Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shpella ne greqi ku banonte cifti Empty Shpella ne greqi ku banonte cifti

Wed 24 Oct 2012 - 14:22
Shpella ne greqi ku banonte cifti 389480_521339777877448_366695986_n

Mediat greke kanë botuar një lajm që po shokon mbarë opinionin në Greqi. Duket e pabesueshme, por historia e është e vërtetë dhe po ndodh aktualisht në Iraklio të Kretës, në Greqi. Një çift emigrantësh bullgarë, banojnë në një shpellë, buzë rrugës në bregdetin e Iraklios, ku kanë ndërtuar një “shtëpi” të vogël.

Ata janë duke u përpjekur në këtë mënyrë për t’i mbijetuar krizës së vështirë. Çifti erdhi në Iraklio nga Bullgaria, duke lënë shtëpinë e tyre, për të bërë para në ishull, gjatë sezonit turistik. Burrë e grua vendosën të jetojnë në shpellë, pasi situata nuk iu lejonte të merrnin shtëpi me qira.

Të vetmet gjëra që kishin në shpellë, ishin një krevat i thyer ku flinin dhe një tigan, që e përdornin për të gatuar ndërsa në vend të dyerve përdornin kartonë.

Ata punojnë vetëm pak ditë në muaj në bujqësi, me një pagë shumë e ulët. Historia e dy emigrantëve 58 dhe 45 vjeç, preku zemrat e shumë personave që e mësuan. Kalimtarët nuk iu kanë besuar syve, kur u përballën me këtë imazh dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve sociale të shtetit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi