Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Lamtumirë Ramazan Turdiu Empty Lamtumirë Ramazan Turdiu

Wed 24 Oct 2012 - 14:17
Qindra bashkëatdhetarë të diasporës shqiptare në SHBA, më 19 tetor 2012 përcollën për në banesën e fundit, në New Jersey (Nju Xhersi), intelektualin dhe nacionalistin e shquar, Ramazan Turdiu. Ai u nda nga jeta të mërkurën e 17 tetorit në moshën 87-vjeçare.
Ramazani lindi më 5.11.1925, në një nga familjet e hershme tiranase, e njohur për vlerat e saj atdhetare dhe intelektuale.
Më 1944 ishte maturant në gjimnazin e Tiranës, ku vëllai i tij Prof.Dr.Qazim Turdiu ishte drejtor. Është i njohur aktiviteti i tij me Ballin Kombëtar, veçanërisht kontributi me armë në dorë në Batalionin "Besnik Çano" kundër shovinistëve serbë në Kosovën martire.
Më 29 Nëntor 1944, iku nga Shkodra për në Itali, në të njëjtën varkë me Mit'hat Frashërin, Ali Këlcyrën, Halim Begenë, Halil Ballën, Said Demnerin, etj.
Në Itali, pasi përfundoi studimet e larta dhe u diplomua për "doktor në farmaci", u martua me Margarita Garibaldin. Më vonë emigroi në SHBA, ku studioi "farmaci" në Columbia University dhe punoi për pesë dekada në kërkime farmaceutike për CIBA dhe "Warner Lambert".
Është i njohur aktiviteti i tij politik si nacionalist dhe antikomunist në diasporën shqiptarë të SHBA. Si ish-anëtar i KQ të Ballit Kombëtar, qëndroi për vite të tëra shumë pranë udhëheqjes historike, si bashkëpunëtor i ngushtë me Mit'hat Frashërin (sa qe gjallë) dhe Vasil Andonin, deri në çastet e fundit të jetës. Gjatë gjithë aktivitetit të tij, demonstroi trimërinë, guximin, mençurinë dhe vendosmërinë në idealet e rrugën e vet.
Ndonëse prej kohësh larg vendlindjes, Ramazan Turdiu nuk hoqi dorë kurrë nga kontributi i tij për Shqipërinë, kontribut ky i orientuar drejt vlerave euroatlantike në dobi të integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Ramazani shkruante dhe fliste shumë bukur. Fjalët e tij te "Zëri i Amerikës" u jepnin zemër dhe shpresë shqiptarëve, në ditët më të eërrëta. Bashkëatdhetarët ruajnë në memorien e tyre të folurën e Ramazanit me dialektin e lehtë, të shkolluar, të Tiranës, ndërkohë që nderojnë përpjekjet, pasionin, disfatat dhe sukseset e këtij intelektuali të shquar, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes sonë kombëtare, çlirimit nga diktatura e egër komuniste dhe ndërtimin e konsolidimit të sistemit demokratik në Shqipëri. Ky kontribut spikat veçanërisht gjatë viteve të errëta të enverizmit, në kontaktet e vazhdueshme me familjarët e të afërmit, duke iu dhënë që nga Amerika mbështetje morale e financiare.
Ja, ky është Ramazan Turdiu, atdhetari nacionalist me dy diplomime, që socialkomunistët e djeshëm dhe të sotëm e cilësuan "armik, tradhëtar, kriminel!", ndërsa familja dhe të afërmit u persekutuan pambarimisht nga ai sistem monstër.
Ramazan Turdiu u përcoll për në banesën e fundit, me të gjitha nderimet plotësisht të merituara; me homazhe, muzikë funebër e vizita familjare nga shokë, miq e personalitete të njohura. Ata ia plotësuan amanetin, duke e përcjellë në arkivolin të mbështjellë me flamurin tonë kombëtar, me ritualet e zakonet e njohura tiranase e shqiptare.
Edhe në Tiranë, vëllai Ismaili, nipat, mbesat, miqtë e shokët, për të cilët dhimbja qe e madhe u organizuan homazhe në nderim të këtij intelektuali të shquar, që për 50 vjet ishte larg prindërve, nënës e babës, që nuk i pa kurrë. Në orën e varrimit në Nju Xhersi ata shkuan në varrezat e Tufinës, ku prehen të afërmit e tyre dhe me lotë në sy vendosën lule në varret e babës e nënës së tij. Më pas, qëndruan në një lokal për disa kohë, mes kujtimeve e lutjeve: Qofsh i xhenetit o Ramazani jonë!". Ndërsa, sot (23 tetor 2012, ora 16.00-19.00 familja Turdiu organizon homazhet e lamtumirës në Bar "Petrela" (pranë klinikës të Prof. Dr. Petrela). Ata krenohen me këtë pinjoll të denjë të familjes së tyre, që nderoi dhe çoi lart emrin e nderuar të turdinjve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi