Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Mbetet në burg Asllan Patrioti  Empty Mbetet në burg Asllan Patrioti

Sun 21 Oct 2012 - 9:43
Gjykata e Tiranës, pas mëse tre orëve seancë me dyer të mbyllura, vendosi masën e sigurimit personal arrest me burg për ish-kordinatorin e grevës së urisë, Asllan Patrioti, nën akuzë për ushtrim te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.

Gjate mases se sigurise, prokurorja e çeshtjes Daniela Sula deklaroi si prova kunder Patriotit, mesazhet telefonike te nisura ne adrese te shtetasit italian Masimiliano Nikolini, i cili dyshohet te jete kercenuar e shantazhuar nga i akuzuari per shumen e 700 eurove, si shperblim per makinen e gjetur nga policia te shtetasit italian, qe ne kete rast eshte edhe kallzuesi.

Po ashtu, prokurorja referoi ne gjykate edhe disa transkripte nga pergjimi ambiental, faktin e shumes prej 700 euro ne xhepin e te akuzuarit, numrat e serisë se te cilave ishin regjistruar nga organi i hetimit perpara se te dorezoheshin.

I akuzuari permend ne bisedat e tij me italianin Nikolini, se shuma e parave i duhej per t'ja dorezuar nje shefi policie, i cili sipas tij kishte kontribuar ne gjetjen e automjetit te humbur qe ne muajin qershor. Por ky fakt sipas Prokurorise nuk ka ndodhur, pasi i dyshuari nuk ja ka dorezuar parate zyrtarit qe permend gjate pergjimit ambiental.

"Nuk u mor asnjë provë dhe për cdo gjë u besua deklarata e shtetasit italian. Edhe ajo ishte e tillë që nuk i duhej besuar, sepse këta të dy kanë patur edhe një marrëdhënie bisedimesh mes tyre", thotë avokati mbrojtjës Irfan Aliu.

Më herët bashkeshortja e Asllan Pateriotit beri apel per lirimin e te shoqit.

Avokati i ish te perndjekurit Irfan Aliu deklaroi per mediat se do ta apeloje kete vendim, ndersa koordinatori i greves se urise Skender Tufa theksoi se ky eshte nje gjyq politik.


Mbetet në burg Asllan Patrioti  Asllan11
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi