Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

FSK do të parakalojë në Tiranë  Empty FSK do të parakalojë në Tiranë

Mon 22 Oct 2012 - 15:24


Në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, për herë të parë do të
shihet në parakalim përkrah Forcave të Armatosura të Republikës së
Shqipërisë edhe një forcë tjetër.


Prej më shumë se një muaji 65
pjestarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë grumbulluar në Istog,
në kazermën që mban emrin "Ushtarët e NATO-s".

Çdo ditë, ata
janë duke bërë përgatitjet për marshimin që do ta bëjnë për herë të
parë, dhe atë për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.


"Pjestarët që sapo kanë filluar të trajnohen në dy pjesë. Në pjesën
fizike e cila do të ndihmojë shumë në qëndrueshmërinë e tyre gjatë
trajnimit këtu dhe gjatë marshimit atje. Dhe, në perfeksionimin e
lëvizjeve të drillit, lëvizjeve të rregulloreve rreshtore që ata të jenë
sa më koherent me njëri-tjetrin dhe të kenë një kohezion të mirë gjatë
marshimit".

Stërvitjet e këtij kuadrati të formuar enkas për 28 Nëntorin, do të vazhdojnë deri pak ditë para kësaj date.

"Duke e parë rëndësinë e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe
duke e parë që është një privilegj shumë i madh për FSK-në të marrë
pjesë me një kuadrat si forcë mbrojtëse dhe si ushtri në Republikën e
Shqipërisë atëherë e kemi paraparë që të bëhet një trajnim pak më i
gjatë, një trajnim rezident, 24 orë, dhe të del sa më mirë fundi".

Për pjestarët e FSK-së, të kuadratit për 100 vjetorin e Pavarësisë së
Shqipërisë, të marrësh pjesë në marshimin për 100 vjetorin e shtetit
shqiptar është krenari.

"Është një ndjesi shumë e mirë,
është privilegj dhe nder të marrësh pjesë për 100 vjetorin e Pavarësisë
së Shqipërisë. Ne po mundohemi të japim maksimumin në stërvitje dhe
shpresoj që do të paraqitemi shumë mirë".

"Për neve është një krenari shumë e madhe, mund të them krenaria më e madhe që unë kam përjetuar...".

Në maj të këtij viti, ministri i mbrojtjes së Shqipërisë i pati bërë
ftesë publike Forcës së Sigurisë së Kosovës për të marrë pjesë në
paradën e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, për
çfarë miratimi kishte ardhur menjëherë.

/top-channel/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi