Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 Flokë lufte - modeli arbëror Empty Flokë lufte - modeli arbëror

Mon 22 Oct 2012 - 15:48
Citim:




Arbrit qetheshin nga përpara, d.m.th. rruanin pjesën e përparme të
kokës së tyre bashkë me basetat, ndërsa nga prapa i linin të gjata e të
paprekura. Nëse vini re shumicën e portreteve të heronjve të `21, do të
siguroheni për këtë "qethje" të panjohur. Dhe plaku Kolokotron si arbër
autentik që ishte e rruante pjesën e përparme të kokës së tij bashkë me
basetat dhe i lëshonte të gjata nga pas. Të gjithë ato portrete që nuk e
tregojnë këtë hollësi janë të pikturuara nga fantazia e piktorëve, janë
krijime. Të gjithë heronjtë e `21 edhe të atyre që nuk ishin arbër si
p.sh. Ipsilanti apo të atyre që kishin kohë që jetonin jashtë shtetit,
ishin të qethur nga përpara dhe këtë gjë le ta kenë parasysh piktorët e
rinj dhe skenaristët, nëse duan t'i paraqesin drejt heronjtë e `21. Ajo
nuk ishte një modë e thjeshtë, por një mbetje e lashtë, e cila ruhej me
konservatorizëm nga arbrit deri asokohe.

Dikur Ali Pasha lëshoi urdhërin që trimat e tij të mos ta qethin më
pjesën e përparme të kokës si dhe basetat dhe kështu shpërtheu një
rebelim dhe kryengritje me rezultat që Aliu ta tërheqë urdhrin. Ky zakon
arbëror i ka mjaft të lashta rrënjët e tij dhe është e rëndësishme që
ta përmendim këtu, si një dokument më tepër. Plutarku ua vë këtë zakon
avadëve apo amantëve të Eubesë. Ne e analizuam në kapitullin me lidhjet e
ilirëve dhe arbërve me Eubenë, se traditat përmendin që ilirët e banuan
Eubenë apo eubejt Avadinë ose Amantinë ilire, në të cilën ekzistonte
një popull avad apo amant.

Thotë pra Plutarku se ky zakon u formua për shkaqe krejtësisht
ushtarake, d.m.th. që të mos kapen prej balukeve nga kundërshtaret gjatë
betejave trup me trup. Këtë gjë e bëri dhe ua urdhëroi dhe Aleksandri i
Madh ushtarëve të tij. Pra që të rruhen ashtu si dhe ai vetë.

Të njëjtën gjë përmend dhe Straboni për kuritët: "Fisi i eubejve dhe
prijësi i tyre luftarak... duke qenë se luftëtarët i zinin nga flokët e
përparme gjatë luftimit, ata i qethnin" ("Γεωγραφικά", vëll.I f.465).

Dhe spartanët që ngjajnë më tepër nga të gjithë fiset e tjera helene me
shqiptarët, në të njëjtën mënyrë e qethnin pjesën e përparme të kokës së
tyre bashkë me basetat duke lënë flokë të gjata nga pas si krifë kali.
Nuk do ta dallojmë askund tjetër këtë lloj qethjeje as tek joshqiptarët
dhe as tek bizantinët. E shohim tek arbrit dhe tek helenët e lashtë,
spartanët, eubejt, etj.

Le të na e shpjegojnë Falmerajeri dhe Nikokliu bashkë me të gjithë
historianët grekë ashtu si dhe historianët e sotëm shqiptarë, këtë
koinçidencë, nëse është e tillë. Nëse ata erdhën nga Kaukazi dhe madje
në shekullin e II-të apo të X-të të e.s. dhe kanë kaq ngjashmëri me
helenizmin e lashtë, ndërsa të ashtuquajturit "helenë" të Bizantit nuk
ruajtën veçse gjuhën ashtu si dhe kanadezët apo eskimezët anglishten,
atëherë le të rikontrollojnë përfundimet e tyre.

A. Kolia - Arbrit dhe prejardhja e grekëve
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi