se të jepnin vendimin e tyre nëse janë pro ose kundër kësaj gjëje.
Disa prindërve u duket normale që të pranojnë në shtëpi të dashurin e vajzës dhe të preferojnë të duken liberalë para tij, edhe pse kjo gjë, thellë-thellë, mund të mos i pëlqejë. Në fund të fundit mendimi që mbizotëron tek ata është shumë i thjeshtë: nëse vajza jonë dhe i dashuri i saj dëshirojnë të qëndrojnë bashkë apo të kryejnë marrëdhënie, është më mirë që gjërat të kryhen në një vend të sigurt, siç është për shembull shtëpia jonë dhe jo në një parking ose ndonjë park.
Nëse bëni pjesë në këtë kategori prindërish, atëherë po ju japim një këshillë: shmangni çdo lloj surprize në dhomën e vajzës suaj, mos shkoni të pyesni: “Gjithçka mirë?”, sepse në të kundërt do të mbeteni pa fjalë dhe do të stamponi në fytyrë një buzëqeshje të çuditshme. Përpiquni të çliroheni nga rreziku. Ndërkaq mos prisni që situata të përsëritet, sepse gjërat mund të ndërlikohen. Në fund të fundit, vajza juaj do të mendojë: “Kur më ka thënë ‘po’ herën e parë, pse të dytën duhet të më refuzojë?”.
Por ka edhe nga ata prindër të cilët janë patriarkalë, i mbrojnë me fanatizëm vlerat morale të familjes dhe kanë një arsyetim të mirë e bindës për fëmijët e tyre. Dy adoleshentët i konsiderojnë shumë të rinj, ose thjesht ndihen në siklet në rolin e bashkëpunëtorëve ose të dëshmitarëve, detyrë që në këtë rast vajza ua ka ngarkuar atyre. Nëse i përkisni kësaj kategorie prindërish, ta dini se nuk e keni ndaluar vajzën tuaj të kryejë marrëdhënie seksuale, thjesht keni mohuar që gjërat të ndodhin në shtëpinë tuaj: natyrisht që “dy zogjtë” do të gjejnë një vend tjetër të sigurt, ku të shijojnë instinktet e dashurisë.
Të dashur prindër, këshilla jonë është “të armatoseni”, pra me pak fjalë të jeni të duruar dhe shumë të kuptueshëm, sepse në çdo moment duhet të përballeni me zhgënjimin dhe mërzinë e vajzës suaj, përveç mungesës së saj të vazhdueshme në të ardhmen.
Prindërit duhet jenë gjithmonë në gjendje të flasin me fëmijët për gjërat që ata dëshirojnë, përfshi këtu edhe marrëdhëniet seksuale. Kjo gjë mund të krijojë një ekuilibër mes prindit dhe vajzës në këtë rast, duke ofruar më shumë besim, edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve për adoleshentët kjo gjë është gjithmonë problem. Vajzat adoleshente, si në të gjitha periudhat e jetës, duhet t’i përshtaten modelit kulturor të kohës së tyre. Fëmijët hezitojnë të flasin me prindërit, për çdo gjë dhe jo vetëm për çështjet delikate. Edhe kur e marrin guximin, nuk i thonë të plota gjërat. G.shqip

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi