Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi 1912: Thirrje e atdhetarëve

Mon 22 Oct 2012 - 15:36
1912: Thirrje e atdhetarëve Vgthirrjeeatdhetareveko




Vëllazën të dashtun,
Krejt Shqypëtaret q’i dhâm shpirti për Atdhe e Kombësi e qi përpiqen për
fitimin e të drejtave kombjare, jemi sigur se dot interesohen me
randësi për kryengritjen e soçme tuj shpresue qi të marrinë fund mbas
dishirit e qëllimit të Shqypëtarëve të vërtet. Kryengritja në Kosov, si
po shifni vëllazën, sod bâni nji hapë të madh e krejt këjo vise e madhe
e Shqypënisë âsht në dor të kryengritësve.

Qeverija tuj pa bashkimin e vullnetin e fort të Shqypëtarëve, ka dërgue
nji komisjon nga Stambolli në Prishtin me anën e të cilit don me lidh e
nji pê të kalbun marëveshje me kryengritësitë, tuej i rrejtun disa
shqypëtarë me të shpërdamit të parlamentit e disa laika të tjera.

Mir po nji shumic e madhe nga kryengritësit e prîsat e tyne – ata qi
janë shqypëtarë të vërtet – kërkojn’ e dishërojnë që të bâhet nji
mbledhje nga shqypëtarët e katër vilajeteve të Shqypënisë, atë të drejta
e privilegje të kërkohen nga qeverija.

Ju lutemi pra, vëllazën të dashtun, në kjoft qi vendohet nga
kryengritësit këjo mbledhje, kuër të grishen nga qyteti a viset tuaja
delegatët, të përpiqeni me mish e me shpirt qi të dërgoni njerz e
atdhetarë me randësi qi t’i nepet fund çastjes s’onë mbas dishirit të
shqypëtarëve të vërtet.

Ju përqafim atdhetaritsht:

ATDHETARËT E VËRTETË TË KOSOVËS.

Kosov, 17 Korrik 1912


Dokument...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi